Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-05, 12:49   #9
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Mbreti Zog lindi ne Burgajet te Matit, me 8 tetor 1895.

Me 1903, pas vdekjes se babait shkoi ne Stamboll, ku mbaroi me sukses liceun "Numunei Tareki", duke hyre me pas ne shkollen e oficereve.
Me 1912 kthehet ne atdhe dhe me plasjen e Luftes Ballkanike ne krye te 2 mije trupave luftoi kunder serbve ne Kakarriq te Shkodres.

Por nga forcat e pakta qe kish u detyrua te terhiqej ne Mat dhe mbrojti krahinen nga hyrja e serbve aty. Ishte vetėm 17 vjeē.

Me 28 nentor 1912 perfaqesoi Matin ne Kuvendin e Vlores, duke qendruar ne krah te Ismail Qemalit.

Me 7 mars 1914, si perfaqesues i Matit i uroi mireseardhjen Princ Vidit, por duke shprehur edhe rezerva pėr menyren institucionale te emerimit te tij.

Ne ngjarjet e majit 1914 qendroi ne krah te forcave te Princ Vidit, duke u terhequr me pas ne Mat.

Ne gusht 1914 me fillimin e Luftes Boterore nen flamurin kombetar mbron krahinen nga njerezit e Esat Toptanit, aq sa ky kerkoi ndihmen e serbve posaēėrisht pėr Matin.

Me 20 maj 1915 Zogu mblodhi fuqite e tij dhe goditi krahas austro-hungarezėve, serbet.

Me 21 janar 1916 Zogu, nga bregu i Matit marrshoi drejt Durresit, rrezoi flamurin e Esatit (me fushe te kuqe me yll te zi), ngriti flamurin kombetar, organizoi qeverisjen lokale dhe marrshoi serish ne Kavaje, Peqin, Elbasan, Lushnje, Fier, Berat e Skrapar.

Me 18 mars 1916 ftoi delegatet e krahinave ne Kongresin e Elbasanit, por pati probleme me austriaket, pėr ēėshtjen e organizimit.

Me 14 prill 1916 autoritetet austriake e ftuan ne Vjene, ku qendroi deri ne mbarim te luftes dhe pati mundesine te njohe nje prej perandorive me te fuqishme te kohes.

Ne janar 1920 eshte nder figurat kryesore te Kongresit te Lushnjes, pas te cilit u zgjodh minister i Brendshem i qeverise se Sulejman Delvines. Me pas siguroi rrugen e qeverise pėr ne Tirane.

Me 11 mars 1920 hyn ne Shkoder pas mbarimit te protektoratit nderkombetar, ku pritet me nderime te medha nga populli.

Me 27 mars 1920 eshte senator.

Ne qershor 1920 shtypi zgjidhet deputet i Matit ne Keshillin Kombetar.

Ne nentor 1921 emerohet shtypi rrebelin esadist.

Me 21 prill 1921, zgjidhet deputet i Matit ne Keshillin Kombetar.

Ne nentor 1921 emerohet bashke me Bajram Currin,komandant i fuqive operative kunder serbve.

Ne dhjetor 1921 vendos rendin ne Tirane pas kerkeses se qeverise dhe deputeteve.

Me pas zgjidhet minister i Brendshem ne qeverine e Xhafer Ypit (24 dhjetor 1921).

Ne mars 1922 perballon me sukses rrebelimin e ketij muaji ne Tirane dhe Durres.

Me 12 shtator 1922 pershendet Kongresin e pare Ortodoks te Beratit dhe jep urdher te festohet si dite feste zyrtare.

Me 2 dhjetor 1922, Keshilli i Larte e emeron kryeminister dhe minister tė Brendshem.

Me 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet ne Kuvendin Kombetar.

Me 23 shkurt 1924, plagoset ne Kuvendin Kombetar nga Beqir Valter Bajrami, i nxitur ky nga Avni Rustemi. Pas dy ditesh jep doreheqjen si kryeminister.

Me 10 qershor 1925 si komandant i operacionit antirrebelim, e la Shqipėrine ne te vetmin shteg te lire qe kane kryengritesit.

Me perkrahjen angleze e franceze me 24 dhjetor 1924 rivendos legalitetin d.m.th pushtetin qe doli nga zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923.

Me 6 janar 1925 formon qeverine e re.

Me 31 janar 1925 u zgjodh presidenti i pare i Republikes.

Ne nentor 1926 shtypi rrebelimin e dukagjinit.

Me 27 nentor 1926 u nenshkrua Pakti i Pare i Tiranes.

Me 22 nentor 1927 u nenshkrua Pakti i Dyte i Tiranes.

Me 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret te
shqiptareve.

Me 1929 qe faktori kryesor ne institucionalizimin e autoqefalise se kishes ortodokse shqiptare.

Me 20 shkurt 1931 i behet ne Vjene nje atentat me autore te drejtpėrdrejte Ndok Gjeloshin dhe Haziz Ēamin. Mbreti nuk peson gje.

Me 28 nentor 1932 peruroi ne Vlore ne "Sheshin e lirise" nje permendore ne kujtim te Ismail Qemalit.

Me 22 prill 1933 dekretoi ligjin pėr mbylljen e shkollave private ne Shqipėri.

Me 1 gusht 1935 nga kursimet e tij i fali shtetit 5 milion franga ari.

Me 11 maj 1934 shkurton shpenzimet e pallatit ne 50%.

Me 25 nentor 1934 percjell ne banesen e fundit nenen Mbretereshe.

Ne gusht 1935 shtypi rrebelimin e Fierit.

Me 27 prill 1938 martohet me konteshen Geraldina Apony.

Me 5 prill 1939 i lind trashegimtari Princi Leka i Pare (sot
Mbret i shqiptareve).

Me 7 prill 1939, pasi nuk pranon pushtimin italian, largohet nga Shqipėria.

Zhvillon nje veprimtari te dendur politike edhe pas largimit nga Shqipėria.
Vdes ne France me 9 prill 1961.



Kjo biografi e Ahmet Zogut eshte marrur nga nje reviste shqiptare.
Kesaj biografie i mungon edhe diq!
Para se te ik nga Shqiperia Ameht Zogu vodhi edhe nje her Shqiperin.
Ftoi Shtetasit Shqipetar qe te marrin nga (101 Napolona monedh letre dhe te i japin atij 99 Napolan Ari-Dukat.)
Shqipetarve u mbeten letrat .Ahmet Zog Hajni ua vuedh Arin dhe iku.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė