Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
FAKTET DHE E VĖRTETA PĖR PROJEKTLIGJIN PĖR GJUHĖN STANDARDE
Hans-Joachim Lanksch
Pasi qė ėshtė marrė me pėrkushtim tė rrallė dhe sukses tė madh me problemin shoqėror tė vetėvrasjeve masovike, pasi qė e zgjodhi me urtėsi largpamėse dhe pėrsosmėri tė rrallė punėn e zgjedhjeve demokratike dhe pasi qė e luftoi me vendosmėri tė ēeliktė korrupsionin dhe krimin e rėndė e tė organizuar, qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, mė nė fund, ka kohė tė merret me po atė vendosmėri me njė problem tjetėr tepėr tė rėndėsishėm e tė ngutshėm me ēėshtjen e gjuhės. Ėshtė fjala, pak a shumė, pėr instalimin pėrfundimtar tė gjuhės standarde shqipe. Pikėpamjet pro dhe kundėr gjuhės standarde, pro dhe kundėr varieteteve tė tjera tė shqipes janė thėnė dhe shkruar mjaft. Nuk duhet t'i pėrsėrisim kėto pikėpamje edhe njė herė. Duhet t'u pėrmbahemi fakteve dhe ta themi tė vėrtetėn.
mt.: Faktet
Ėshtė fakt se shqipja e sotme standarde ėshtė njė arritje e shenjtė e pėrpjekjeve shumėshekullore kombėtare pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt shqipe, pėrpjekje kėto qė rezultonin nė kushtrimin "NJĖ KOMB NJĖ GJUHĖ NJĖ ..."
Ėshtė fakt se Komisia Letrare e Shkodrės dhe Kongreset Arsimore arritėn njė konsensus kombėtar pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt tė trojeve shqipfolėse mbi bazėn e elbasanishtes dhe mbi themelin e arsyes sė shėndoshė, por pa kritere tė shėndosha shkencore, kurse Kongresi i Drejtshkrimit mė 1972 punoi shkencėrisht. Kuptohet se zbatimi i parimeve shkencore, qofshin ata edhe nga kuzhina e shkencės staliniste, ka pėrparėsi pėrpara arsyes sė shėndoshė.
Ėshtė fakt se tė mirat e kulturės shpirtėrore gjuhė, letėrsi etj. duhet tė rregullohen me anė tė ligjit. Ato janė dhe duhet tė jenė objekt i legjislacionit. Gjuha duhet tė rregullohet nga dora e shtetit, pėrndryshe ata qė punojnė me tė shkrimtarėt, gazetarėt, mėsonjėsit etj. do tė bėjnė me tė qysh e duan ata, sipas qejfit dhe vullnetit tė tyre. Liria e tė shkruarit duhet tė reglementohet, pėrndryshe liria e tė shkruarit do tė shpėrthejė nė kreativitet ruajna Zot!
Ėshtė fakt se projektligji pėr gjuhėn standarde shqipe na duhet si kurrė mė pėrpara, meqėnėse Shqipėria zyrtare shpreson tė jetė nė prag tė pranimit nė BE. Qysh mund tė hyjė nė rrethin e shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian nėqoftė se akoma s'e ka rregulluar me forcė ligjore punėn e gjuhės sė saj letrare?
Ėshtė fakt se ėshtė mė se i drejtė pėrpjesėtimi i zonave dialektore nė gjuhėn standarde e cila thuhet se pėrbėhet nga afro 80 pėrqind tė elementeve toske dhe afro 20 pėrqind tė elementeve gege, meqėnėse dihet se gjithė Shqipėria jugore flet idiomėn toske! Gegėrishten e flasin vetėm e vetėm Shqipėria e Mesme, Shqipėria Qendrore, Shqipėria Veriore, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia Jugore.
Ėshtė fakt se janė absolutisht qesharake gjėmėt e disa tė prapambeturve qė po derdhin lot pėr gjoja goditjen vdekjeprurėse gegėrishtes. Se sa qesharake janė tė qarėt e tyre shihet qartė sapo e marrim parasysh njė fakt tė thjeshtė: gjatė erės sė shokut Enver nė Shqipėri, kur nuk kishte as ligj dhe as dekret qė do ta kishte ndaluar pėrdorimin e gegėrishtes, tė gjithė poetėt, prozatorėt, gazetarėt etj. shkruanin vetėm nė idiomėn zyrtare. Ama tash, sapo pushteti ekzekutiv na parashtron njė ligj pėr rregullimin dhe monopolizimin e standartishtes, ata ēirren dhe vajtojnė se gjoja u varroset gjuha dhe kultura gege, ku belbėzojnė diēka tė pakuptueshme e tė pakuptimtė pėr "zhvillimin e natyrshėm".
Biles, kėto ditė lexuam edhe njė vajtim pėr Fjalorin e standartishtes, gjoja nuk mjaftueka thesari leksemor prej 35 000 fjalėsh. Gjė qė ėshtė e vėrteta, gjuhė tė tjera kanė fjalore me mė shumė fjalė, pėr shembull fjalori i gjuhės letrare tė popullit tė vogėl slloven, fjalor mė 5 vėllime, pėrfshin gjithsejt 97 000 fjalė ama, drejt tė themi: fjalori i atyre qė i kemi mostėr tė mirėsjelljes dhe qė na thone neve ēka dhe si duhet tė mendojmė e votojmė, fjalori i politikanėve tanė nuk e tejkalon sasinė prej 2000 fjalėsh ku vetėm afro 1500 janė nga Fjalori i ASHSH dhe IGJL, ku 500 fjalė tė tjera nuk janė veēse fjalė tė huaja dhe sharje.
mt.: E vėrteta
Duhet thėnė e vėrteta mbi projektligjin pėr gjuhėn standarde, ligj ky qė ėshtė mė i domosdoshėm se kurrė, ėshtė shumė i mirėpritur nga populli dhe ėshtė shumė me vėnd por qė ėshtė edhe i pamjaftueshėm. Ligji na thotė se gjuha zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė shqipja dhe se shqipja ėshtė ajo standarde, njėsuarishta e 1972-shit. Por ama ku thuhet veē edhe njė fjalė pėr kontrollimin e zbatimit tė ligjit, ku thuhet veē edhe njė fjalė pėr punėn e survejimit e lėre pėr ndėshkimet pėr ata qė e shkelin ligjin? Nėse nuk rregullohen edhe kėto pikėpamje, nė Shqipėri dhe gjetiu nė trevat shqipfolėse mund tė krijohet gjėndja e cila u krijua p.sh. nė Gjermani. Atje, tash ca vjet, parlamenti miratoi njė ligj pėr drejtshkrimin e ri, ligj ky qė nuk pėrfshinte as masat survejonjėse dhe as masat ndėshkimore. Rezultati nė Gjermani ėshtė qė pothuajse tė gjithė shkrimtarėt seriozė e injorojnė plotėsisht si ligjin ashtu dhe drejtshkrimin e ri. Gazetat krijuan secila drejtshkrimin e saj. Ligji i qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė duhet zgjėruar dukshėm nėqoftėse duam ta parandalojmė anarkinė gjuhėsore nė Shqipėri. Pėr kėtė propozojmė qė qeveria t'i instalojė me forcė ligjore institucionet e domosdoshme pėr kontrollimin dhe survejimin vigjilent tė dispozitave tė Ligjit. Pranė prefekturave tė rretheve le tė krijohen Hetuesi Gjuhėsore. Hetuesitė Gjuhėsore le tė krijojnė reparte tė forta tė policisė gjuhėsore. Policia gjuhėsore do tė ketė pėr detyrė t'i kontrollojė gazetat dhe shkollat. Nė ēdo dhomė tė ēdo shkolle duhet tė rrijė nga njė polic vigjilent gjuhėsor i cili do tė shėnojė dhe do tė lajmėrojė nė Hetuesi Gjuhėsore ēdo paskajore, ēdo hundore dhe ēdo devijim tjetėr nga gjuha standarde. Pėr arsye qė shkrimtarėt janė njė racė e ndėrlikuar, pėr ata nuk mjafton krijimi i policisė gjuhėsore, por pėr ata duhet formuar Shėrbimi Informativ Gjuhėsor Shqiptar. SHIGJSH-i jo vetėm se duhet tė pėrcjellė me vigjilencė ēdo poezi dhe ēdo prozė qė botohet a lexohet publikisht, por ta pėrgjojė me aparatet pėrkatėse ēdo lexim privat tė lekturės letrare. Qė tė jetė nė nivel tė duhur teknologjik evropian, SHIGJSH-i duhet tė pajiset me dialektodetektorėt elektronikė me anė tė tė cilėve mund tė zbulohet ēdo devijim dialektor nga standardi gjuhėsor nė ēdo tekst tė botuar.
Mirėpo, as kėto masa minimale nuk do tė mjaftojnė dot nėse nuk shoqėrohen nga masat ndėshkimore. Prandaj propozojmė qė tė vendoset njė tarifė e gjobitjes pėr devijimet nga standardi i gjuhės sė standardizuar. Ēdo hundore ("zā", "pź" etj.) le tė dėnohet me 100 lekė, ēdo paskajore ("me jetue" etj.) le tė dėnohet me 200 lekė, ēdo leksem geg ("ēerdhe", "qerpik" etj.) le tė dėnohet me 300 lekė, ēdo krim morfologjik geg a tosk ("shkote" a "shkovi") le tė dėnohet me 250 lekė e kėshtu me rėnd. Shkeljet e ligjit do tė grumbullohen dhe sapo tejkalojnė shumėn prej 5000 lekėsh, duhet tė shndėrrohen nė dėnim me heqje lirie. Gjobitjet dhe dėnimet me heqje lirie do t'i shpallė Gjyqi Gjuhėsor.
Kuptohet se Ligji duhet zbatuar me urtėsi. Do bėrė pėrjashtime tė kushtėzuara. Nuk bėn, p.sh., tė ndėshkohen spikeret dhe spikerėt e radios dhe televizionit pėr "ė"-nė toske ("vėndi" nė vėnd tė "vendi" etj.), sepse askush nuk ka dėshirė tė mbetė pa radio dhe pa televizion.
Siē shihet, legjislativa ka edhe shumėēka tė bėjė.
|