Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-05, 15:18   #35
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ne ate kohe kur luante gishti....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga modestja
...Ne kohet paksa me te hershme ne mesin e shqiptareve ishte me se e rendesishme ceshtja e besatimit,hakmarja me gjak e keshtu me radhe,kam fjalen se kur ne ate kohe leshohej nje nuse a tradhetohej me nje fjale,ate veper "shume te pandershme"nuk e lante kush pos levizja e gishtit,pushka ne lule te ballit....Sot pa pike problemi lihen e mirren,martohen shkurorizohen e te ngjajshme, sikur femra te kushtonte 5 denare,dhe me e keqja familjaret ne te shumten e rasteve mbeten pa koment dhe cdo bejne pos qe te heshtin,sepse cti bej nuk e don djali ka gjete nje tjeter,shtrohet pyetja:A thua pasivizimi i gishtit ben qe keto gjera te ndodhin me te madhe?Apo ne mungese te dashurise dhe duke mos patur shanse qe vajza te zgjidhte dhe te kundershtonte(me perjashtime kuptohet) ne ate kohe pajtohej me fatin,ndersa sot jane te lire ciftat dhe si te duan veprojne??Nuk e dua dhe pik.Apo si do ta definonit ju te nderuar antare,cfare mendoni ne lidhje me kete aktualitet??
Martesa si institucion social mjaft i pehapur , ne kultura te ndryshme , ashtu si per elemente te ndryshme te jetes sociale , edhe per familjen e martesen ka nje shumellojshmeri modelesh .
Ndryshimet jane te medha lidhur me aspekte te tilla si cfare konsiderohet familje , lidhjet e saj me njerez te tjere te aferm , me ke i lejohet nje njeriu martesa , si behet zgjedhja e bashkeshortit , lidhjet midis marteses e seksualitetit .

Krahasimi i jetes familjare dhe i mardhenieve martesore te sotme me ato te periudhave te hershme tregon se instucioni familjar dhe martesa ka ndryshuar ne menyre te dukshme gjate shekujve .
Para industrializmit pjesa me e madhe e familjeve ishin edhe njesi prodhimi qe mereshin me punimin e tokes , ose me pune te ndryshme te zejeve .

Perzgjedhja e partnereve per martese zakonisht nuk percaktohej nga dashuria , por nga interesat sociale dhe ekonomike qe nderthureshin. (Ne martesat mesjetare shqiptare siq dime dhandri ose familja qe merte nusen ka dhane lira per ta marre nusen “robin” ). Pra ne koherat mesjetare familja dhe komuniteti lokal ishin epiqendra te prodhimit te mirave dhe kryerjes se sherbimeve .

Gjate tranzicionit dhe evoluimit te shoqerise nga periudha mesjetare ne ate te industrializmit idet , ndryshimet ne raportet martesore dhe dashurise dhe lidhja me seksualitetin u nderthuren me idealet e dashurise romantike …. Me q’rast ne te njejten kohe martesa e humbi bazen ekonomike .

Ne familje dolen ne plan te pare ideale te reja te dashurise familjare , por keto akoma e vinin theksin me teper tek detyrat sesa lidhja romantike .
Per me teper , me ndarjen e shtepise nga vend ii punes mardheniet (personale) e familjes u dalluan qarte nga mardheniet ne sferen e punes ... Filloj te del ne pah individualizmi duke formuar bazen e marteses dhe duke i ndryshuar lidhjet burre – grua .

Me fillimin e shekullit XX ne pergjithesi u pranua qe familja eshte nje bote private realizmi – ku intimiteti emocional ose seksual midis burrit dhe gruas i jepte rendesi parimore …

Sa i perket fenomenit te divorcit , faktoret dhe rrethanat qe ndikojn ne rritjen e keti fenomeni shoqerore dhe pse divorci po perhapet gjithnje e me teper ? Me mire eshte qe te perqendrohemi ne faktoret aktuale qe reflektojn ne paraqitjen e keti fenomeni , se sa ne perqendrimin e te kaluares historike te zhvillimite te shoqerise , ngase supozojm dhe pajtohemi me parimin qe shoqeria dhe njerzimi kane evoluar gjate histories :idea: :arrow:
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė