Analisti Karpenter thotė se, megjithė procesin e ndėrlikuar, rezultati pėrfundimtar do tė jetė pavarėsia e Kosovės
Uashington, 28 tetor - Analisti i Institutit Kejto, Ted Karpenter thotė se megjithėse parashikohet njė proces i gjatė dhe i ndėrlikuar negociatash, rezultati pėrfundimtar do tė jetė pavarėsia e Kosovės.
Por, sipas tij, njė pavarėsi e kushtėzuar nėnkupton njė zgjidhje tė pjesshme tė problemit dhe ai sugjeron njė ndarje tė Kosovės si thelbin pėr njė Kosovė tė pavarur tė qėndrueshme.
Nė anėn tjetėr analisti Karpenter, nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", tha se sovranitetin e kushtėzuar e shikon si njė formulė qė nuk funksionon logjikisht dhe qė pėr t'u zbatuar nė praktikė do tė kėrkojė njė prani ndėrkombėtare tė tejzgjatur, qė do tė shndėrrohet nė burim tė ri tensionesh.
"Kam argumentuar prej kohėsh se sovraniteti ėshtė si shtatzania. Njė grua ėshtė ose s'ėshtė shtatzėnė. Njė vend ėshtė ose nuk ėshtė i pavarur. Mendoj se vizioni i komunitetit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje nuk do tė sjellė zgjidhje tė qėndrueshme".
Por, Karpenter e pranon idenė e pavarėsisė sė Kosovės, mė tepėr si njė fakt tė kryer dhe tė padiskutueshėm, njė vendim tė marrė nga komuniteti ndėrkombėtar, dhe negociatat, thotė ai, do tė shėrbejnė thjesht pėr tė qartėsuar hollėsitė apo kushtet me tė cilat shoqėrohet kjo pavarėsi.
Negociatat janė aspekti publik i procesit, thotė analisti. Thelbi i kėtyre negociatave ėshtė se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė imponojnė njė zgjidhje.
Karpanter tha se statusi i Kosovės nuk do tė pėrcaktohet nga Beogradi dhe sa mė parė qė ta kuptojė Serbia kėtė, aq mė parė do tė arrihet zgjidhja.
Por Karpenter veēon si kusht pėr mbarėvajtjen e pavarėsisė, ndarjen territoriale tė rajonit tė Mitrovicės, i cili aktualisht ekziston si njė territor i shkėputur nga pjesa tjetėr e Kosovės: "Askush nuk i pėlqen ndarjet nė vija etnike, dhe ėshtė e kuptueshme pėrse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duan tė shqyrtojnė njė zgjidhje tė tillė, por nė kėtė rast mendoj se njė ndarje e Kosovės ėshtė njė vendim me vend, pasi do tė ndihmojė nė vendosjen e qėndrueshmėrisė, nė rast tė kundėrt Mitrovica do tė jetė njė plagė e hapur qė do tė dėmtojė vendin pėr vite me radhė", shprehet Karpanter nė kėtė intervistė.
QIK-u
|