Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-05, 05:35   #32
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: Tė gjitha mėkatet e adem Demaēit!

Shkruan: Jusuf FERIZI


Nė prag tė zgjedhjeve parlamentare e presidenciale tė 22 marsit tė vitit 1998, Adem Demaēi vendos tė merret "seriozisht" me politikė. Sė pari, si duket pa u menduar mirė, shpall kandidaturėn pėr president tė Kosovės, tė cilėn ēuditėrisht e tėrheq brėnda dy ditėsh!

Dhe pas fitores absolute tė Rugovės si president i Kosovės me 85% tė votės sė elektoratit, Demaēi hidhet nė kėrkim tė rrugėve tjera pėr t'u ngulitur edhe nė mėnyrė tė dhunshme, nėse e lyp nevoja, nė krye tė pushtetit tė Kosovės.

Dhe aty pėr aty i ringjallen shpresat qė me "ushtrinė" e kuqe tė Nanos e tė Qosjes, si gjeneral qė do tė vetshpallej, tė marrė mbi vete udhėheqjen e ndėrtimit tė strukturave "tė reja" udhėheqėse tė Kosovės.


Testi me "Ballkaninė"!

Demaēi ishte ofruar edhe mė herėt si krah politik i UĒK-sė. Duke e kushtėzuar kėtė "ofertė" me pranimin nga ana e UĒK-sė tė "Ballkanisė" sė tij, si opcion i vetėm pėr "zgjidhjen" e problemeve ballkanike, gjė qė pranohet me tė dy duart nga ai "Shtabi" i guvave tė Malishevės sė Jakup Krasniqit, Adem Demaēi shpallet prijės politik i "ushtrisė" sė kuqe.

Dhe duke pranuar "Ballkaninė" e Demaēit, nė fakt, UĒK-ja marksiste-leniniste e "komandantėve" tė Drenicės, hoqi dorė nga pavarėsia e Kosovės.

Siē dihet slogani antishqiptar "Ballkani-ballkanasve", u nxit dhe u financua sė pari nga perandoria ruse me tė vetmin qėllim qė nga Evropa Juglindore tė dėboheshin perandoritė austrohungareze dhe otomane.

Ky slogan i tmerrshėm qė parashihte zhbėrjen e shqiptarėve si popull, u pati skalitur me germa tė zeza nė projektet gjenocidiste tė Garashaninit, e mė vonė, edhe tė Ēubrilloviēit. Prirjet greko-serbe pėr avancimin e termit "ballkan"bėjnė boshtin e strategjisė bizantine pėr pėrjashtimin e SHBA-ve nga Gadishulli Ilirik, sepse termi "ballkan" nė ndėrdijen e ēdo serbi e greku identifikohet me termin "bizant".

"Ballkani-ballkanasve", kjo sintagmė aq irrituese, por shumė e preferuar pėr Adem Demaēin, ėshtė njė slogan hegjemonist serbo-grek i sė njėjtės origjinė, dhe, pothuaj, i njė moshe me "ėndrrat" e komunisto-socialistėve serbė pėr do farė "federatash" e "konfederatash" ballkanike, ku shqiptarėt do ta kishin statusin e minoritetit, ose do tė zhbėheshin fare, ashtu siē e zhbėri Enver Hoxha ēėshtjen ēame. Nė emėr tė kėsaj sintagme, me tė cilėn u pajtua edhe "ushtria" e kuqe e Demaēit, u viktimizua nga ana e komunistėve shqiptaro-jugosllav edhe ēėshtja e Kosovės nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Pėr kėto qėllime enveriste, edhe Demaēi u mor gjatė me "ėndrrėn" kominterniste tė "Ballkanisė" sė tij, u mor pra me kėtė ide antishqiptare "Mandela" i Kosovės nė kohėn mė tė ligė, shih atėherė kur kishte filluar lufta nė Kosovė. Me kėtė "ėndėrr" kominterniste Demaēi iu qep edhe mė fuqishėm politikės duke vrarė veten edhe njė herė, me dorė tė vet!


Populli apelonte: "ndale turrin, "gjeneral"!

Dhe pas vetemėrimit tė tij "gjeneral", pas djegies sė Dukagjinit (verė 1998), Demaēi nė krye tė "ushtrisė" sė kuqe paralajmėronte se do tė "ndryshojė" strategjinė, se do tė "ndėrrojė" taktikėn e luftės.

Kur jepte "gjenerali" ynė kėtė paralajmėrim, afro gjysma e Kosovės ishte bėrė rrafsh me tokė, njė e treta e popullatės kishte braktisur vatrat e lindjes, Dukagjini, pothuaj, ishte boshatisur nga vendėsit autoktonė shekullorė.

Dhe, sikur tė mos ishte ngopur me gjithė ato vrasje e rrėnime qė linin prapa barbarėt serbė, sepse siē thoshte "gjenerali", "liria nuk ka ēmim", ndonjė zėdhėnės i UĒK-sė, sepse nuk dihej sa zėdhėnės dhe sa shtabe falangash ekzistonin, kėrcėnonte se "ose do ta ēlirojmė Kosovėn, ose do ta bėjmė shkrimb e hi tė tėrėn"!

Dhe, derisa shqiptarėt e Kosovės, pa kurrfarė mbrojtjeje, vriteshin e dėboheshin nga vatrat e tyre shekullore, "gjenerali" i vetėshpallur dhe prijėsi i UĒK-sė, Adem Demaēi, nė konferencat javore tė shtypit pėr ēdo tė martė, sikur tė jetonte nė hėnė, vazhdonte fjalimet e tij tė zjarrta mbi "riorganizimin" e UĒK-sė.

Nė tė njėjtėn kohė qindra mijėra banorė qė ishin katandisur maleve nėn qiellin e hapur, sikur e lusnin Demaēin: "Zoti gjeneral", nėse do pushtet me ēdo kusht, atėherė urdhėro eja ta ushtrosh pushtetin tėnd qė ta kanė siguruar uēkėistėt nano-qosjanė nė qindra fshatra ku nuk frymon mė erė njeriu"! Dhe, lutja e tyre e kotė e fundit ishte: "Ndale turrin, "gjeneral"!

Kombėtarja "B.sot" 24 maj 2003
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė