Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-10-05, 23:59   #1
INDRITI
 
Anëtarësuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dërgo mesazh me anë të MSN tek INDRITI
Gabim Kerkoj nuse.:)

Pershendetje, te dashur anetare te ketij forumi.
Duke qene se po na iken mosha per shalesh mendova te jap nje teme me qellim qe ti plotesoj edhe gjyshes deshiren e cila thote:"Po gjej mer dreq naj nuse se mbete beqar me mbete"
Po i marr me seriozisht fjalet e gjyshes sonte dhe mendova te hedh ca vargje se me vjen turp tju them me fjale :lol:

Himni i beqarise


Nuk po di nga t’ja filloj
S’di me pare cfare t’ju tregoj
Sot kam shume per tju tregu
Sepse du me u martu.
Du nje vajze ta marr per gru
Se s’po shtyhet me keshtu
Der dje me u martu nuk desha
Thoja:akoma s’me ka le vjehrra
Ndersa sot mendje nderrova
Te martohem preferova.

Ju do thoni pse martohesh
A s’ke thene dervish do behesh?!
Me te vertete keshtu kam thene
Por mendje nderrova mbreme
Se qe nga gushti gjer me qershor
Me mbeti hekuri ne dore.
Dhe kur ne shpi shkoj ne korrik
Ketyre puneve dot s’ju ik
Me thote nena jam e zene
Ne zjarr gjellen ta kam vene.
Kij kujdes se mos e djeg
Se pastaj na le pa dreke.
Ah cte beje beqari i gjore
I mbeti garuzhda ne dore.

Guzhines tashme doren ja mora
C’me sheh syri ma ben dora
Gatuj sallate me gjethe qepesh
Njer ta hash, pastaj te vdesesh.
Une bej peta per byrek
Qofte per darke e qoft per drek
Une di te bej dhe kek
Njer ta hash pastaj t’bish vdek.

Jam guzhinier klas i pare
Per forume per ushtare
Gatuaj embelsira, supa
Si per djem edhe per cupa.
Gatuj spinaq edhe fasule
Me mish sorre me mish pule,
Dhe kushdo qe i provon
Me flete preshi fluturon.

Jam guzhinier per dasme e mort
Di t’bej hallva ti t’bej torte
Si per ata qe martohen
Dhe per ata qe transferohen.
Ne gushine jam numri nji
S’ma kalon dot asnjeri
E gjithe lagjia me ka zili
S’ke cte besh kjo eshte dhunti.

Une dhe rrobat i laj vete
Kanotjere, corape, breke
Me perde me tapete
Me carcafe e me dysheke.
Vete i laj une edhe pllakat
Gotat, luget edhe pjatat,
S’di me shume se cfare me shtu
Vete jam burre e vete jam gru.
Prandaj thash me u martu
T’marr dike me me ndihmu
Dike qe me zemer ta du
Besoj se tani jam sqaru
Por akoma sjam prezantu
Prandaj po e le ketu gatimin
T’ja filloj me prezantimin.


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante