Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
DED GJO LULI,
PUSHKĖ E NGREHUN PĖR SHQIPĖRIN
Kur i patėn thėnė Plakut tė Flamurit, Ismail bej Vlorės, i cili e kishte pėrcjellė Dedė Gjo Lulin vetė deri tek dera,- pse i batė aq nderime kėtij katundari malėcor?, ai i qe pergjigjur:
- Dedė Gjo' Luli ėshtė pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė.
Dhe ashtu mbeti, deri nė ēastin e fundit, nė moshėn 75 vjeēare, kur i organizuan kurthin nė Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackėn, edhe pse e paralajmėruan miqtė qė tė mos udhėtonte nė kohė tė turbullta, pėr besė burrash shkoi nė takim. Vetėm, kur nė vėnd tė prijėsėve, i doli pėrpara kapiteni serb, ai gjakftohtė, u tha mirditorėve, qė e shoqėronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenė me bajonetė bashkė me pesė mirditorėt, nuk e lėshoi veten. Trupin e tij e gjetėn pas dy javėsh dhe e varrosėn nė kishėn e Oroshit.
Pėr tė kuptuar pėrmasat e figurės sė Dedė Gjo' Lulit, pėr tė prekur simbolin e mburojės kombėtare, mjafton tė sjellim pėr lexuesit vargjet e shkruara mė 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:
Ah, Qe prap don' t'na dajnė copa!
Prap mendimi i parė asht ngjallė!
Por ta marrė vesh gjithė Evropa:
Dedė Gjo' Luli prap asht gjallė!
Falė trimėrisė sė malėsorėve, fqinjėt ishin zmbrapsur nga trojet tona pėrmes pushkėve qė mbaheshin nė krah. Dedė Gjo' Luli me djemtė e Hotit e kishin ngritė Flamurin e Skėnderbeut, shumė mė heret se sa nė Vlorė. Madje nė fund tė marsit - fillim tė prillit, ai gatit pėr ta shpalos pėr tė dytėn herė mbi Deēiē. Palokė Traboini, qė mė 1911 kishte sjellė tre flamujė prej Vjene; njėrin ia kishte dorėzuar Dedė Gjo Lulit, tė dytin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prel Lucės sė Trieshit. Nė librin "Lufta pėr ēlirim kombėtar" tė P. Pepos, kjo ngjarje ėshtė pėrcjellė me emocion: "Ditėn e dielė, mė 6 prill 1912 u mblodh popull i madh tė kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhėn t'tet, Dedė Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisė, i kuq me shqipe tė zezė me dy krena". Tė gjithė ndenjėn pa za. Mandej u ba njė batare pushkėsh e ushtuen malet pėr rreth. Hare ma tė madhe s'ishte pa ndonjėherė ndėr Hot..."
Ndersa mėsuesi, poeti dhe luftėtari i lirisė, Palok Traboini, ēastin e sjelljes sė flamurit e ka perjetėsuar nė vargje:
Tue krisė pushka shpat e n'shpat
Njė djalė Hoti vjen prej larg
Pa pikė frymė prej Dalmacisė
Ded Gjo Luli ku e ka nisė
Me pru flamurin e Shqipnisė.
Dedė Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkė, (Jo vetėm pse lindja e djalit u pėrcoll me batare pushkėsh) por prova e parė trimėrisė sė tij pėrcaktohet pjesėmarrja nė betejen, qė u zhvillua nė ndihmė tė Oso Kukės. Atėherė nuk ishte mė shumė se 21 vjeē. Epopeja qė shkroi trimi Oso Kuka nė Vraninė, i cili pasi luftoi deri nė fymėn e fundit kundėr malazezve, nuk u dorzua i gjallė, por i vuri zjarrin kullės. U shkrumbėzua dhe la pas kėngėn - epope tė trimave, kėngė qė mbajti gjallė jo vetem emrin e trimit, por dhe vetė historinė e shkruar pėrmes vargjesh qė rapsodėt thurėn pėr trimat. Epopeja qė shkroi Oso Kuka, i mėkoi trimat e Dedė Gjo Lulit me mė shumė atdhedashuri,- u pėrcolli nė ashtėn trimėrore malėsorėve mė shumė ndjesi vetmohimi pėr komb e atdhe. Ndėr luftėtarėt qė i kishin ardhė nė ndihmė Vraninės, binin nė sy shumė hotianė dhe malsorė tė Grudės, ndėr ta dhe djaloshi 21 vjeēar Dedė Gjo' Luli. Ajo ditė ėshtė quajtur nga bibliografi i tij (P.Doēi) si dita e pagėzimit nė zjarrin e luftės. Ishte njė sprovė qė i dha emer prijėsit tė ardhshėm tė maleve. Ai lufoi si titan kundėr malazezėve dhe emrin do tia pėrmendinin pėr shumė kohė ndėr ato anė. Trimi kishte treguar zotėsi, urtėsi dhe shkathtėsi nė luftėn ballė pėr ballė me armikun. Dhe qė nga ajo ditė, kur dėgjoheshin lajme lufte, malėsorėt thėrrisnin: hej tė lumtė pushka, Dedė Gjo' Luli! Ku kėrciste pushka pėr "komb" e "Shqipni" nė krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulėve. Nė tė gjithė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut, Hoti ishte bajrak me emėr, bajrak i parė, prandaj ai pėrfaqėsohej nė tė gjithė kuvendet. Edhe nė Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati pėrfaqėsuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijėsi i ardhshėm Dedė Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtė bėrė aq i njohur, por pushka i ishte ndjerė. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penės dhe pushkės, ishte mė shumė se njė shkollė pėr rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn do tė ecte trimi i maleve, nėn hijen e pandashme tė pushkės. Pas Kuvendit ai do tė ishte i kudogjendur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare. Vihet nė vijėn e parė tė frontit kundėr malazezėve, tė cilėt kėrkonin tė zaptonin e shkėpusnin copa nga trungu i memėdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem nė krye tė luftimeve, por edhe pėrkrah lėvizjeve diplomatike tė kohės. Ishte mes atyre qė u kėrkonin konsujve europiane nė Shkodėr, tė respektoheshin tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tė parėve tė tyre. Nė letrat qė malėsorėt i drejtonin konsujve, e bėnin tė qartė betimin se asnjė copė tokė nuk do tė lėshonin pa luftė. Nė letrėn qė iu ēua i ambasadorit tė Austrisė, me 1 mars 1880, malėsorėt shkruanin: "...Tė jeni tė sigurtė se po tė ndodhė kjo padrejtesi qė nuk e besojmė, do tė ndodhin medoemos gjana tė papėlqyeshme..." Nė letėr malėsorėt pėrcjellin mendimin e tyre se ata ishin tė vendosur qė tė jetonin tė patundur nė viset e tė parėve. Por fuqitė e Mėdha e kishin shitur Shqipėrinė. Trojet kishin dalė nė ankand. Me 4 prill njė tjetėr letėr u ėshtė drejtuar konsujve nė Shkodėr. "Na dėshirojmė me jetue e me gėzue lirinė pėr tė cilėn jemi kryenaltė; na nuk kishim ndejė pa kundėrshtue, cilindo qoftė pėr ndėrrimin e fatit tonė. Prandaj kemi vendose me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tonė para se me hy nė zgjedhėn e huej. Ideja kombėtare na bashkon pėr mbrojtjen e Atdheut tonė..." Por dukej se Evropėn nuk e linin kėmborėt e fqinjėve tanė, qė tė dėgjonte zilet e shqiptarėve. Pazarllėqet ishin bėrė me kohė. Sidoqoftė shqiptarėt pushkėt i mbanin ngrehur, gishtin nė ēark. Deda ishte si gjithmonė nė krye tė luftėtarėve. Ai dha njė kontribut tė ēmuar pėr mirėkuptimin e prijėsve shqiptarė, mes tė cilėve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistėt kanė shkruar se ai u priu forcave shqiptare, qė pritėn me pushkė ushtrinė e madhe tė Malit tė Zi, tė cilėn e udhėhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda nė krye tė 18 trimave tė zgjedhur prej Hotit dhe Grudės, ishte shkėputur dhe doli pėrpara tek ura e Rrzhanicės. Kėmbė serbi nuk e kaloi urėn. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinė e fitores sė munguar, ndėrsa malsorėt shkruan njė faqe tjetėr tė ndritur nė historint e Shqipėrisė. Dedė Gjo' Luli kishte kaluar me sukses njė provė tjetėr. Pas thyerjes sė Lidhjes, shumė luftėtarė nuk i ulėn armėt.
Valiu i Shkodrės nuk i ndėrpreu pėrpjekjet e tij pėr tė futur nėn sundim me ligjet e Turqisė malėsorėt. Pėrveē dėshmive dhe kronikave tė pėrcjella, nga shtypi i kohės, pėrsėri na vjen nė ndihmė Palokė Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep pėrmasat e figurės shumė popullore, Dedė Gjo Luli:
Kjo malsia kur ndigjoji
Dedė Gjo Lulit fjalė i ēoi,
Ēoi me e thirrė e me e pyet'
Dedė Gjo Luli trim dai,
qi s'i lč shoqi n'Malsi
bashkė me fise ban davi:
"Unė i herė, thom sa pėr veti,
armėt e brezit nuk i hjeki...
Dhe kėshtu ndodhi. Ai mbeti tėrė jetėn me pushkėn krahut. Ashtu siē luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si njė ndėr figurat kyē tė kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundėr malezezėve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtėr i rrallė i shfrytėzimit tė terrenit qė e njihte me pėllėmbė dhe asnjėhere nuk u korit pėrballė armikut. Nė kėngėt e popullit ėshtė gdhėndur si njė hero legjendar, qė mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashėn, i cili nė krye tė katėr divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali qė qe shprehur se Ballkani ishte i vogėl pėr me provue aftėsitė ushtarake, do tė ndjehej i poshtėruar nga sfida qė i bėnė 3500 shqiptarė tė armatosur me ca pushkė tė vjetra, tė cilėt vertetė e humbėn nė fillim orientimin, se viheshin pėr herė tė parė pėrballė mitralozėve qė pėrdornin turqit, por shpejt do ta bėnin gjeneralin qė tė kthehej me turp. Tė njėjtėn sfidė do ti rezervonin trimat edhe Abdulla Pashės.
E tėrė jeta e Dedės dhe familjes sė tij ėshtė njė shembull i papėrsėritur atdhetarie. Njė familje gati e shuar, por njė familje, qė kujtohet e nderohet pėr bėmat nė ėmėr tė Atdheut. Kur do tė binte i pari i dėshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai qė mė 6 prill 1911 kishte hedhe pėr tokė flamurin me gjysėm hėnė, Deda do ta ndjente shtypjen e zermės prej dhimbjės. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanė gjėmėn e rėnies sė tė birit, Gjergjit, 22 vjeēar. Nė betejen e 29 gushtit 1912, kishin rėnė shumė luftėtarė. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedės, pėr tė mos e lėnduar, i thanė:
- Dedė, kanė mbetė 20 hotianė nė fushė tė luftės.
- Po burrat nė luftė do tė mbesin, qe pėrgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe pėrgjigjur Deda, duke e gėlltitė dhembjen.
Pas tre vjetėsh do tė vritej vetė Deda, shtator 1915. Djali tjetėr, krahu i djathtė i tij ndėr beteja, Kola, do tė jepte shpirt tre vjet pas tė atit, me 1918, i helmuar. Mė 1920, nė verilindje tė Shkodrės, do tė binte me armė nė dorė Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtė i tij ndėr beteja. Jo vetėm kėta, por dhe nipi i Dedės, Zef Lan Ula, vėllai prej nėne, Baca Xheka, miqtė e shtėpisė, Kolė Marash Vata, Kolė Kurti, e tė tjerė e zgjasin shumė listėn e dėshmorėve pėr Atdheun tė kėtij fisi.
Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Nė maj tė vitit 1923, me pėrpjekjet qė banė e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkėshortja e Kolės), u bartėn prej Oroshit eshtrat e Dedės dhe prej Vlore ato tė Kolės dhe u sollėn nė Shkodėr.
Mitingu i pėrmortshėm i pėrcjellė nga i shtypi i kohės ishte i jashtėzakonshėm.
Shkodra nderonte ata qė gjakun nuk e kishin sakrifikuar pėr Atdhe. Nė gazetėn "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) pėrcillen fjalėt e Gjok' Lulit: Tė falem nderės, moj Shkodėr... Por ma tepėr tė falen nderės edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini kėto punė e pasha kėto eshtna qė kena pėrpara edhe sa mashkuj, qė tė kenė pesėqind shtėpi nė Hot kanė me dekė pėr Shqipni!
Ndėrsa deputetėt shkodranė nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari nė nderimet qė Shkodra po i kushton kujtimit tė Dedė Gjo' Lulit, tue krye detyrėn e mirėnjohtėsisė ndaj Fatosit tė Pavdekshėm qė nga ma tė parėt ngrehi flamurin e lirisė se Atdheut mbi krepat e pėrgjakun tė Malcisė sė Madhe. Si pėrfaqėsues tė Shkodrės lutemi na zevėndėsoni nė ceremoni." Ceremoninė e pėrshėndetėn edhe shumė shkodranė qė jetonin nė Tiranė.
Nė njė telegram tė tyre shkruhej: "Ditėn kur Shkodra kryen detyrėn ndaj Dedė Gjo' Lulit, qė gjithė jetėn ja kushtoi atdheut dhe ushqeu nė gjak lirinė, zemrat tona rrahin pėrnjėherė me ato tė bashkėqytetaseve tanė tė bashkuem nė vorrin e nderimit pėr Fatosin e Malėcisė sė Madhe." Edhe ky telegram ėshtė i botuar nė gazetėn "Ora e Maleve".
Ndėrkohė nė Shkodėr qe formuar dhe "Komiteti Dedė Gjo' Luli", qė do t'i ngrinte njė monument kėtij patrioti tė shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkė me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anėtar nderi tė komitetit, shkruante: "...due tė shtoj dy fjalė edhe mbi dy inisiativa tė tjera qė janė marrė; me i ngritun njė monument edhe kreshnikut tonė me famė botėrore Skėnderbeut e malcorit tė madh Dedė Gjo' Luli..."
Patrioti tjetėr i shquar, Avni Rustemi, do tė shkruante qė nga Roma: "Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t'i ngrehur njė monument Burrit pa frikė e pa njollė tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emri i tė ndjerit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni emėruar si pjesėtar nderi."
Poeti Risto Siliqi do tė shkruante fjalė zėmre pėr luftėtarin e madh: "Sot pa farė dyshimi mund tė thuhet se gjeneracioni i jonė i sotshmi e ka kuptue rėndėsine e veprave patriotike... qė trupat e fatosave martirė tė shporuem pa mėshirė me bajonetat e armikut mos tė kalben nėn dhč bashkė me veprat e tyre. Emni i Dedė Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra tė gjalla, qė e dėshmojne edhe krepat e thepishme tė maleve tona, vuloset i gdhėndun nė historinė tonė kombėtare" (Ora e Malėsisė, nr. 20, viti 1923).
... Dhe emri i tij u gdhėnd nė histori pėrjetėsisht. Fundi i tij ka mbetur sfidė atyre qė i morėn jetėn. Njė rapsod mirditor e ka fiksuar nė vargje fundin e kreshnikut tė maleve:
Nė Bjeshkė t'Oroshit na u derdh zani
Se ēban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanė rrethue
Me vargoj na i kanė shtrėngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu nė Shėshėz burrit t'botės
Pa iu trėmb qerpiku i lotės
Serbi thikėn i ngul nė krahnuer
Dedė Gjo' Luli' burrė malėcuer
S'u pėrkul as nuk u tut
Por po i thotė kėto fjalė aēik:
Gjaku em tė tė shkojė fli
Pėr me pshtue tė ngraten Shqypni...
Jemi nė mars, fillimin e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, e cila ēoi nė Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pėrkrah trimave e shumė martirėvė tė asaj kryengritjė nderohet dhe emri i prijėsit, Ded Gjo Luli.
Gazeta shqiptaro-amerikane Illyria New York
Nr.919, 17-20 Mars 2000, fq.10.
|