Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit!
Shkruan: Jusuf FERIZI
Mesazhi i skenarit tė pėrmbytjes sė Shqipėrisė sipas revolucionit tė ndyrė "demokratik", u vulos si "triumf" i rebelimit antikombėtar mė 29 qershor 1997. Ai mesazh qė nga fillimi i pėrmbytjes sė madhe tė Shqipėrisė londineze krrokaste: Nė krye tė Shqipėrisė duhet tė vijė njė hibridpersonalitet qė shqiptarėt do t'i fusė nė Evropė, si gjithēka tjetėr, edhe si majmunė qoftė, por jo si shqiptarė!
Marrėveshja namėzezė e Cyrihut!
Realizimit tė njė projekti tė kėtillė tė njė Shqipėrie amorfe dhe pa identitet, i priu ajo marrėveshja namėzezė e Cyrihut (1993), kur pėr herė tė parė, stalinistėt e Shqipėrisė dhe enveristėt e Kosovės u morėn vesh pėr bashkėpunim dhe "ndihmė reciproke".
Ajo marrėveshje parashihte ndihmėn financiare qė do t'i jepte LPK-ja PSSH-sė, ndėrsa PSSH-ja, pasi ta rrėzonte Berishėn, duke marrė pushtetin edhe me mjete tė dhunės, gjė qė ndodhi nė qershor tė vitit 1997, kur pushteti i Tiranės kaloi nė duart e lobeve politike mė proserbe dhe mė progreke, do ta ndihmonte LPK-nė pėr ta rrėzuar Rugovėn dhe tė sjellė nė pushtet Qosjen.
Duhet theksuar qė nė fillim se LPK-ja, si abort i Partisė sė Punės qė ishte, tani si fėmijė axhami i PSSH-sė, pra si fraksion mė fundamentalist marksist-leninist, shpėtoi pa ngordhur vetėm falė marrėveshjes sė Cyrihut, vetėm nė saje t'asaj tradhėtie tė madhe sponsor kryesor i sė cilės, gjatė luftės nė Kosovė, u bė Adem Demaēi, duke marrė tė njėjtin rrol qė kishte Nano nė Tiranė, qė edhe shqiptarėt e Kosovės t'i ēojė nė Evropė, si gjithēka tjetėr, edhe si majmunė qoftė, por jo si shqiptarė.
Duke i prirė kėtij rrugėtimi tė Kosovės dhe tė shqiptarėve tė saj pėr t'i futur si majmunė nė Evropė, Adem Demaēi nuk la gurė pa luajtur pėr tė ndezur luftėn sa mė parė, duke provokuar makinėn ushtarake tė Beogradit nė ēdo mėnyrė qė ta djegė sa mė shpejt Kosovėn. Pas fitores sė revolucionit tė ndyrė "demokratik" nė Shqipėri, Demaēi deklaron disa herė ne mediat qė i kishte nėn kontroll: "Serbia nuk ka qenė kurrė mė e dobėt se sot"!
Promovimi i "revolucionit" tė Qosjes!
Sipa ngjarjeve tragjike qė pėrjetoi Kosova (1997), e qė u zhvilluan nė pjesėn mė tė madhe, sipas skenarit serb, revolucioni i ndyrė "demokratik" nė Kosovė filloi mė 1 tetor 1997, kur njė grup studentėsh enveristė, tė prirė nga do farė Albin Kurtash, Bujar Dugollash e Driton Lajēash, duke bėrė inaugurimin e "revolucionit" tė Qosjes, filluan demonstratat nė Prishtinė pėr tė "lėvizur" lėvizjen "e pėrgjumur tė Rugovės, sipas ideologut Bajram Kosumi. Nė tė njėjtėn kohė bėhet publike lista e zezė e tė dėnuarve me vdekje nga LPK-ja. Adem Demaēi, duke imituar "Frontin Antifashist" tė Enver Hoxhės, shpall tė formuar "Forumin Demokratik", i cili, siē e paramendonte "Mandela" ynė, sipas shembullit tė Kurt Kolės gjatė pėrmbytjes sė Shqipėrisė, do tė zėvendėsonte tėrė infrastrukturėn e pushtetit legjitim tė Rugovės.
Menjėherė pas demonstratave tė studentėve enveristė nė Prishtinė, nė skenėn politike tė Kosovės doli UĒK-ja marksiste-leniniste nano-qosjane, e cila, pa e filluar mirė luftėn, deklaronte se nuk njeh asnjė institucion tė zgjedhur nga elektorati shqiptar i Kosovės.
Dhe, duke e konsideruar tė zhbėrė pushtetin e Rugovės dhe tė dėshtuara zgjedhjet parlamentare e presidenciale, qė ishin paraparė tė mbahen mė 22 mars 1998, Rexhep Qosja (dhjetor 1997) triumfalisht shpallte puēin e pėrgatitur nė vilat e bllokmenėve tė Tiranės: "Tani, thoshte ai, tri janė shtyllat e pushtetit nė Kosovė: Forumi Demokratik i Demaēit, Lėvizja Studentore dhe UĒK-ja"!
Dhe duke fuqizuar kėtė puē, Qosja lavdėronte pushtetin e Fatos Nanos: "Vetėm pas vitit 1997, pra pas daljes nė skenė tė UĒK-sė, Shqipėria ka ndėrtuar njė politikė, tė them, kombėtare(!!!) pėr Kosovėn"! Tėrė kjo fushatė e shfrenuar e njė grupi studentėsh enveristė, e "Forumit Demokratik" tė Demaēit, i cili, mė vonė, u shndėrrua nė "tryez" tė partive majtiste, gjithnjė sipas detyrimeve qė kishte marrė Nano nga Millosheviēi nė Kretė (nėntor 1997), kishte pėr qėllim dėshtimin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, tė cilat, megjithatė u mbajtėn me sukses me fitoren e madhe tė Rugovės pėr tė cilin votuan 85% tė elektoratit tė Kosovės.
Fushata e tėrbuar e "Mandelės" sė Kosovės kishte pėr qėllim zėvendėsimin e orientimit properėndimor tė kombit shqiptar tė Kosovės me orientimin lindor ruso-bizantin, pėr ēka enveristėt shqiptarė janė tė gatshėm tė sakrifikohen nė ēdo moment.
"B.sot" 23 maj 2003
|