Ollbrajt: Shpresoj qė Kosova tė marrė nė dorė fatin e saj
Zėri i Amerikės (01.11.2005)
Ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Ollbrajt, e cila njihet si njėra prej arkitekteve tė ndėrhyrjes sė Natos nė Kosovė tha se shpreson qė shoqėria kosovare tė bėhet njė shoqėri shumetnike e cila tė jetė e orientuar nga Brukseli.
Nė komentet qė bėri sot nė Uashington pėr Zėrin e Amerikės, ish sekretarja amerikane e shtetit tha se ėshtė shumė e kėnaqur qė bisedimet pėr statusin e Kosovės do tė fillojnė.
Shpresoj, tha zonja Ollbrajt, se bisedimet pėr statusin do tė bėjnė tė mundur qė populli i Kosovės tė ketė nė dorė fatin e tij dhe nė tė njėjtėn kohė qė nė Kosovė tė ndėrtohet njė shoqėri shumetnike.
Kėtė verė, kur isha nė Kosovė, tha ish sekretarja e shtetit, u takova me disa serbė tė cilėt tani ndjehen tė izoluar dhe kjo ėshtė shqetėsuese. Shpresa ime pėr Kosovėn ka qenė gjithmonė qė ajo tė jetė njė shoqėri e lulėzuar shumetnike, njė shoqėri e cila tė jetė shumė mė tepėr e interesuar pėr atė qė ndodh nė Bruksel se sa pėr atė qė ndodh nė Beograd.
Shpresoj, tha zonja Ollbrajt, se bisedimet pėr ēėshtjen e statusit do tė arrijnė tė zgjidhin disa prej kėtyre ēėshtjeve.
Zonja Ollbrajt i bėri komentet nė pushimin e njė konference ku u diskutua mbi trafikun e qenieve njerėzore dhe mbi ēėshtjen e refugjatėve nė botė.