Kai Aide: Nė Kosovė ka pasur arritje tė jashtėzakonshme nė disa fusha
Pragė, 11 tetor - Nė Kosovė ka pasur arritje tė jashtėzakonshme nė disa fusha siē janė ndėrtimi i institucioneve dhe krijimi i njė kornize ligjore. Duhet kujtuar se nė vitin 1999 nuk kishim asgjė nga kėto dhe gjithēka u ndėrtua nga zeroja", ka thėnė nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė", Kai Aide, i dėrguari i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr vlerėsimin e gjendjes nė Kosovė.
Duke folur pėr ecurinė e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, Aide ka thėnė se "ky proēes do jetė shumė i ndryshėm nga ai qė kemi parė nė Bosnjė Hercegovinė, apo ēfarėdo lloj pjese tjetėr tė ish Jugosllavisė. Ndaj ekziston nevoja pėr tė pėrdorur gjithė kohėn e nevojshme, tė mos vendosim afate kohore artificiale, por tė shkojmė nė negociata me durim dhe qetėsi."
Aide shprehet se duhet pranuar faktin se nuk mund tė arrihet mė shumė se ē'ėshtė arritur nė pėrmbushjen e standardeve, por njė shtyrje qoftė edhe pėr disa muaj ėshtė e panevojshme, tha ai. "Mė duhet tė them se pika mė e rėndėsishme ėshtė qė procesi i standardeve do vazhdojė dhe se ka pėrpjekje serioze pėr tė pėrmirėsuar gjendjen nė fushat ku pėrmirėsimi ėshtė i nevojshėm", tha Aide.
Ai veēon edhe njė tjetėr moment, siē shprehet, "se tė gjithė kanė nevojė pėr qartėsi: shqiptarėt e Kosovės kanė nevojė tė dijnė se ēfarė po ndodh me ta, serbėt e Kosovės kanė nevojė pėr qartėsi tė situatės nė mėnyrė qė tė vendosin nėse do kthehen apo jo, mendoj se gjithė rajoni ka nevojė pėr qartėsi", theksoi mes tjerash nė kėtė intervistė Kai Aide.
|