Vargu i katėrt
Poeti thotė:
Pas kėsaj nuk e di kush jam unė Pas kėsaj unė jam i tretur, jam i tretur.
Ėshtė ky varg nė kontradiktė me ēka shpjeguam, se njohėsi, qė ndoqi shkallėn e pėrsosjes, forcon dritėn e tij e pėr pasojė ai forcon dijen e tij, qė ėshtė thelbi i sė vėrtetės sė tij? Si thotė poeti, se pas kėsaj unė nuk kam mė njohje dhe as do tė mund tė njoh mė veten. Por, si mundet ai qė nuk njeh dot veten tė njohė tė tjerėt dhe tė njohė tė fshehtat hyjnore?! Mos do tė thotė se dija, qė shpjeguam nė vargjet e mėparshme, dhe injoranca, tė dyja sė bashku, janė e njėjta gjė te poeti ynė? Si mundet qė njohėsi tė mbėrrijė tek e vėrteta dhe tė mohojė qenien e tij? Apo poeti ka qėllim tjetėr?
Poeti dėshiron tė kumtojė qė, njohėsi nga shtimi i dijeve pėr tė vėrtetėn, arrin nė pėrfundimin se njeriu, pėrballė Pėrsosmėrisė Absolute, nuk ėshtė asgjė dhe ai qė njeh sekretet hyjnore e sheh veten shumė tė vogėl kundrejt kėsaj Madhėshtie Hyjnore. Por aty ka edhe njė kuptim mė tė qartė se ky, qė do ta shpjegojmė mė poshtė.
Nė fazėn e fundit tė pėrsosjes njohėsi nuk sheh tjetėr veēse Pėrsosmėrinė Absolute, deri sa arrin nė fazėn ku nuk e sheh mė vetveten.
Njohėsi, siē e kupton poeti, ashtu si dashuronjėsi real (dhe jo ai i figurshmi), kur i drejtohet sė dashurės sė tij, e humbet vetveten e nuk sheh tjetėr veēse tė dashurėn. Ndėrsa dashuronjėsi qė sheh vetveten, nuk mund tė shohė bukurinė e tė dashurės sė tij. Mevlana Rumiu na sjell njė shembull tė shkėlqyer pėr tė kuptuar kėtė, kur thotė se mbreti dėgjoi shumė pėr Mexhnunin qė dashuroi Lejlanė, por ai e shihte qė Lejlaja nuk ishte aq e bukur dhe ēuditej pse Mexhnuni nuk donte njė tjetėr qė ishte mė e bukur se e dashura e tij. Mbreti mblodhi vajzat mė tė bukura tė pallatit dhe e vendosi Lejlanė midis tyre, me qėllim qė Mexhnuni tė mahnitej nga bukuria e tyre dhe tė harronte tė dashurėn e tij. Mbreti i kėrkoi Mexhnunit qė tė vėshtrojė nga oborri i Pallatit dhe e pyeti se ēfarė shihte. Mexhnuni iu pėrgjigj se nuk shihte gjė tjetėr veē Lejlasė. Pas kėsaj mbreti mėsoi kuptimin e dashurisė sė vėrtetė.
Shkrirja ose tretja, nė filozofinė pozitiviste, ėshtė baras me zhdukje, prandaj filozofi pozitivist nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė lidhjen midis vargut tė tretė e tė katėrt. Ai sheh aty njė lloj kontradikte. Por njohėsi nuk sheh kontradiktė midis kėtyre dy vargjeve. Tretja, sipas njohėsit, ėshtė faza e zbulimit tė faktit pėr tė vėrtetėn, nė kuptimin qė ashiku (dashuronjėsi) ėshtė zhytur nė bukurinė e tė dashuruarit dhe nuk sheh vetveten. Mosshikimi i vetvetes, tek ai, nuk ėshtė baraz me vetinjorimin e saj. Por, nga njohja e madhe, qė i ėshtė krijuar brenda vetvetes pėr tė vėrtetėn bindet se ai nuk ėshtė asgjė. Kjo ėshtė filozofia e unitetit tė ekzistencės tek njohėsit.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|