E Merkure, 21 Shtator 2005
MICIGAN, SHQIPTARET NE PERKUJTIM FETAR
Shqiptaret e shtetit Micigan festuan 60-vjetorin e qendres islamike ne Detroit, si dhe 90-vjetorin e krjimit te shoqates se pare myslimane shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, ne Bedford te shtetit Maine. Ne kete feste, shqiptaret kishin ardhur nga shtetet me te largeta te Amerikes dhe nga Kanadaja fqinje. Micigani eshte shteti i dyte amerikan, pas Nju Jorkut, per nga numri i popullates shqiptare. Ne festimet e kesaj nate, nuk ishte pare prej vitesh nje grumbullim kaq e madh shqiptaresh ne kete shtet. Pjesemarrja ishte gjithashtu e larmishme. Pervjetore te tille ne dukje me karakter fetar, shqiptaret jane mesuar t'i festojne se bashku pa dallim feje. Madje ndonjehere, pjesemarrja e besimtareve te nje feje tjeter eshte me e madhe sesa numri i besimtareve te mbledhur per festen e tyre. Te paret u kane mesuar se feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe nga pervoja e dine se feja dhe kombesia jane te lidhura ngushte dhe ai qe nuk do njeren nuk respekton as tjetren.
Dom Ndue Gjergji, i kishes Zoja pajtore shqiptare ne Detroit thote se pervjetore te tille vec vlerave te posacme perbejne edhe mesim per shqiptaret e sotem ne mergim se puna e mire ne dobi te kombit e fese kurre nuk harrohet.
Shume te rinj besimtare
Ndersa imam Abdulvehab Hoxha i bashkesise myslimane te shqiptareve ne Toronto te Kanadase mburret me rinine e bashkesise se tij. Imam Hoxha thote se "ne se ata ecin ne gjurmet tona, kjo varet plotesisht nga ne". Veprimtari i komuniteteit te Miciganit, Mergim Korca thote se bashkesia myslimane e ketij shteti eshte me fat qe ka nje figure te shquar intelektuale e fetare ne krye te saj; Imam Vehbi Ismailin. Imam Vehbi Ismaili, sot rreth te 90-ve nuk ishte i pranishem per arsye te moshes e te shendetit. Madje ka disa vite qe detyrat e tij ne qendren islamike ne Harper Eoods prane Detroitit shpesh i kryen imami ne detyre Shuajb Gerguri. "Kjo ndodhi vetem me kembenguljen e mjekut dhe te keshillit te xhamise, pasi Imam Vehbiu veshtire se mungon nje dite ne xhami", thote Imam Gerguri.
Ne pervjetorin e djeshem ishin ftuar edhe udheheqesit e larte te Shqiperise, president Moisiu e kryeministri Berisha, por per arsye te orarit te ngjeshur te veprimtarive te tyre ne Nju Jork, ata nuk morren pjese. Nga Shqiperia megjithate kishte ardhur i ftuar aktori i njohur Reshat Arbana.
Huazuar nga Koha Jone
|