Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-10-05, 17:15   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mustafaj: Tirana - e vendosur pėr pavarėsinė e Kosovės
Intervistoi: Laura Konda
27-10-2005


Gjatė vizitės sė tij nė Bruksel, Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj bisedoi me udhėheqėsit e Bashkimit Evropian, ku mes tė tjerash diskutoi edhe pėr Kosovėn. Me kėtė rast, Zėri i Amerikės i mori njė intervistė tė drejtpėrdrejtė nga Brukseli ministrit Mustafaj:

Zėri i Amerikės: Zoti Mustafaj, Tirana po lėkundet shpesh nė pėrkufizimin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, mes pavarėsisė dhe termit “pavarėsi e kushtėzuar”. Pse diplomacia shqiptare kėmbėngul nė pėrdorimin e kėtij pėrkufizimi?

Besnik Mustafaj: Sė pari dua tė sqaroj pėr teleshikuesit tuaj se Tirana nuk lėkundet, nuk ėshtė lėkundur dhe nuk do tė lėkundet aspak nė pėrcaktimin e pavarėsisė. Pavarėsia ėshtė e palėkundshme. Modalitetet e realizimit tė kėsaj pavarėsie janė modalitete qė ne i kemi konkluduar nė pėrputhje edhe me faktorėt ndėrkombėtarė, me ata qė do tė vendosin pėr tė ardhmen e Kosovės dhe qė pėr ne shprehin atė shqetėsim thelbėsor qė kemi ne, qė tė fillohen negociatat dhe tė konkludohen negociata me pėrcaktimin e pakthyeshėm prapa tė pavarėsisė. Pra, nė tė gjithė elementėt e tjerė, janė elemente modalitetesh dhe elemente shoqėrimi tė kėsaj pavarėsie dhe qė nuk cėnojnė thelbin. Ēdo tentativė pėr ta devijuar prononcimin tonė nė shėrbim tė pavarėsisė, nė fakt ėshtė ose keqkuptim, ose nga njerėz qė nuk njohin eksperiencėn historike. Mjafton tė shohėsh ekperiencėn e Austrisė, pėr shembull, e cila ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e kėtij koncepti pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė kuptuar se ky(lexo: koncept) ēon drejt dinjitetit, drejt pavarėsisė, drejt integirmi, drejt sovranitetit tė plotė. Nuk ka asnjė lėkundje nė kėtė mes.

Zėri i Amerikės: Gjatė kėtyre ditėve ju keni patur takime me pėrfqaqėsues tė lartė tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s, ku me siguri keni folur edhe pėr Kosovėn. Si mund tė ndihmojė Shqipėria nė procesin e bisedimeve?

Bensik Mustafaj: Shqipėria ėshtė e vendosur qė nė kėtė proces tė luajė njė rol tė profilit tė lartė, tė jetė prezente nė tė gjitha debatet qė bėn komuniteti ndėrkombėtar. Shqipėria nuk mund tė jetė aktor nė tryezėn e negociatave pėr arsye qė dihen, por do tė jetė aktive nė tė gjithė porcesin. Ky ėshtė pėrcaktimi ynė. Fakti qė unė si Minsitėr i Jashtėm i Shqipėrisė isha nė Bruksel pikėrisht ditėn qė u mblodh Kėshilli i Sigurimit, nuk ėshtė njė koinēidencė e rastit, por ėshtė shprehje e njė akordimi tė plotė qė kemi ne dhe njė roli qė ne po e marrim edhe nė pėrputhje me angazhimet qė ne kemi para faktorėve tė rėndėsishėm, siē janė Bashkimi Evropian dhe NATO dhe gjithėshka nėnkuptojnė kėto organizata tė mėdha pėr Kosovėn dhe pėr rajonin nė pėrgjithėsi. Ne do tė intensifikojmė bashkėpunimin me qeverinė dhe insitucionet e tjera tė Kosovės nė kėtė periudhė, do tė intensifikojmė kontaktet tona me ndėrkombėtarėt nė kėtė periudhė, jemi gati tė intensifikojmė bashkėpunimin tonė me Beogradin nė kėtė periudhė; sepse unė jam i bindur se nuk ėshtė e drejtė qė marrėdhėniet midis Tiranės dhe Beogradit tė pėrcaktohen nga njė vend i tretė, siē ėshtė Kosova. Ne jemi dy vende qė kemi nevojė tė bashkėpunojmė dhe rajoni ka nevojė pėr bashkėpunimin tonė. Pra, i kemi tė gjitha pistat e hapura. Ne do tė pėrpiqemi tė bėjmė njė politikė dhe njė diplomaci pa komplekse, nė shėrbim tė atyre pikėsynimeve qė kemi ne edhe pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, edhe pėr tė ndihmuar nė paqen dhe stabilitetin nė rajon.

Zėri i Amerikės: Zoti Mustafaj, praktikisht mbyllja e bisedimeve me Bashkimin Evropian ėshtė tashmė njė proces qė po shkon drejt fundit. Megjithatė, Komisioni Evropian ka kėrkuar shpjegime pėr disa nga masat dhe ndryshimet qė ka bėrė qeveria juaj. Sa e prirur ėshtė qeveria qė t’ua pėrshtasė ndėrhyrjet e saj kėrkesave tė Bashkimit Evropian?

Besnik Mustafaj: Unė takova zyrtarė shumė tė lartė tė Bashkimit Evropian, si Solanėn, apo zyrtarė shumė tė lartė tė Komisionit Evropian, siē ishte rasti i komisionerit Olli Rhen. Pra, unė ju siguroj ju pėr gjė: qė jo vetėm programi i deklaruar i qeverisė sonė, por edhe reformat e filluara nė Tiranė, kanė mirėkuptim tė plotė edhe mbėshtetje tė plotė nga kėto struktura tė rėndėsishme; dhe Bashkimi Evropian nuk pėrdor ndaj Shqipėrisė standarte tė tjera, veē atyre parimore qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e situatės nė Shqipėri; dhe vullneti ynė pėrputhet me standartet qė ka Brukseli. Pra, nuk ka asnjė vend pėr keqkuptim, nuk ka asnjė hapėsirė pėr kundėrthėnie midis njėri-tjetrit. Deri tani, unė e pohoj me kėnaqėsi tė veēantė pėrpara jush dhe pėrpara teleshikuesve tuaj se jemi nė tė njėtjėn gjatėsi vale me Bashkimin Evropian.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė