Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:00   #18
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. (Si) Enciklopedi e kritikės

Libri i Ibrahim Rugovės Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983, pėrpos tekstit themelor autorial nė tė cilin ėshtė krijuar harta e shfaqjeve kritike dhe harta e vlerave, ka dhe njė pjesė me peshė tė madhe tė tekstit qė quhet Bibliografia, e cila me 1. Bibliografinė pėrshkruese tė librit 1861-1944, me 2. Bibliografinė komentuese tė kritikės nė shtypin shqiptar 1883-1944 e me 3. Listėn e organeve tė shtypit 1848-1944 krijon kuadrin e referencės shkencore tė domosdoshme pėr njė projekt tė madh, tė parin sistematizues. Kjo ndėrmarrje dokumentuese kaq e madhe e kaq e mundimshme e autorit lidhet me mungesėn e teksteve tė vjetra nė qarkullim deri nė vitet tetėdhjetė tė shekullit njėzet, e sidomos me mungesėn e leximit tė tyre sistematik. Prandaj, autori citon pjesė tė gjata, komenton dhe jep shėnime. Prandaj, konsiderojmė qė kjo pjesė e librit krijon njė pikė tjetėr nė tė cilėn mbėshtetet teksti i parė sintetizues; kemi kėtu njė interkomunikim tė botėve.
Njė vlerė tė veēantė ka Treguesi historik i termave, qė ėshtė nė fakt njė koncentrat teorik i gjithė kėrkimit. Tanimė niveli i zhvillimit teorik tė kritikės do tė duket nė bazė tė sistemimit tė termave fundamentalė, gjithsesi me mundėsinė qė kėta terma tė jenė tė krahasueshėm me terma teorikė tė kėrkimeve letrare evropiane. Sepse, u tha mė parė, qė nė fushėn e teorisė gjithmonė jemi nė fushėn universale. Kurse studiuesi Ibrahim Rugova e ka pėr dėshirė, mall e qėllim qė kulturėn nacionale nė kėtė domen (nė kritikėn letrare), po dhe nė domene tė tjera, ta shohė tė krahasueshme e tė matshme edhe me literaturat e me kulturat e tjera.
Vepra Kahe e premisa, me ndėrtimin, strukturimin, kėrkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapėrcen qėllimet fillestare tė njė monografie dhe merr pėrmasat e njė enciklopedie pėr kritikėn shqiptare si disiplinė tė mendimit dhe kritikėn letrare shqipe si zhanėr letrar. Kjo pa dyshim ėshtė vepra mė e madhe e mė e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės, njė nga veprat mė tė mėdha tė kritikės shqiptare, duke e bėrė vetvetiu autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė