III. TEORIA E POEZISĖ
(Strategjia e kuptimit)
--------------------------------------------------------------------------------
1. Eseu, Kritika
Libri i tretė i Ibrahim Rugovės, Strategjia e kuptimit, ndahet nė tri pjesė: Ese, Kritikė dhe Teori e poezisė shqipe nė Jugosllavi. Duke lexuar kėto emėrtime tė pjesėve menjėherė mund tė theksohet se nė kėtė libėr mė sė miri pėrfaqėsohen pikėpamjet e kėtij autori pėr kritikėn, pėrkufizimi i sė cilės bėhet gjatė vetė procesit tė njohjes dhe tė studimit tė letėrsisė, pra nė vetė trupin e saj. Tre kapituj shenjojnė qartas pikat kryesore tė interesimit tė Rugovės si kritik qe njė decenie e mė shumė, dhe jo vetėm qė pėrfaqėsojnė farėt mė kryesore tė manifestimit tė kritikės pėr letėrsinė. Nė fillim ėshtė eseu si kontakt i parė i drejtpėrdrejtė dhe i domosdoshėm me letėrsinė, pėr tė provuar e formuar njė ide apo njė pamje tė artit letrar. Nė kėtė formė, shkrimi kritik ėshtė mė tepėr kėrkim dhe ėshtė i liruar nga formulimet e pėrfunduara. Si i tillė, pos gjakimit tė rezultatit, gjakon edhe provėn e sharmit nė shkrim. Kėshtu qė del shkrim qė lexohet me interes dhe me njė kėnaqėsi. Nė kėto tipe tė shkrimeve kritike, kėrkohen, hetohen e gjurmohen tema letrare dhe fenomene qė nuk janė tė lidhura as vetėm me njė gjini letrare, e as me njė autor, apo njė periudhė. Thelbin e shkrimit tė eseut letrar e pėrbėn interesimi i autorit nė fushėn e letėrsisė. Nga ana tjetėr, moskėrkimi i formulimeve pėrfundimtare, shkrimin kritik e bėn mė tė ēlirė dhe tė lexueshėm. Prandaj, shpesh na duket se nė kėtė tip shkrimi edhe mund tė lexohen faqet mė tė suksesshme tė kritikės sė Ibrahim Rugovės.
Pjesa e dytė e librit, Kritikė, ka tė bėjė vetėm me poezinė tonė mė tė re, dhe pėr aq sa i largohet shkrimit tė lirė tė eseut, pėr aq i afrohet shkrimit tė destinuar. Kritika realizohet tash mė afėr tekstit dhe bazohet nė analiza tė shkurtra e tė shpejta, konkrete, duke pėrmbajtur nė vete kėrkesėn hetuese e shpjeguese, gjithė nė vijėn e destinimit tė tekstit; shumica janė tė shkruar si parathėnie veprash tė autorėve tanė. Po, nė tė njėjtėn kohė, kjo kritikė mbėshtetet nė mendimin e formuluar dhe tė karakterizuar duke e parė fenomenin konkret letrar brenda poezisė shqipe bashkėkohore. Kjo pjesė e librit, nė kėtė aspekt, ėshtė e lidhur funksionalisht me pjesėn e tretė qė merret me teorinė e poezisė. Duhet tė shihet si lexim konkret i veprave, si kėrkim dhe prodhim i kuptimeve, a priori, pėr tė artikuluar njė klasifikim e tipologji, a posteriori. Kjo kritikė e dėshmon kėtė kėrkesė tė veten nga rasti nė rast mjaft qartė, sepse formulimet e saj do tė pėrsėriten, do tė rimerren nė kapitullin vijues, tė teorisė sė poezisė, duke u vėnė nė njė kontekst mė tė gjerė tė poezisė bashkėkohore shqipe. Me njė fjalė, kjo pjesė e librit manifestohet si njė lexim i zgjedhur, si kritikė e zgjedhur, apo si shkalla e parė e pėrgatitjes pėr tė kaluar nė terrenin e teorisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|