Lajme nga Dosier
Bedri Spahiu zbuloi intrigat qė luanin udhėheqėsit komunist
Autori i Lajmit: L.V.
Nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė, nė pavionin e gjenocidit komunist, nė njė tabelė numerohen 20 lloje torturash fizike, qė pėrdoreshin nė burgjet e diktatures komuniste. Nė Shqipėrinė socialiste, pėr demagogji thuhej, qė ushtrimi i torturės nė hetusi dhe nė burg ndalohej me ligj. Kjo ishte njė hipokrizi cinike, qė pėrdorej pėr konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nėnshtrohej torturės. Nė shumicen e rasteve, tė arrestuarit i vendosej njė thes i zi ne koke dhe duart i lidheshin nga mbrapa, tė shtrenguara nė maksimum. Torturat ishin tė shumellojshme, qė nga mė primitivet, deri te mė modernet. Aty ndryshonin sipas personit ku pėrdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin. Nga dėshmitare okulare, ėshtė deklaruar se qysh nė kohėn e Luftės Antifashiste, misionaret jugosllave pranė njėsive ushtarake partizane shqiptare pėrdornin torturėn ndaj armiqve tė kauzės komuniste. Pėrveē torturave fizike, ndaj tė burgosurve pėrdoreshin edhe torturat psikologjike, pėr tė shkatėrruar personalitetin e viktimes. Tortura kishte pėr qellim jo vetem tė shkatėrronte viktimen fizikisht dhe shpirtėrisht, por ti pėrdorte viktimat pėr tė terrorizuar pjesėn tjeter tė shoqėrisė shqiptare, qė jetonte jashtė hekurave tė burgut, pasi veprime te tilla ushtroheshin ne 26 rrethe administrative te Shqiperise, ku kishte 26 dege te Puneve te Brendshme. Ne Tirane, Korēe dhe Shkoder, ato ishin ne nje rang me te larte dhe quheshin Drejtori te Puneve te Brendshme. Ne ēdo dege te ēdo rrethi, kishte nje sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m. Po krahas ketyre, kishte dhe qeli speciale me dimensione mė tė vogla ku i arrestuari nuk mund te rrinte as mnė kėmbė por vetem ulur, kėmbekryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri ne 100 pėr ēdo degė, ndėrsa nė ato tė Shkodrės dhe Korēės, kishte mbi 100 qeli., Tirana pėrveē qelive qė kishte pranė Drejtorisė nė Rrugėn e Dibres, Te Selvia kishte qeli dhe ne katėr rajonet e policisė, nė katin pėrdhes tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė bodrumet e Pallatit tė Brigadave; nė Burgun e ri dhe tė vjetėr dhe tė ashtėquajturat Qelite e Koēi Xoxes. Po kėshtu, nė Tiranė dhe nė shumė qytete tė Shqipėrisė, kishte shtėpi sekrete me qeli, qė pėrdoreshin pėr punet misterioze te Sigurimit tė Shtetit. Sipas tė dhėnave tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit, vetėm ne Tiranė ishin mbi 500 qeli, ku janė torturuar me mijra tė arrestuar.
Ky lajm ėshtė publikuar: 20/10/2005
Mare nga Ballkan
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|