Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 16:59   #15
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

V. KRITIKA LETRARE SHQIPTARE
(Kahe e Premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983)


--------------------------------------------------------------------------------

1. Problemet me kritikėn

Ibrahim Rugova, nė pjekurinė e vet krijuese, i ka hyrė projektit mė tė madh kritik, qė i pėrfunduar ka titullin Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Vetė titulli i monografisė dėshmon qė projekti studimor i Rugovės ka brenda komponentėn teorike dhe komponentėn historike, duke shfaqur esencėn e kėrkimit ndėrmjet historisė sė kritikės dhe teorisė sė kritikės me shfaqjet e saj nė kohė. Pėr lehtėsi tė tė kuptuarit tė objektit autori pranon kornizat karakterizuese tė periudhave letrare tė letėrsisė shqipe, si kulturė e trashėguar. Prandaj, studimi ka pjesėn Pjesėn e parė me ndarjet (klasifikimet): A. Fillimet e mendimit kritik, B. Kritika e Rilindjes Kombėtare dhe C. Kritika e periudhės 1912-1944, dhe Pjesėn e dytė me klasifikimet: A. Kritika bashkėkohore me prerjet: a. Kritika nė Shqipėri, b. Kritika shqiptare nė Kosovė, c. Kritika te arbėreshėt.
Pra, sado qė ėshtė shenjuar njė kuadėr kohor, qė sugjeron kronologjinė, kėrkimi i Rugovės ėshtė mė tepėr diskutues e klasifikues, duke parė fenomene kritike tė trashėguara, pra qė vijojnė nė kohė tė ndryshme, si dhe fenomene tė thyerjeve e tė ndryshimeve. Studimi i bazuar nė kahe (orientime) qė nėnkuptojnė metodat kritike dhe nė premisa, qė nėnkuptojnė bazėn teorike tė fenomenit, i kanė nxjerrė jo pak probleme studiuesit, sepse kėto nuk duken njėsoj e me tė njėjtėn vlerė nė tekste tė ndryshme kritike tė shfaqura kaq larg nė kohė.
Problemi i parė pėr tė zgjidhur ėshtė vetė pėrkufizimi dhe dallimi ndėrmjet asaj qė ėshtė kritikė dhe asaj qė ėshtė kritikė letrare, sepse nė vėshtrimin modern tė termit kritika letrare ėshtė prodhim i letėrsisė (pra vjen a posteriori), prandaj, si mund tė ketė kritikė pa pasur letėrsi (kemi parasysh shkrimet fillestare nė kohė). Autori e ndien kėtė problem, por nuk e shtron shkoqur nė studim, duke u mjaftuar me shenjat e kėrkimeve e tė kėrkesave tė tij ndaj teksteve, kėshtu qė pėrkufizimi del implicit. Pra, kemi kritikėn si mendim pėr letėrsinė apo ndonjė fenomen tė shkrimit, madje dhe kritikėn mbrenda doktrinave religjioze, estetike e ideologjike, qė anon nga fenomenet letrare, dhe kritikėn letrare, qė prodhohet si interpretim apo analizė letrare.
Prandaj, kur trajton tekstet e Barletit, tė Bogdanit apo tė Nezimit, autori gjen mė tepėr elemente tė poetikės klasike, tė shenjtė apo orientale, ashtu si dhe tė retorikės.
Prandaj, kur trajton tekstet e De Radės a tė romantikėve tė tjerė shqiptarė, autori gjen mė tepėr elemente tė estetikės apo tė ideologjisė kombėtare tė artikuluar edhe si letėrsi kombėtare.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė