Zef Serembe
Vrull
Zogj tė bukur kėndojnė me hare,
po zemra do t'mė plase mua nė gji.
I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe,
mėrzitem nė katund, nė vetmi.
Hapet pėrpara meje deti i shkėlqyer,
qė zgjon nė trutė e mi mendime shumė,
e shqetėsimi zemrėn time ējerr,
aq sa vetėm pushoj kur bie nė gjumė.
Arbėri matanė detit na kujton,
se ne tė huaj jemi te ky dhe.
Sa motė shkuan! E zemra nuk harron,
qė nga turku mbetem pa mėmėdhe...
|