Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-05, 10:57   #152
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

NGA LETRA E MEHMET SHEHUT LĖNĖ PĖR ENVER HOXHĖN PARA SE TĖ VRISTE VETEN

Shoku Enver,

Nė librin “Kur lindi Partia”, nė pjesėn e shkrojtur me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkruaje

“Ti, i dashur Mehmet ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do tė jenė mirėnjohės.
Unė shoku yt mė i afėrt, i halleve dhe i fitoreve tė pėrqafoj.

11 qershor 1981 Enver Hoxha“


Por unė shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kėto kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė, tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike, tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politike tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe, mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.
Nė njė shėnim qė mė dėrgove mė 28 tetor 1981 nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kisha dėrguar, mė thoshe qė t’u bėja analizė elementeve negative nė karakterin tim, se aty do tė gjeja arsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte “… disa elemente negative nė karakterin (tim) qė shfaqen shpesh herė nė punėn shumė tė frytshme qė (bėj) pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė“. Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, ty, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejtė, qė tė mėsosh tė vėrtetėn.
Unė po e lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe me gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė.
(…)
Unė nuk heq “asnjė presje” nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist e si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht tė them atė qė nuk mund tė ta thosha gjer sot, sepse kurrė s’mė krijove kushtet tė tė thosha tė vėrtetėn (…) Unė bėra gabim e faj politik dhe kjo u fry (…) gjersa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike (…) unė u quajta “Uni qė e ve veten mbi Partinė”, “mendjemadhi qė s’pyet pėr tė tjerėt”, “monopolisti i gjithė punės shtetėrore”, dhe njė mijė e njė akuza djallėzore. Jo, shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr “dualizėm” (me ju!), pėr tė vėnė veten mbi Partinė e tė tjera akuza tė kėsaj natyre qė m’u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr “karrige”, pėr “nam”, pėr t’u quajtur”strateg”, pėr tė dalė pėrpara Enver Hoxhės (dualizėm), pėr privilegje personale. Akuza mė e rėndė qė m’u bė (…) ishte se unė gabimin e kam bėrė (pėr tė vėnė veten mbi Partinė”, se unė kultivoj “unin” pėr t’u dukur, d.m.th. kundėr Partisė. Kaq shpejt u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por (…) tė tjerė, duke mė akuzuar se e vė veten mbi Partinė, praktikisht, mė kanė akuzuar pėr armik. (...) Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė qė m’u dha mundėsia - vetėvrasja. Edhe njėherė: amanet Partinė!
Rroftė Partia jonė e lavdishme, me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn, sa tė siguroni Partinė e socializmin (…)
Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinez) nė krye!
Rroftė komunizmi! Poshtė reaksioni!
Amanet familjen time - Fiqretin, djemtė (pėrfshi edhe Skėnderin e Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shihni se ėshtė interesi i Partisė, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht duke manipuluar armėt”! ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besimin se asgjė s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s’vdes kurrė.
Po vdes i pafajshėm (…)

Tiranė, 18.12.1981 Mehmet Shehu

Shekulli

Sigurisht shpati nuk e di se si vriten shoket e luftes te nje ideollogje Marksiste Leniniste.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė