3. Teoria e kritikės
I obsesionuar me kritikėn, sidomos me teorinė e kritikės, Ibrahim Rugova, edhe kėtė libėr e mbaron me njė korpus tekstesh rreth problemeve teorike tė letėrsisė e tė kritikės letrare. Ai i kthehet sėrish leximit dhe diskutimit tė librit tė tij tė dashur tė rinisė, Teorisė sė letėrsisė tė Rene Velekut dhe Ostin Uorenit; pėr tė parė dy funksionet e kėsaj teorie.
Ibrahim Rugova, kritiku i mileut tė Prishtinės, studenti i Rolan Bartit nė Paris, apo dijetari qė nuk pėrjashton asnjė ide pa e diskutuar: cili nga kėto pėrcaktime ka ushqyer njė diskutim problemor pėr kritikėn letrare dhe marksizmin si njohje apo ideologji?. Dijetari i Prishtinės, si krijues, tė cilit pushteti politik dhe ideologjia i shkojnė mbas si hije, sqaron qė kishte njė kritikė tradicionale ideologjike, dhe njė tjetėr tė modernizuar, e cila do tė merrej mė nė fund me Kafkėn, Prustin e Xhojsin, duke i vėnė nė shtratin e vet tė realizmit tė paanė, pėrderisa tė parėt e tyre tradicionalistė i patėn hedhur si dekadentė. Njė diskutim i sofistikuar pėr kohėn, qė nuk do tė mbėrrinte askund tjetėr pos nė diskutimin final tė raportit tė letėrsisė me politikėn, kėtu e tjetėrkund.
Rugova mė nė fund e vijon diskutimin e vet teorik lidhur me interesimet teorike e letrare tė aktualitetit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje qė fenomeni tė shihet nė gjithė botėn shqiptare, ndonėse kjo botė jeton nė kėrkimin e ideve tė kundėrshtueshme deri nė skaj. Studiuesi pėrpiqet qė tė sistemojė grimcat e ideve shqiptare, pėr ti bėrė tė krahasueshme me drejtime teorike nė Evropė, qoftė kah ato qė mbėshteten edhe mė tutje nė termat e funksionit si: angazhimi apo mesazhi i afishuar, qoftė nga ato qė shpien kah analiza e strukturave letrare duke pranuar pluralizmin e tekstit letrar. Ibrahim Rugova nuk i shpėton as kėtu njė tipi tė diskutimit teorik letrar me premisa tė dedikimit dhe tė edukimit, ku metoda vetvetiu shndėrrohet nė demonstrim. Kjo dhe mund tė jetė karakteristikė e teksteve qė shkruhen pėr tu lexuar para njė auditori tė caktuar, kur teksti pėrballė shpalimit tė idesė dhe argumentimit ka dėshirėn pėr tė bindur e pėr tė mėsuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|