Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:01   #19
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VI. REFUZIMI ESTETIK
(Refuzimi estetik), 1987


--------------------------------------------------------------------------------

1. Trajta e kritikės

Libri Refuzimi estetik, ėshtė libri i fundit kritik i Ibrahim Rugovės, ndėrsa nė trajtėn e ndėrtimit formal duket tė jetė vazhdim i librit tė mėhershėm Strategjia e kuptimit. Kjo jo vetėm sepse e pėrbėjnė kryesisht tekste kritike qė lidhen me autorė bashkėkohorė dhe vepra e ide letrare aktuale, por edhe pse kapitujt e tij nuk emėrtohen nė bazė tė ēėshtjeve tė shqyrtuara, por nė bazė tė klasifikimit tė formave tė kritikės sė autorit. Nė kėtė vėshtrim, kemi njė vetėklasifikim tė shkrimit tė autorit. Libri Refuzimi estetik ka kėtė strukturė: I. Ese, II. Kritikė, III. Studime, vėshtrime, IV. Teori e kritikės. Duke parė kėta kapituj, qė shenjojnė format e kritikės, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kuptojmė edhe format e domosdoshme apo tė preferuara qė diskursi kritik i kėtij autori merr nė dialog tė pėrhershėm me fenomenet letrare, me veprat konkrete dhe me autorėt shqiptarė. Ėshtė e natyrshme qė shkrimet e lidhura me njė ambient konkret letrar e me njė kohė i lidh njė sensibilitet i veēantė, ashtu dhe njė mori formulimesh e formulash tė ngjashme apo tė pėrbashkėta, tė cilat i di autori dhe i sipėrthekson nė Parathėnie. Ai aty shkon njė hap mė tej dhe nė mėnyrė implicite kėrkon moralitetin kritik e vlerėn qė do tė sprovohet nė kohė.
Rugova tashmė ėshtė kritik i sprovuar dhe kalon me lehtėsi tekstet e veta nė rrjetin e klasifikimeve formale e zhanrore. Si gjithnjė eseun e mban formė tė lirė pėr tė shpalosur ide tė lira, pa u munduar me argumentimin e tyre shterues. Me kėtė lehtėsi tė idesė sė re ai trajton romanesken te romani, perceptimin e historisė nė korpusin romansor, retorikėn e formės poetike, apo dhe guximin interpretues qė nėpėrmjet njė vargu tė identifikojė njė poezi, madje njė poetikė personale.
Nėn masėn e kritikės si interpretim konkret i veprės konkrete dhe mė tej si dialog tė gjallė me aktualitetet letrare, Ibrahim Rugova shkruan pėr vepra nė gjini tė ndryshme, tė botuara gjatė viteve tetėdhjetė, tė Azem Shkrelit, Fahredin Gungės, Musa Ramadanit, Teki Dėrvishit, Jusuf Buxhovit, Mehmet Krajės, Ibrahim Kadriut, Qerim Arifit, Abdullah Konushevcit. Tė gjithė kėta gati shkrimtarė tė brezit tė kritikut. Sikur pėr tė provuar qė kritiku i brezit ėshtė njohėsi mė i mirė i po kėtij sensibiliteti letrar, qė nėnkupton njė pėrgjithėsim, ashtu dhe njohja e stilit individual tė autorėve, qė i bėn tė ndryshėm dhe tė veēantė. Mundet qė kėto dy elemente i bėjnė tekstet e Rugovės tė kenė nė brendėsi pėrballė njė diskutimi letrar edhe njė mirėkuptim gati miqėsor.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė