Letėr ambasadorėve tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit
Tė nderuar ambasadorė,
Nė kohėn e pėrgatitjes dhe tė marrjes sė vendimeve tė mėdha mbi fatet e popujve qė kanė jetuar nėn ish Jugosllavinė, shqiptarėt me tė drejtė presin qė qendrat ndėrkombėtare tė vendimmarrjes tė kėrkojnė dhe tė gjejnė zgjidhje tė pranueshme tė statusit tė tyre.
Me shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė dhe me ndryshimin e hartės politike dhe gjeografike tė saj, hapen shtigje pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė. Eshtė fakt juridik relevant se Jugosllavia nuk ekziston mė, prandaj shqiptarėr nuk kanė asnjė arsye mė shumė se vetė popujt e trungut sllav (sllovenėt, kroatėt, maqedonasit) qė tė ngelin brendapėrbrenda njė krijese artificiale shtetėrore, tė pėrbėrė nga Serbia dhe Mali i Zi.
Nga pikėpamja konstitucionale Ju tėrheqim vėrejtjen pėr dy determinante tė mėvetėsisė sė Kosovės.
E para, sikurse Serbia, ashtu dhe Kosova, kishin njė pozitė kushtetuese pothuajse tė njėjtė dhe tė pavaruar njėra nga tjetra nė funksionimin e shtetit federativ. Kosova ishte pjesė pėrbėrėse e Federatės sė ish Jugosllavisė dhe kishte territorin dhe kufirin e vet tė cilėt nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj. Kosova merrte pjesė nė realizimin e bashkėpunimit me organet dhe organizatat e shteteve tė tjera dhe me organizatat ndėrkombėtare dhe, mė nė fund, Kosova kishte pozitė tė barabartė me ish republikat nė ēėshtjet e ndryshimit tė Kushtetutės sė ish Jugosllavisė.
E dyta, Kushtetuta e ish Jugosllavisė ishte kriter bazė pėr krijimin dhe pėrbėrjen e saj. Logjikisht dhe nė pikėpamje juridike, ajo do tė duhej tė ishte edhe kriter bazė is hpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion. Nga elaborimi konstitucional i kėtyre dy determinanteve tė mėvetėsisė sė Kosovės, nxirret pėrfundimi qendror se Kosova ishte, prandaj dhe do tė duhej tė pranohej sin jė nga tetė subjektet e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion.
Shqiptarėt asnjėherė deri mė sot nuk kanė vendosur pėr veten. Pėr ta kanė vendosur tė tjerėt: pra, shqiptarėve u ėshtė imponuar vullneti qė tė pranojnė nėnshtrime dhe pushtime tokash nga tė huajt. Vetėvendosjen politike e kombėtare shqiptarėt e konsiderojnė si tė vetmen zgjidhje tė drejtė e tė plotė tė ēėshtjes shqiptare. Ajo paraqet tė drejtėn e tyre legjitime historike e etnike pėr sovranitet e pavarėsi kombėtare. Synimi pėr realizimin e sovranitetit dhe pavarėsisė sė Kosovės mbėshtetet nė dokumentet burimore tė vetėpėrcaktimit politik tė Kosovės dhe tė popullit shumicė tė saj.
Vetėpėrcaktimi ėshtė e drejtė e shqiptarėve dhe nėpėrmjet tij ata, nė fakt, bėhen faktorė dhe subjektė tė vėrtetė politik, jo vetėm nė raport ndaj vetes, por edhe nė raport ndaj tė tjerėve. Rėndėsia e pėrcaktimit politik tė popullit shumicė tė Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur nėnkupton realizimin e tė drejtės legjitime tė tij qė tė jetojė me ligjet e veta nė territoret e veta. Me kė tė rast theksojmė se populli shqiptar nė Kosovė ka njė vend tė vetin, njė territor tė vetin tė vėrtetė politik, kėshtu qė nevojat e popullatės sė tij parashikon t'i pėrmbushė brendapėrbrenda njė krijese tė re shtetėrore, sovrane dhe tė pavarur.
Zgjidhja e statusit tė Kosovės dhe njohja e tij varet nga tė vėrtetat e njėmendta dhe nga argumentet e vėrteta. Nuk ka zgjidhje tė problemit tė Kosovės dhe tė statusit tė saj pa vullnetin e popullit. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė vetėm dhunė e cila mund ta mbajė vetėm gjendjen tensionuese dhe tė konfliktit.
Mbi bazė tė kėtyre fakteve, ju lutem qė tė procedoni me fazėn e fundit tė vendosjes sė statusit tė Kosovės, e jo me ndonjė fazė kaluese e cila, edhe mė tej, do ta mbante Kosovėn nė "rreth tė mbyllur".
Prishtinė, 28 tetor 2005 Akademik Esat Stavileci
Instituti pėr Studime Bashkėkohore
QIK-u
|