Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:00   #17
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Kritika letrare shqiptare

E thėna e Mishel Montenjit se “mė vėshtirė ėshtė t’i interpretosh interpretimet se t’i interpretosh gjėrat” ėshtė bėrė moto e punės sė Ibrahim Rugovės nė kėtė vepėr, duke artikuluar zinė e kėrkimtarit nėpėr labirintet e ideve tė tė tjerėve, aq mė tepėr nė kaosin e mendimeve e tė shkrimeve tė shqiptarėve, pa asnjė sistemim deri nė kėtė kohė. Kjo vėshtirėsi, prandaj, mund tė lidhet edhe me pėrkushtimin pėr tė sistemuar, klasifikuar e vlerėsuar idetė, qė janė vetėm evidenca dhe idetė qė mbeten tė gjalla e prodhore edhe nė kohėt pėrtej kohės kur linden.
Tė gjitha problemet bėhen mė tė kapshme nė fazat a periudhat kur artikulohet pėrfundimisht kritika letrare shqipe, qė zhvillohet e perfeksionohet mė sė pari nė dialog me vepra tė letėrsisė shqipe, pra si “interpretim i gjėrave”. Kjo lidhet me shfaqjen e kritikės letrare nė kuptimin modern, qė do tė lidhet teorikisht e praktikisht me emrin e Faik Konicės, me kohėn e zhvillimit tė letėrsisė shqipe, me modernitetin e me shekullin njėzet.
Tanimė Rugova del nė terrenin e vet tė preferuar, kalon nė tekst tė kritikės, dhe kėrkimi i tij bėhet krejt substancial duke hetuar premisat si bazė teorike tė kritikės letrare dhe kahet si paraqitje apo orientime tė metodave tė diferencuara tė kritikės letrare. Kjo ėshtė koha tė cilėn autori e cilėson si “konsolidim i kritikės”. Tanimė interpretimet e autorit janė tė argumentuara nė tekste dhe kanė mbėshtetjen klasifikuese, qė reflektojnė pėrgjasime me metodat e kritikės letrare moderne nė qarkun kulturor e letrar evropian. Rugova flet pėr vetėdijen kritike (F. Konica), kritikėn introduktive (Fan S. Noli), kritikėn psikanalitike (K. Maloki), kritikėn filologjike e kulturohistorike (E.Ēabej), kritikėn imanente (M. Kuteli), kritikėn e romanit (V. Koēa), letėrsinė realiste (Dh. Shuteriqi), kritikėn estetike-historike (A.Pipa).
Kėrkuesi i palodhshėm empirik i shkrimeve kritike shqipe dhe teoriku modern i kritikės, Ibrahim Rugova dėshmon gjerėsinė e tij nė metodė e nė trajtim, ndonėse edhe vetė do tė bjerė nė kontekstin sociokulturor, qoftė nė vėshtrimin e mungesės sė riprodhimit sistematik tė shkrimeve kritike, qoftė i shtrėnguar nga premisat ideologjike dominante tė kontekstit kulturor shqiptar kur ėshtė shkruar vepra. Ndryshe nuk ka si tė dėshmohet vlerėsimi i paktė nė shkalloren kritike i Vangjel Koēės ashtu si dhe mungesa e vlerėsimit kritik tė Gjergj Fishtės e tė Ernest Koliqit.
Kjo ēėshtje bėhet edhe mė problematike nė trajtimin e kritikės letrare nė Shqipėri nė periudhėn e pas luftės sė dytė, ku ideologjia bėhet amėz e mendimit pėr letėrsinė dhe ku metoda e realizmit socialist e “dekretuar” e fut letėrsinė nėn mbretėrinė e dogmatizmit. Rugova pėrkrah karakterizimit mundohet tė gjejė shkėndija tė dinamizimit tė brendshėm letrar, duke diskutuar kujdesshėm atė qė do tė quhej “dialog” ndėrmjet tradicionalizmit dhe novatorizmit. Nė kėtė fushė, kėrkuesi brilant, Rugova, lodhet duke gjetur sjelljen e mirėkuptimit, por edhe duke prodhuar faqet mė jointeresante tė studimit tė tij.
Kur ėshtė ēėshtja e vėshtrimit tė kritikės letrare shqiptare nė Kosovė, Rugova ėshtė nė shtėpinė e vet dhe nė formatin e vet, prandaj gjykimet i ka mė tė lira e tė vėrteta, tė mbėshtetura nė argumente. Ai karakterizon e klasifikon orientime kritike dhe vlerėson kritikėn me lehtėsi tė pazakonshme. Mirėpo, edhe kėtu i del para njė problem, tė cilin nuk ka si ta zgjidhė aty pėr aty. Disa nga kritikėt, qė i sheh mė prodhorėt nė vėshtrimin e pranimit e tė vlerėsimit, ishin nė kulmin e tyre tė krijimtarisė, prandaj vlerėsimet e studiuesit vetvetiu marrin trajtėn e paravėshtruesit, qė nuk ėshtė njė pozitė e dėshirueshme e njeriut qė nuk do tė duhej tė klasifikonte pa e pasur bazėn e plotė argumentative.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė