Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 16:57   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

IV. KĖRKIMI I KUPTIMIT
(Vepra e Bogdanit 1675-1685)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Karakteri i veprės

Vepra e Pjetėr Bogdanit Cuneus prophetarum, para sė gjithash, ėshtė njė doktrinė e krishterė, pra njė mėsim, qė jepet nė arsyetimin e fesė dhe ngre nevojėn e forcimit tė besimit duke pasur parasysh njė ambient konkret, ambientin e shqiptarėve. Shpjegimi pėr fenė dhe mėsimi pėr krishtenizmin ėshtė nisur nė Biblėn e Vjetėr, po mbėshtetjen kryesore e ka nė Biblėn e Re dhe nė shpjegimet e dijetarėve tė hershėm teologė, e sidomos te Shėn Augustini, veēmas nė veprat e tij De Civitate Dei dhe Rrėfimet. Ndoshta pikėrisht mbėshtetja nė Shėn Augustinin i jep jetė njė pėrjashtimi kaq tė fortė dhe me ēdo kusht tė argumentimeve fetare tė Ebreizmit dhe Islamizmit, pėrjashtim qė do tė provohet nė secilėn pikė tė diskutimit me radhė.
Po u desh tė gjinden dhe tė hetohen elementet origjinale tė Bogdanit nė shpjegimin dhe trajtimin e kėtyre problemeve, pa tjetėr shtrohet pėrpara kėrkesa qė vepra e tij tė lexohet duke e pasur pėrpara Vulgatėn latine tė Biblės, nė tė cilėn i ėshtė dashur tė mbėshtetet atij nė thelb. Pra, origjinaliteti i tij mund tė kėrkohet nė tepricėn e argumenteve qė mund tė gjendeshin karshi tekstit bazė ku ėshtė mbėshtetur; nė kėtė mėnyrė mund tė hetohen idetė e tij origjinale nė shpjegim, por jo edhe nė doktrinė.
Trajtimi i problematikės sė Shkrimit tė shenjtė nė veprėn Cuneus prophetarum ėshtė krejt nė frymėn e interpretimeve latine, nė radhė tė parė tė Shėn Augustinit, simbas tė cilit, ēdo gjė nė kėtė shkrim (ėshtė fjala pėr Biblėn e Vjetėr) qė nuk mund tė lidhet direkt me nderin (apo njerėzinė) e zakoneve dhe me tė vėrtetėn e fesė (katolike), duhet tė konsiderohet alegorike. Kjo ka tė bėjė sidomos me interpretimin e pikave ireale tė Shkrimit tė shenjtė, qė bėjnė besimtarin tė largohet nga udha e fesė, besimit. Nga ana tjetėr, pėr judaistėt, tė gjitha tė vėrtetat morale dhe filozofike janė tė fshehura nė Biblėn e Vjetėr.
Duke u nisur nga tradita latine e shpjegimit tė Shkrimit tė shenjtė, shkrimi i shenjtė nė kėtė vepėr trajtohet nė katėr kuptime, nivele: njėri prej tyre ėshtė i fjalėpėrfjalshėm, i drejtpėrdrejtė, dhe tre tė tjerėt janė tė figurshėm: tropologjik, alegorik dhe anagogjik.

a). Kuptimi alegorik:
ėshtė kuptimi kryesor i figurshėm nė raport me mėsimet e Ungjillit.
b). Kuptimi tropologjik:
pėrmban njė kuptim moral, individual, duke kaluar nėpėr tė cilin Zoti qorton apo lavdon shpirtin njerėzor.
c). Kuptimi anagogjik:
ėshtė ai qė dallon nė mesazh njė aluzion nė tė vėrtetat metaforike e morale: jeta e ardhshme, gjyqi i fundit, dėnimi i pėrjetshėm...

Nė mbėshtetje tė kėtij interpretimi, Shėn Augustini kėtė princip mė shkurt e formulon kėshtu: "Nė Dhjatėn e Vjetėr ėshtė e fshehur Dhjata e Re, Dhjata e Vjetėr zbulohet nė Dhjatėn e Re", parim i po kėtij autori qė kur citohet nga Bogdani nė veprėn e pėrmendur ka kėtė formulim: "Marrėm vesh sa mundemi, qish mos mundėmi besojmė".
Kjo frymė teorike e shpjegimit tė Shkrimit tė Shenjtė ėshtė trajtuar pikė pėr pikė kėshtu nė veprėn Cuneus prophetarum, nė Shkallėn II, Ligjėrata I, nga interpretimi i sė cilės mundet dhe duhet tė lexohet e gjithė vepra e tij e pėrmendur.
Nė aspektin e shpjegimit tė Krijimit tė shenjtė dhe tė Trinisė, vepra e Bogdanit si ide nuk ka ndonjė tė re dhe nuk mund tė kishte. Kėrkimi i origjinalitetit tė tij, prapė, ēon nė hetimin e shpjegimeve tė tij konkretizuese, pra nė mėsimin e tij tė fesė, qė nė njė anė do ta kenė bazėn e vet argumentuese nė filozofinė e filozofėve antikė, Aristotelit, Platonit e Senekės, qė ngritet nganjėherė edhe deri te sensualizmi i mėvonshėm, dije qė citohet herė me emra autorėsh e herė pa ta. Konkretizimi i shpjegimeve tė tij, nga ana tjetėr, ka tė bėjė me gjeografinė dhe me dijen e mesit, prandaj mund tė gjejmė nė veprėn e tij tė pėrmenden, Pashtriku, Prizreni, Shkupi, Shkodra, Drini, Vardari, madje edhe referencat historike tė ambientit: mundja e Vuēi Pashės nė Malėsi, apo ndonjė pėrshkrim sociopsikologjik i banorėve tė vendit tė vet. Shpjegimin e doktrinės sė vet, mė tutje, e forcon me njė ton tė rreptė, tė sertė tė polemikės me karakter kundėrshtues, ndaj Islamizmit dhe tė Judaizmit. Polemika e tij, karakteri pėrjashtues ėshtė i pandalshėm, sa qė mendimin e Muhamedit se me ujė lahet tė fėlliqtit, mėkati, duke aluduar pėr abdesin, e quan mashtrues, sepse, simbas tij, shpirti lahet nga mbrenda. Po me kėtė sertėsi pėrjashtuese diskuton shkallėt e krijimit dhe tė njohjes sė ebrejve, duke pėrjashtuar triadėn e Talmudit dhe tė Kaballės.
Dokumentimin dhe arsyetimin e moralit, etikės sė krishterė, Bogdani e jep nė veprėn e vet nė Shkallėn II, Ligjėratėn VI, duke njohur dhe emėrtuar tė kėqijat e djallit qė kanė hyrė nė shpirtin e njeriut: madhėshtia, smira, mėria, pritesa, lakmia, gryksia, kurvnia; dhe shėrimin e njeriut nga kėto e jep nėpėrmjet shembullit tė kryqimit tė Krishtit, Krishtit tė kryqėzuara.

a). Me uljen e kokės nė kryq, u mjekua madhėshtia.
b). Me uratė pėr armiq, ndiqet mėnia.
c). Me tė ēelurit e krahėrorit largohet smira.
d). Me te bajturit e kokės, pritesa.
e). Duke u dhėnė teshat e veta atyre qė e kryquan, mundet lakmia.
f). Me pirjen e helmit, gryksia.
g). Me tė rrahurat qė duroi, flaket kurvnia.

Gjithė kjo edhe nga aspekti moral e etik shpjegon dhe pėrfaqėson filozofinė e flijimit tė krishterė, qė si dimė ka marrė karakterin e njė maksime tė hetuar edhe te Tolstoji: jo kundėr tė keqes me dhunė. Filozofia e flijimit tė Krishtit-hero kėtu gjen njė shpjegim tė saktė moral dhe njė pėrfaqėsim shembullor.
Nga sa shihet, vlera e parė e veprės sė Bogdanit, Cuneus prophetarium, nuk ėshtė filozofia dhe ideologjia e tij fetare e krishterė, por se ėshtė vepra e parė e shkruar nė shqip, mė sė pari pėr rėndėsinė e kapjes sė njė shqipeje tė vjetėr nė provėn e saj me njė dije dhe diskutim tė kohės. Studimet shqiptare gjithmonė do tė jenė mė tė dobishme dhe mė produktive kur merren me kėtė anė tė kėsaj vepre tė rėndėsishme tė kulturės sonė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė