Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-05, 05:36   #34
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ja kush eshte Ademi qe frymon si nje Shka...


Si e vrau veten "Mandela" i Kosovės?
Ose: tė gjitha mėkatet e Adem Demaēit (5)


Shkruan: Jusuf FERIZI

Duke zbatuar me besnikėri atė amanetin prej enveristit tė devotshėm tė Ramiz Alisė, se "edhe barė do tė hamė, por nė Shqipėri nuk do tė lejojmė depėrtimin e imperializmit amerikan", duke mos lėnė gurė pa luajtur pėr ta karantinizuar Kosovėn nė kthetrat serbiane, duke punuar zellshėm nė izolimin e saj tė plotė nga Perėndimi, pikėrisht ashtu siē e kishte getoizuar Enver Hoxha Shqipėrinė plot 50 vjet, Adem Demaēi, duke bėrė ku tė dihet tė satin mėkat, ngritet me tėrė forcėn kundėr Konferencės sė Rambujesė.


Demaēi nė unison me moskovitėt!

Pėr "Mandelėn" tonė nuk kishte rėndėsi vėrejtja e ambasadorit (amerikan v. ime) Hill: "Disa anėtarė tė delegacionit (shqiptar) nė Rambuje janė pėr sė tepėrmi tė disponuar si antiperėndimorė.

Disa prej tyre rrjedhin nga lėvizjet marksiste-leniniste, dhe si tė tillė nuk janė ithtarė tė angazhimit tonė (amerikan) nė Kosovė, edhe pse deklarohen si tė tillė". Demaēit nuk iu ngul as apeli i Z. Olbrajt drejtuar delegacionit shqiptar nė Rambuje se fajtori pėr futjen apo mosfutjen e NATO-s nė Kosovė do tė gjendej nė mesin e shqiptarėve dhe serbėve.

Pėr tė nuk bėri punė as sugjerimi i mikut mė tė madh tė shqiptarėve, Bob Doll, se mosnėnshkrimi i marrėveshjes sė Rambujesė nga ana e delegacionit shqiptar, do tė bėnte tė pamundur intervenimin e NATO-s nė Kosovė. Aleatėt mė besnikė tė Demaēit nė fushatėn e tij tė ēmendur kundėr Rambujesė ishin Albin Kurti dhe "Sulltan", Selimi. Kėtė tė fundit, pėr "meritat" e tij nė fushatėn kundėr Rambujesė, Demaēi e shpalli "komandant suprem" tė SHP tė UĒK-sė.

Ky ndryshim kuadror nė "ushtrinė" e kuqe tė "gjeneral" Demaēit, nė Kosovė u quajt grushtshtet nė UĒK. Kėsaj fushate tė ēmendur iu bashkuan me njė "apel" edhe do "veteranė" (komunistė) tė gazetarisė nė Kosovė, tė cilėt sot ēelin vezė tė klluqura nė tė pėrditshmėn "Zėri".

Bashkė me ta, mė 19 shkurt 1999, Demaēi u rendit nė mbėshtetje tė zellshme tė demonstratave nė Moskė, ku me portretet e Stalinit nė dorė rusėt brohoritėn jo vetėm kundėr Amerikės, por edhe kundėr shqiptarėve.

Atė ditė, urrejtja e Demaēit kundėr NATO-s dhe Amerikės ishte nė unison tė plotė me urrejtjen serbe kundėr amerikanėve. Nė fund, i zhgėnjyer me dėshtimin e fushatės sė tij kundėr Rambujesė, duke dhėnė dorėheqje nga posti i pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė, Adem Demaēi deklaronte: "Krenohem nėse kam arritur ta bėj tė dėshtojė Konferenca e Rambujesė"!


"Mandela" kundėr dėnimit tė Serbisė!

Ata shqiptarė qė ishin kundėr dėnimit tė Serbisė, pa mėdyshje, i takojnė atij konceptit qė nuk do ta shohė popullin shqiptar si pjesė e gjeopolitikės evro-atlantike.

Janė kėta individė qė i takojnė atij koncepti tė ngarkuar me bagazhin e vjetėr politik, e qė janė nė lidhje tė pandėrprera ideologjike nėpėrmes trajtave mė tė mynxyrshme stalinisto-enveriste.

Demaēi, ndoshta pa vetėdije, angazhohej pėr njė vetėvrasje tė shqiptarėve tė Kosovės, sepse kėtė politikė kriminale vetėvrasėse e kishte trashėguar nga diktatori Hoxha qė pllakosi Shqipėrinė pėrgjatė njė gjysmė shekulli.

Demaēi donte ta reprizonte tragjedinė enveriste nė Kosovė pėr tė krijuar kushte tė "reja" qė bisha serbe, siē thotė Kadare, ta mbyste Kosovėn nė qetėsi. A ishte i vetėdijshėm Demaēi se duke u ngritur kundėr dėnimit tė Serbisė, po ngritej kundėr lirisė sė Kosovės?

Si pasojė e makinacioneve tė kmerkuqve tė Kosovės pėr vonesėn e atij nėnshkrimi qė kėrkohej tė vihej nė dokumentin e Rambujesė, u vranė dhe u masakruan mijėra e mijėra shqiptarė. Pėr pak, siē thotė Kadare, "armiqėsia tradicionale" (ruso-karpatiane) kundėr NATO-s dhe Amerikės, gati pėrfundoi nė mbrojtje tė Serbisė komuniste, kundėr lirisė sė Kosovės.

Nė ato orė makabėr tė asaj blasfemie (prill 1999) kundėr presidentit tė Republikės sė Kosovės, nė ato ditė tė rėnda tė atyre sharjeve qė dukej sikur vinin nga bulqitė e llahtarshme serbokarpatiane, nė atė meskohė tė asaj herezie, e edhe kryeherezie, tė atij profanimi kundėr liderit mė tė pakontestueshėm shqiptar, pėr tė cilin gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO-s Tirana zyrtare dhe marksistė-leninistėt e UĒK-sė sė Adem Demaēit kishin pėrgatitur gjyqin inkuizicionist bizantin, politikanėt aventurierė, qė kishin manipuluar dhe sabotuar luftėn e UĒK-sė, pėr njė grimė pushtet tė sė nesėrmes, mbajtjen peng tė Rugovės nė Prishtinė deshėn ta shfrytėzojnė pėr eliminimin e forcės sė parė politike qė pėrmbyti komunizmin nė Kosovė.

Segmente bizantine tė faktorit politik tė Tiranės dhe tė asaj UĒK-sė marksiste-leniniste, me njė urrejtje tė tipit mesjetar ndaj antikomunizmit, ndaj politikanit mė me ndikim nė Kosovė dhe nė Shqipėri shkuan aq larg nė atė prillin e vitit 1999, saqė akuzat e tyre kundėr Rugovės nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s mund tė krahasohen vetėm me akuzat e prokurorėve marksistė-leninistė tė vitit 1945.

Bota Sot
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė