Kėshilli i Sigurimit rekomandon fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės
Nju Jork, 25 tetor - Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė mbledhjen e mbrėmshme ka rekomanduar fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Deklaratėn pėr fillimin e bisedimeve e ka bėrė tė ditur ambasadori rumun, Mihnea Motoc, i cili ka thėnė se "Kėshilli mbėshtet synimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB sė pėr tė filluar procesin politik pėr tė vendosur statusin e ardhshėm tė Kosovės, ashtu siē parashihet edhe nė rezolutėn 1244 tė vitit 1999".
Fillmisht Kėshilli i Sigurimit ka diskutuar pėr Kosovėn, duke u pėrqėndruar tek hapja e bisedimeve pėr statusin. Takimi, i cili u zhvillua nė dy pjesė, ka pasur pjesėn e parė tė hapur pėr publikun dhe pjesa e dytė, ajo e vendimmarrjes, ka qenė e mbyllur.
Nė hapje tė seancės foli i dėrguari i Kofi Ananit pėr vlerėsimin e gjendjes nė Kosovė, ambasadori Kai Eide, i cili pėrsėriti se duhen hapur bisedimet pėr statusin e Kosovės.
"Sinqerisht besoj se ka ardhur koha tė fillojmė proēesin e statusit tė ardhshėm. Qė nga viti i kaluar njė proēes politik po zhvillohet nė Kosovė, i nxitur nga njė angazhim ndėrkombėtar dinamik. Ky proēes nuk mund tė ndėrpritet apo tė pengohet. Duke qenė se kemi lėvizur nga vendnumėrimi nuk mund tė lejojmė tė kthehemi sėrish atje", ka theksuar ambasadori Eide.
Tė njėjtin qėndrim si ambasadori Eide ka pasur dhe shefi i UNMIK ut Soren Jessen Petersen.
"Pa qartėsi nė ēėshtjen e statusit pėrparimi do jetė i kufizuar", tha Jessen Petersen. Mė tej ai ka shtuar se mungesa e statusit ka ndikuar negativisht nė zhvillimin ekonomik e veēanėrisht nė tėrheqjen e investimeve.
Mungesa e zhvillimit ekonomik, sipas shefit tė UNMIK ut, pengon dhe proēesin e pajtimit ndėretnik nė Kosovė. Mė tej kreu i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė ka folur pėr pėrparėsitė e misionit qė drejton, si dhe reformat qė planifikohen tė bėhen nė UNMIK. Nė kėtė linjė duke folur pėr ēėshtjet e sigurisė Petersen tha:
"Ne do vazhdojmė tė kemi njė agjendė gjithpėrfshirėse nė fushėn e sigurisė, pėrfshi dhe kalimin e pėrgjegjėsive nga UNMIK u tek dy ministritė e reja, atė tė rendit publik dhe ministrinė e drejtėsisė, deri nė fund tė vitit", tha shefi i UNMIK ut, duke nėnvizuar se do merren tė gjitha masat qė ministritė pėrkatėse tė mos politizohen. Njėherėsh Jessen Petersen ka bėrė tė ditur se po punohet nė hartimin e njė raporti tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha sektorėt e sigurisė.
Duke folur pėr tė ardhmen e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė Jessen Petersen ka veēuar: "Nė tė njėjtėn kohė ne po bashkėpunojmė me partnerėt tanė ndėrkombėtarė siē ėshtė Bashkimi Evropian, OSBE ja dhe NATO ja qė tė zhvillojmė njė tranzicion me faza dhe tė menaxhuar mirė pas pėrcaktimit tė statusit, por pa e paragjykuar atė", tha Jessen Petersen.
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka theksuar se vendi i tij merr tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr t'i dhėnė Kosovės autonomi.
"Ne jemi tė angazhuar pėr njė zgjidhje kompromisi dhe tė vullnetshėm pėr t'i dhėnė njė autonomi substanciale Kosovės dhe Metohisė, si pjesė e Bashkėsisė Shtetėrore Serbi e Mal i Zi", ka thėnė Koshtunica, i cili qe nė kėtė takim nė cilėsinė e tė ftuarit, pas kėrkesės sė tij, kur dihet se Unioni Serbi Mali i Zi nuk ėshtė anėtar i Kėshillit tė Sigurimit Sekretari i Pėrgjithshėm Kofi Anan bėri tė ditur se do tė emėrojė sė shpejti njė negociator me pėrvojė, ish presidentin e Finlandės, Marti Ahtisari, pėr tė ndėrmjetėsuar.
Ndėrkaq bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės pritet tė fillojnė muajin e ardhshėm. Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė emėrojnė njė tė dėrguar tė posaēėm pėr bisedimet, mu sikur edhe Bashkimi Evropian.
|