Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 13:21   #12
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė fillim tė vitit 1925 nė gazetėn e tij tė paanshme "Koha" plaku i penės dhe i pushkės Mihal Grameno shkruan pėr ardhjen e Ahmet Zogut njė shkrim me tė vėrtetė sensacional dhe spektakolar "Katastrofė apo shpėtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shėnuar kėtė shkrim tė xha Mihalit si njė lajthitje, si njė kompromis, si njė hutim i ēastit. Por fakti nuk qėndron kėshtu. E vėrteta ėshtė ndryshe. Xha Mihali e mbėshtet dhe e quan shpėtim ardhjen e Ahmet Zogut nė pushtet sepse plaku i menēur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndėrtonte konstruktin e shtetit tė ri shqiptar. Xha Mihali nė shkrim shpallte se atė e njihnin tė gjithė nė Korēė, se ai nuk ishte servil dhe trimėrinė kur ishte dashur e kishte rrėfyer aty ku duhej. Atė qė thoshte pėr Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe kėtė e tregon edhe mė vonė edhe njė fakt tjetėr: Kur do tė botonte librin e tij tė dėgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte kėtė libėr Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisė sė shtypit njė status solid pėr kohėn dhe shembull inspirimi pėr tė ardhmen. Gazetat dhe revistat nė atė periudhė lulėzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi pėrveē mė vonė familjes mbretėrore. Me kėtė liri, me kėtė hapėsirė lulėzoi sė pari shtypi korēar me njė traditė tė hershme qė i kishte rrėnjėt deri nė shtypin e diasporės ku shumica ishin korēarė. Liria e shtypit nė Amerikė u bė shembull pėr lirinė e shtypit nė Korēė. Shumica e gazetarėve korēarė qė shkruanin nė ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur nė Amerikė. Shoun e parė publicistik e bėri me tė vėrtetė revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashėri. Deri mė tani ėshtė studiuar me imtėsi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtė qė ėshtė lėnė nė hije kjo revistė cilėsore dhe moderne pėr kohėn. Avokati i ri Pandi Frashėri do ti jepte revistės sė tij njė mbėshtetje demokratike nė mbrojtje tė interesave tė popullit, por pa lėnė mėnjanė edhe prirjet aristokratike tė njė shtrese tė caktuar apo penat e shkolluara tė borgjezisė korēare. Ja kjo ėshtė atmosfera kur do tė lindin dhe lindėn serenatat e famshme korēare…
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė