Ja edhe nje shkrim tjeter i bartur nga Forumi Shqiptar
Kthimi i eshtrave te Ahmet Zogut ne Shqiperi....hmmm...Ne rradhe te pare nuk i takon askujt prej nesh ketu ne forum te shprehim deshiren nese duhet te lejojme ( te na vije keq apo mire) dhe a duhet te vijne eshtrat e tij ne Shqiperi. Madje as Partise se Legalitetit sinqerisht mendoj se nuk i takon te hape nje ceshtje te tille. I TAKON FAMILJES SE AHMET ZOGUT! Dhe askujt tjeter...Perderisa vete i biri Leka Zogu nuk ka shprehur nje gje te tille, ne te tjeret bejme gam gam kot...Nese Partia e Legalitetit e konsideron veten zedhenese te familjes se Leka Zogut, tjeter pune.....Por nese nuk eshte zedhenese e familjes, nuk ka perse te hidhet kot perpjete.
Zogu ka qene nje figure historike ne nje periudhe te rendesishme per konsolidimin e shtetit te ri shqiptar, plot 7-8 dekada me pare. Dhe si e tille duhet gjykuar pa pasione politike, pa paragjykime. Ti jepen meritat qe i takojne dhe te kritikohet per ato qe i takojne.
Vendimin per vendosjen e monarkise ne Shqiperi, ne 1928 nuk u be nga Zogu. U be nga parlamenti shqiptar. Dhe me duket se ky vendim eshte i marre unanim. Pra te pakten teorikisht ( fakt historik qe kalon pa u permendur) Zogu nuk u vetshpall mbret , por u "zgjodh" mbret. Arsyet per , si e qysh, mire eshte ti studiojme e ti permendim. Personalisht, megjithese te paret e familjes sime kane qene kundra monarkise ne parim, faktikisht periudha e 1928-1939 ishte me e stabilizuar politikisht dhe me me prosperitet ekonomik sesa kaosi e anarkia i viteve 1914-1925.
Zogu ishte me te vertete politikan. Qe per hir te stabilitetit kombetar dhe shteteror diti te bente dhe leshime dhe bashkepunime me miqte dhe me armiqte e tij politike. Per tu permendur eshte se shume prej armiqve te tij ( madje dhe atyre qe donin ta vrisnin) ai u ofroi poste publike e shteterore. Krahasuar me E.Hoxhen qe ish shoket e tij i kerkonte me qiri deri dhe ne France per ti vrare ( duke perdorur parate dhe Sigurimin e Shtetit, jo pasurine personale), Zogu e tregoi veten se ishte ne mos mbret, te pakten zotni burre qe bente kompromisa qofte dhe me kundershtaret.
Per largimin e tij pas 1939.....Zogu beri ate qe gjithe mbreterit bejne kur shteti i tyre pushtohet. U largua qe te mos kapej rob e te poshterohej jo vetem para popullit te tij, por para mbare botes. Dhe mbreteresha e Hollandes u largua ne 1940, dhe mbreti Leopold i Belgjikes ne 1940 dhe mbreti i Greqise ne 1941 dhe ai i Jugosllavise etj. Mbreti i Danimarkes u largua fillimisht dhe me pas hyri ilegalisht ne Danimarke ku dhe organizoi rezistencen. Kur kapet mbreti rob, ka mbaruar cdo gje. Si ne loje te shahut. Faktikisht as Anglia as Amerika, madje as Greqia qe na kishte hale ne sy, nuk e njohen qeverine e re shqiptare te vendosur nga italianet. Ata njihnin qeverine shqiptare ne emigrim. I vetmi perjashtim ishte Norvegjia. Mbreti u kap rob, u mbajt peng nga gjermanet, ndersa perfaqesuesi i partise mbreterore u be kryeminister dhe vazhdon akoma dhe sot te jete turp te thirret dikush me emrin e tij "Kuisling"!!!!!! Eshte fakt historik, jo spekullim.
Arka shteterore dhe thesari shteteror nuk mund te lihej ne duar te pushtuesve. Nuk u vodh pra, u mor per tu ruajtur. U depozitua ne Banken e Anglise ne emrin e shtetit shqiptar, jo ne llogari personale te Ahmet Zogut. Ky eshte nje tjeter fakt historik qe kalohet pa u permendur.
Perse Zogu nuk rezistoi kundra Italise?.....Eshte kollaj pas 50-60 vjetesh te gjykosh dike ne menyre kaq siperfaqesore, pa pare kushtet e viteve '30. Italia perpara Shqiperise kishte pushtuar Abisinine. Askush nga Fuqite e Medha nuk beri ze. Askush nuk guxoi ti dilte perpara Musolinit. Askush nuk foli per masakrat e tmerrshme qe bene italianet ne Afrike (gati 500 mije te vrare e masakruar). Askush nuk foli kur Hitleri pushtoi Austrine. Askush nuk foli kur ai e ktheu Cekosllovakine ne protektor dhe ekzekutoi me mijera ceke. Keto fakte qe askush nga ju nuk i ka parasysh , mbase kane qene ne koken e Zogut ne kohen e invazionit. Rezistenca e nje populli te vogel, pa ushtri te trajnuar mire, pa armatime kundra nje superfuqie te kohes si Italia ishte e kote. Faktikisht ne Shqiperi nuk ndodhi ajo qe u be me Greqine pas pushtimit te saj. Pervec 180 mije te vrare ne lufte si ushtare, Greqia pesoi dhe nje "krize" jo aq te rastesishme buke ne 1942 qe rezultoi ne vdekjen nga uria te 600 mije civileve(kryesisht vdiqen ne zonen italiane te pushtimit). Ne Shqiperi nuk patem fatin e tille.
Pas 50-60 vjeteve patjeter kemi lluksin qe te gjykojme nje veprim si tradheti, nderkohe qe per kushtet e kohes i njejti veprim mund te kete qene maturi ( pjekuri) politike dhe te kete shpetuar me mijera jete njerezish. Dhe aq me keq, kur pas Zogut ne 1939 u perpoqen te iknin me mijera shqiptare ( djem te rinj, ne shumicen e tyre komuniste e majtiste) sepse besonin se do te mund te organizonin rezistence nga jashte. Arsyeja se perse pushtimi i gjeti ne Shqiperi ,disa prej atyre qe sot akuzojne Zogun per tradheti,ishte sepse Greqia e mbylli kufirin me Shqiperine ne oret e para te 7 Prillit 1939. Te vetmit qe u lane te kalonin ishte familja mbreterore dhe qeveria shqiptare. Gjithe te tjeret qe e kalonin kufirin, ktheheshin nga horofillaket greke me te njejtin motivacion:"Kufiri me Shqiperine eshte i mbyllur, do te kaloni kur te rihapet!"
Gjithe te mirat.
Toro (FSH)
|