Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:02   #22
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. Refuzimi estetik

Eseu Refuzimi estetik, qė mban kohėn e vendin ku ėshtė shkruar (Prishtinė, shkurt, 1987), ėshtė padyshim teksti mė i rėndėsishėm pėr autorin, jo pse ėshtė shkruar i fundit, por pse ka dalė nė ballė tė librit dhe pse kėtė titull e merr krejt libri. Ėshtė e qartė qė autori i jep peshė tė veēantė kėtij teksti, qėkur e merr nė trajtė tė pėrmbledhur edhe Parathėnie tė librit. E pra ēfarė ka tė veēantė nė kėtė ese?

Refuzim do tė thotė tė mos pranosh, tė mos pranosh atė qė tė imponohet, e kjo varet nga qėndrimi personal dhe nga i pėrgjithshėm.

Kjo ėshtė fraza nistore e eseut, qė nuk ka asnjė shenjė qė ka tė bėhet me letėrsinė, dhe vazhdon:

Njeriu nė kėtė plan ka vetėm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. Refuzimi ngritet kundėr imponimit kur ai ėshtė represiv.

Dhe mė tutje vijon eseu duke u demonstruar ideja:

Imponimi bėhet mė i ndėrlikuar kur gjendet nė kuadėr tė pėrfaqėsueses, sepse njeriut ekzistuesja i largohet pėr disa shkallė… Raporti ndėrmjet tė vėrtetės dhe tė vėrtetės sė pėrfaqėsuar…

Edhe mė tutje eseu eksplikon si ngritet pushteti individual e kolektiv, pėr tė arritur ngadalė te pushteti, demokracia, zgjedhja e lirė, manipulimi, plebishiti: jemi pra nė gjirin e shoqėrisė, nė diskutimet e pushtetit e larg, tepėr larg, letėrsisė.
Rugova mė dramatik e bėn diskutimin pikėrisht kur kalon nė domenin e letėrsisė qė do tė refuzojė duke heshtur apo duke folur. Nėse flet, ajo refuzon me format e sarkazmit, tė groteskut e tė ironisė. Ai kėrkon dallimin midis pushtetit e politikės nė letėrsi – politizimin e saj. Loja, pra, ėshtė e rėndė: si tė ruhet letėrsia si qenėsi e jo si letėrsi nė funksion, nė shoqėritė e politizuara nė mėnyrė agresive. Pamja ėshtė e aktualitetit, kurse diskutimi don t’i demonstrojė rrėnjėt e fenomenit nė kohė e nė kultura tė tjera. Por nė pikėn 3 tė eseut tanimė tema afishohet: Estetika e Politika. Historia e fenomenit tė shpie te Platoni e te inkuizicioni mesjetar, madje te pėrmbysjet revolucionare, qė si censurė apo si ndikim rrafshojnė vepra, ide e njerėz. Furtunėn shkatėrrimtare Rugova e gjurmon mė tepėr nė kulturėn historike tė tė tjerėve e mė pak nė realitetet dhe aktualitetet shqiptare. Kujdes! Autocensura e shpikur nga Sartri nė kohėt moderne, mund tė jetė shpėtim i shkrimtarit (njeriut), por jo i letėrsisė.
Atėherė, nėse nuk i mbetet alternativė letėrsisė a i mbetet alternativa shkrimtarit. Rugova, nė kėrkimin historik tė fenomenit, thotė se po: tė bėhet shkrimtar i oborrit apo prijės i popullit. Por, pėr pasojė: nė tė dyja rastet vrasės i letėrsisė sė vet.
Ashiqare qė shkrimtari i angazhuar dhe letėrsia e angazhuar nuk ėshtė njė zgjidhje. Kėtė e kanė pranuar shkrimtarėt ideologė romantikė tjetėrkund e te ne. Si tė ruhet, pra, qenėsia estetike, e bashkė me tė “refuzimi estetik”. Pyetja nuk ka pėrgjigje tė pėlqyeshme, sidomos jo kur shtrohet kaq ashpėr raporti ndėrmjet letėrsisė e politikės. Ibrahim Rugova nė eseun e vet rezonon qė tanimė ėshtė bėrė legjitime vetėdija se imponimit tė jashtėm letėrsia duhet t’i pėrgjigjet me refuzim estetik. Ky ėshtė refuzim estetik kundėr diskursit represiv. Mirėpo, ēėshtjet praktike ēojnė nė argumentime selektive:

Te kombet e mėdha, kur rreziku politik ėshtė mė i vogėl, apo edhe nuk ėshtė i pranishėm fare, refuzimi estetik i letėrsisė ėshtė mė i madh, mė autonom e mė veprues…

pėrfundon Rugova eseun e vet tė vitit 1987.

Po ēfarė tė bėhet me kombet e vogla e me letėrsitė e rrezikuara, pėrgjegja ėshtė e kuptueshme apo e nėnkuptueshme. Nuk ka shpėtim tė autorit, mund tė ketė shpėtim tė njeriut: duke ikur nga tipi meditant kah tipi militant. Kėshtu shkroi Rugova, nė tekstin e vet tė mbramė kritik, para se tė nisej.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė