Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-05, 12:19   #96
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ferizaj, festė pėr ditėlindjen e Enver Hoxhės


Faton Osmani

“Ardhja juaj ėshtė njė nderim i veēantė pėr Enver Hoxhėn, i cili ishte dhe mbeti kapedan i tė gjitha kohėrave nė historinė e Shqipėrisė”. Kėshtu shkruhet nė ftesat e Kėshillit Organizativ pėr manifestimin qė do tė organizohet me rastin e 97-vjetorit tė lindjes sė Enver Hoxhės, ditėn e shtunė nė qytetin e Ferizajt, Kosovė. Njėri nga anėtarėt e kėshillit organizativ tė manifestimit, Remzi Hasani, thotė se nė ceremoninė e rastit janė ftuar rreth 150 mysafirė nga mbarė trojet etnike shqiptare. “Nuk bėjmė pėrpjekje pėr ta kthyer regjimin e Enver Hoxhės, por duam qė tė nderohet njė periudhė historike, qė ne e konsiderojmė shumė tė ndritshme dhe shumė tė lavdishme, qė shteti shqiptar e ka pasur krenari. Kjo ėshtė njė pėrpjekje, njė kėrkesė pėr ta vėnė figurėn e Enver Hoxhės nė vendin e vet, qė i pėrket nė histori”, - thotė Remzi Hasani, profesor i filozofisė dhe i sociologjisė. Hasani tha se e kanė marrė konfirmimin se me ekipin nga Shqipėria do tė jetė edhe i biri i Enver Hoxhės, Iliri, por megjithėkėtė, nuk beson se ai do tė vijė. “ Janė ca rrethana pėr tė cilat familja Hoxha mendon se situata nuk ėshtė ende stabile, aq sa Iliri tė vijė lirshėm. Megjithatė, do tė shohim nesėr”,- tha Hasani. Ai thotė se rreth 150 veta janė ftuar nga tė gjitha trojet ku jetojnė shqiptarėt. “Do tė ishte mirė qė tubimi tė mbahej nė Prishtinė, por kėtu ka gjetur mbėshtetje dhe kėtu do tė mbahet. Fundja, Enver Hoxha ėshtė i Ferizajt, po aq sa ėshtė i Gjirokastrės, i Tetovės, i Dibrės...”, - shprehet Remzi Hasani, lider lokal i Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK). Pėrkujtimi i figurės sė Enver Hoxhės nė Ferizaj, thuhet tė jetė bėrė disa herė gjatė viteve tė fundit, por publikisht pėrvjetori i vdekjes sė tij, ėshtė shėnuar nė prillin e sivjetėm, me ē’rast adhuruesit, e kanė vlerėsuar Hoxhėn si njėrėn nga figurat mė tė mėdha tė historisė sė popullit shqiptar, krahas Skėnderbeut. Ferizaj duket tė ketė jo pak simpatizantė tė ish-udhėheqėsit diktator tė Shqipėrisė. Kohė mė parė, me iniciativėn e njė grupi qytetarėsh ferizajas, janė mbledhur 650 nėnshkrime me kėrkesėn drejtuar Kuvendit Komunal, qė ndonjė nga rrugėt a sheshet e qytetit tė Ferizajt tė emėrtohet me emrin e Enver Hoxhės. “Ne mendojmė se Enver Hoxha ishte dhe mbeti personaliteti mė i shquar, qė ka njohur ndonjėherė historia e Shqipėrisė, qoftė si strateg i luftės ēlirimtare, qoftė si udhėheqės popullor, i cili me besnikėri e ruajti dinjitetin dhe krenarinė e shqiptarit, qoftė edhe si burrė-shteti, qė ndėrtoi platformė tė shkėlqyer pėr ruajtjen e unitetit gjithėkombėtar”, - thuhet nė arsyetimin e peticionit drejtuar KK-sė tė Ferizajt. Mirėpo, kryetari i Komisionit pėr emėrtimin dhe riemėrtimin e rrugėve dhe shesheve tė Ferizajt, Ibrahim Rexhepi, thotė se ky komision tashmė e ka pėrfunduar punėn. “Kėrkesat e mėvonshme nuk do tė mund t’i marrim parasysh. Tani ėshtė punė e KK-sė, t’i shqyrtojė kėrkesat, nėse i duken tė arsyeshme. Por, nuk e kuptoj pse nė Ferizaj ekziston ky invazion, para se ta thotė Shqipėria fjalėn e vet pėr Enver Hoxhėn”, - tha Rexhepi. Por kryetari i Ferizajt, Faik Granica, thotė se propozimi do tė dalė para komisionit. “Ēdo iniciativė e qytetarėve ėshtė iniciativė. Ėshtė e drejtė e tyre kjo. Ata e kanė shfrytėzuar kėtė tė drejtė. A do tė miratohet apo jo, do tė vendos KK-ja”, - thotė Grainca. Edhe PDK-ja nė Ferizaj vlerėson se peticioni i qytetarėve ėshtė konform tė drejtės qytetare pėr shprehje tė mendimit tė lirė. “PDK-ja vlerėson se procedurat demokratike nėnkuptojnė padyshim edhe vullnetin dhe tė drejtėn e deklarimit individual apo grupor, i cili duhet tė trajtohet objektivisht nėpėrmjet procedurave pėrkatėse, pėr tė marrė ose jo konfirmimin nėpėrmjet deklarimit tė shumicės”,- tha zėdhėnėsi i PDK-sė nė Ferizaj, Besim Zymberi.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė