Dy pleqt!
Nė qati te shtepis vjeter
nuk del timi si dikur
kishte zjarrė nė mbrendesi tė saj
edhe dukej sikur furrė.
Tash nė oxhak tė ksaj qatie
zjarri mbrenda ėshtė i fikur
kan mbetė pleqet vetem aty
tė gjithė femijet nga aty kan ikur.
Shkelen boten e u shprendanė
me deshirė tė ken pasuri
qė tė jenė tė paret e fisit
tė ken vetura e tė ken shtepi.
Tuj harrua se dheu i huaj
ėshtė si xehri qė shpirtin ta kallė
dita , nata skan asnjė vlerė tė madhe
veq kujtime me plotė mallė.
Se me kohė dikur kan thenė
pleqet e tanė qysh se moti
ty tė mirė gyrbetin ta tregofshin
e kembet tua aty mos shkofshin.
Aje nė atė qati tė vjeter sot
veq dy pleq veten e mbajnė
dhe se bashku nė merzin e tyre
me lot ne sy cdo here kjajnė.
Plaku burrė me musteqe tė mdhaja
tinez plakes qan mė shumė
e me veten flen ne vetmi
thotė une humba sjam askund.
Se rrita djalin pėr nė gyrbet
qė tė ma mbyllė mua shtepin
mė sė shumti mė plagosi
kur nga une i mori femin.
Plaka vetem nga merzija
renkon natė e renkon ditė
ne dorė njė leck e mbanė cdo here
qė nga lotet ti fėshin sytė.
Kalon java e kalon koha
sikur uji qė shkon nder urė
nė kasollė nuk ka mė tym
nuk ka gru , e nuk ka burrė.
Me sy tė terur tė dy kan mbetur
shikojn rrugen e presin lajmin
kur me shpejtė do t i takojnė
nusen , nipat edhe djalin.
Po ata humben e vijnė aq rrallė
se kan punė e kohė nuk kan
ndersa toka e pa punuar
ka mbi therra nė kater anė.
Ne oden tonė afer oxhakut
tha i joni nuk tha i huaj
"buka e kripa nė vendin tuj
jan si mjalta ne vendė tė huj!.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|