Kirk: Kosova duhet tė jetė e pavarur por ajo duhet tė respektojė tė drejtat e pakicave
05 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (04.11.2005) Vehbi Bajrami
Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Mark Kirk thotė se ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me statusin e Kosovės tani pėr tani janė lėnė nė hije nė Kongres pėr shkak tė problemeve tė tilla si Iraku, Koreja e Veriut dhe Irani.
Republikani Mark Kirk ėshtė nėnkryetar i grupit tė ēėshtjeve shqiptare nė Kongresin amerikan. Ai thotė se interesimi pėr shqiptarėt i lindi kur shėrbente nė marinėn e Shteteve tė Bashkuara.
"Na urdhėruan tė shkonim nė bazėn e Avianos nė Itali dhe prej andej kryem bombardime nė Serbi dhe nė Kosovė nė mbėshtetje tė Natos. Nė atė kohė, nė jetėn civile punoja pėr Kongresin, megjithėse nuk isha kongresmen. Para luftės e kisha vizituar Kosovėn disa herė. Jam takuar me njė familje nė fshatin Qirez pas njė masakre qė ndodhi atje. Isha gjithashtu amerikani i fundit qė takohesha me gjeneralin serb Sreten Llukiē, pikėrisht njė natė para se ai tė urdhėronte fillimin e operacionit Patkoi. Mė kujtohet se nė takimin qė patėm nė Prishtinė unė i bėra atij pyetjen e vėshtirė: ēfarė do tė ndodhte nėse NATO-ja fillon bombardimet kundėr jush? Gjenerali u inatos shumė dhe neve na u desh tė largoheshim nga takimi."
Ai tregon se pas luftės shkoi pėrsėri nė Kosovė dhe i kėrkoi shoferit tė taksisė ta ēonte nė vendin ku kishte patur zyrėn gjenerali Lukiē. E gjetėm me vėshtirėsi vendin, kujton ai, sepse aty nuk kishte mbetur gjė tjetėr veēse njė gropė e madhe nga njė bombardim i NATO-s.
Si rezervist, nė vitin 2000, Mark Kirk ka kryer fluturime edhe nė Irak me skuadriljen e tij. Ai kujton se si nė Irak ai ndeshi nė tė njėjtėt njerėz kundėr tė cilėve kishte luftuar nė Kosovė.
"Kėta ishin disa nga oficerėt serbė por qė shėrbenin tani nė sistemin e mbrojtjes ajrore tė Saddam Husseinit, tė cilėt mė parė kishin shėrbyer nė ushtrinė jugosllave."
Ligjvėnėsi mendon se Kosova ėshtė qysh tani vend i pavarur dhe sipas tij ajo duhet tė jetė e tillė. Ai e argumenton kėshtu pikpamjen e tij.
"Natyrisht, kjo ėshtė njė ēėshtje delikate prandaj ne duhet tė arrijmė njė farė marrėveshje rreth Kosovės qė ajo tė jetė pak a shumė si Tajvani me njė ushtri tė pavarur, me parlament tė pavarur dhe me njė farė konfederate tė lirė me pjesėn tjetėr tė ish Jugosllavisė. Por mendoj se dita e sundimit tė plotė tė Serbisė mbi Kosovėn ka marrė fund dhe kjo pėr shkak tė luftės. Ushtria serbe u kthye kundėr popullit kosovar dhe kujtimi i kėtij fakti nuk e lejon kurfarė integrimi tė plotė me Serbinė. Por zoti Kirk paralajmėron se tė drejtat e pakicave duhet tė respektohen sepse nėse Kosova kthehet nė njė diktaturė shqiptare, thotė ai, ajo nuk mund tė bėhet pjesė e Evropės."
Tani pėr tani, thotė zoti Kirk, Kosova ka mbetur disi nė hije nė Kongresin amerikan.
"Ajo ka mbetur nė hije pėr shkak tė Irakut, Iranit, Koresė sė Veriut, forcimit tė Kinės. Por sa herė qė anėtarėt e Kongresit mendojnė pėr Kosovėn, ata mendojnė pėr tė si njė fitore e madhe, njė fitore e madhe pėr tė drejtat e njeriut. Ekspertėt qė e ndjekin Kosovėn nga afėr, vlerėsojnė faktin se me 17 mijė trupat qė ne kemi atje, ne po stabilizojmė krejt rajonin. Ne e vlerėsojmė shumė kontributin me trupa tė vendeve evropiane, por boshnjakėt dhe kosovarėt e dinė se Shtetet e Bashkuara janė i vetmi vend qė mundi tė ishte vėrtet i efektshėm nė ruajtjen e paqes kur serbėt u pėrpoqėn ta prishin atė."
Mark Kirk pėrfaqėson njė zonė tė shtetit Ilinoi ku jetojnė shumė shqiptarė dhe ai ka njė vlerėsim tė lartė pėr ta.
"Ne themi ndonjėherė me shaka se nga tė 10 mijė restorantet qė ka nė Ilinoi, 5 mijė janė tė shqiptarėve. Ne e shikojmė se shqiptarėt janė tė pasur, kudo nė botė pėrveē nė Shqipėri. Shqiptaro-amerikanėt qė jetojnė nė rajonin e Ēikagos janė nė njė masė tė madhe biznesmenė shumė tė suksesshėm, janė gjithashtu qytetarė mjaft tė angazhuar nė politikė."
Mark Kirk thotė se shqiptarėt e kanė mbėshtetur shumė nė fushatėn e tij pėr tu zgjedhur nė Kongres.
Ligjvėnėsi Kirk ka marrė pjesė nė operacionet e bombardimeve tė NATO-s kundėr ish-Jugosllavisė nė vitin 1999 dhe thotė se Kosova duhet tė jetė e pavarur por ajo duhet tė respektojė tė drejtat e pakicave.