Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-05, 16:04   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tėrheqja pas emrit

Histori tė vėrteta, tė kthyera nė tregime...


Osman Zenelit i lindi edhe njė vajzė tjetėr. Ishte fėmija e shtatė nė radhė, dhe ai bėri be: "Kjo ėshtė evlati im i fundit..." Pėr ta mbyllur, i tha sė shoqes, se emrin do t'ia vinte ai vetė.

"Biljana" - tha ai prerė.
Gruaja, Nehibja shqeu sytė: "Ēfarė thua oj burrė?! A emėn shkine po don me i vu ēikės a?"

Po Osmani nuk bani za. Pastaj foli ngadalė: "Qė tė mos na lindin ma fėmijė, po i jap njė emėn shkine..." Dhe vėrtetė, banorėt shqiptarė tė atyre zonave, kur donin qė tė mos iu lindin mė fėmijė, apo kur pas radhės sė vajzave dėshironin me ngadhėngjim njė djalė, ata i vinin fėmijės sė fundit njė emėr shkau, dhe kėshtu besonin se Zoti do i ndihmonte nė dėshirėn e tyre.

Ėshtė e ēuditshme, se nė tė shumtėn e rasteve kjo dėshirė edhe u plotėsohej dhe vėrtetė qė kjo gjė ngjall habi, ashtu si edhe misteri gjenetik i riprodhimit nė kushte tė cakuara jetėsore. Thuhet gjithashtu se, nėse babai ėshtė i dehur nė rastin kur e shoqja mbetet shtatzėnė, atėherė fėmija e tij ka mundėsi tė lindė me tė meta. Besohet se kemi tė bėjmė kėtu me njė ekzaltim tė gjeneve, gjė qė sjellė edhe pasoja tek individi i ri, qė lind nga njė rastėsi e tillė...

Nė tė vėrtetė, Osmani e kishte mendjen diku tjetėr. Njė kujtim i largėt po i vinte nė mendje gjithnjė e mė shpesh kėto ditė dhe dukej sikur po e turturonte. Biljana, ah Biljana! Sa herė e kishte sjellė nė kujtesėn e tij atė trup tė bukur e tė lidhur femre, ato kėmbė tė mbushura e vithe me formė tė rregullt, si njė statujė mermeri e bardhė. Ēfarė duhet tė ketė menduar vallė Osmani atė natė, kur e shoqja e tij mbeti shtatzėnė me vajzėn e fundit, e cila mori emrin Biljana?...


* * *

Nė tė ritė e tij, Osmani kishte patur njė histori dashurie, qė i kishte dalldisur mendjen, e qė nuk guxonte t'ia tregonte askujt. I kishte rėnė aq keq nė kokė Biljana, bashkėfshatarja e tij serbe, shoqja e klasės, saqė gjumi i natės nuk e zinte. Por ai nuk guxote t'i thoshte asaj asnjė fjalė, nga frika se kjo mund t'i shkaktonte probleme atij dhe familjes.
Si ēdo dashuri platonike e papėrmbushur, ajo lė gjurmė tė thella nė subkoshiencė, shpeshherė mė tepėr se dashuritė e pėrmbushura. Dashuri tė tilla shoqėrohen vetėm me fazėn e adhurimit, e tė ideales, e nuk pėrmbajnė asnjė element tė vrazhdė, qė rėndom ndodh nė marrėdhėniet intime ndėrmjet njerėzve. Edhe Osmani ruante tė paprekur nė nėnndėrgjegjen e tij kėtė dashuri brilante pėr shoqen e klasės, vajzėn serbe. Kishte shkėmbyer shikime tė nxehta me tė, ndonjė ngjeshje tė rastėsishme me trupin e saj, kur vraponte pas saj tė dilte nga klasa dhe ku njė afsh i rrėmbyer i ngrohte gjithė trupin e i mbushte shpirtin me frymėzim. Biljana, dukej se me intuitėn femėrore tė saj, kishte mundur t'i kuptonte sinjalet djaloshare tė Osmanit, por kjo dashuri nuk u kurorėzua kurrė.

Shkolla e mesme mbaroi, e Osmanit iu desh tani qė t'iu pėrvishte punėve tė shtėpisė, pėr tė ndihmuar babain e tij, qė tė mbante familjen. Biljanėn e pa pėr herė tė fundit, ditėn e dasmės sė saj; ajo u martua me njė serb nga Nishi; larg diku larg. Osmani nuk do e harronte kurrė kėtė ditė, e sidomos lotėt e Biljanės dhe fjalėt: "Pse nuk m'u afrove asnjėherė...", qė ajo ia tha atij, kur Osmani u afrua qė t'i jepte dorėn.


* * *

Vajza e vogėl Biljana, e bija e Osman Zenelit, pati njė fėmijėri si gjitha vajzat e tjera tė asaj zone. Ndryshimi ishte vetėm emri i saj. Kuptohet, njė lloj pėrbuzjeje nga fėmijėt e tjerė tė rracės sė saj, pikėrisht prej emrit, qė e shoqėroi atė gjithė kohėn. Kur Biljana filloi tė kuptonte, ajo prezentahoj si Lana, dhe kishte dėshirė tė thirrej kėshtu. I dukej mė e pranueshme.
Nė moshėn 17-vjeēare, Lana u martua me shkuesi, me njė djalė nga njė fshat i Prizrenit. Basmir Culi quhej. Basmiri merrej veē tjerash edhe me "body-building", pra ushtronte nė njė qendėr fitness-i dhe kishe formuar kėshtu njė trup tė bėshėm. Ngjarjet nė Kosovė e detyruan ēiftin e ri shumė shpejt tė largohej nga vendi, dhe kėshtu me njė fėmijė tė vogėl, Basmiri e Lana pėrfunduan nė Kopenhagė.

Kopenhaga gėlonte atėbotė nga refugjatėt e ish-jugosllavisė, ashtu siē mund tė ishin mbushur me refugjatė nga lufta nė Bosnjė edhe vende tė tjera evropiane. Kėshtu qė pėr Basmirin muskuloz, kjo lėvizje nė njė vend tė largėt dhe problemet qė tė jep jeta nė njė kamp refugjatėsh, nuk kaluan pa u shoqėruar edhe me zėnka, e shpeshherė kacafytje me njerėz tė tjerė, banorė tė kampit. Basmiri e mbante veten edhe pėr patriot tė fortė, por asnjėherė nuk e pagoi 3%, qė kėrkohej nga qeveria e Kosovės nė ekzil, dhe kur filloi lufta nė Kosovė, ai filloj gjithashtu t'i shmangej ēdo lloj detyrimi pėr tė ndihmuar luftėn. I dukej mė e menēur tė shihte punėt e tij nė kėtė rast.

Pasi jetuan rreth katėr vjet e gjysėm nė kampet e refugjatėve nė Danimarkė, familjes Culi iu dha qėndrim nė vend, pavarėsisht bėmave tė muskulozit Basmir. Qė nė atė kohė, flitej se Basmiri kishte therur njė serb tė Bosnjes 15 herė me thikė, e pėr tė justifikuar kėtė, ai kishte pranuar tė bėnte sikur ishte i sėmurė psiqikisht.

Familja u gėzua shumė pėr qėndrimin dhe shumė shpejt, Komuna e Kopenhagės i gjeti atyre njė apartament nė njė lagje nė periferi tė qytetit. Ishte ndėrtuar njė kompleks i ri e modern banesash nė atė zonė, dhe autoritetet lokale kishin menduar qė kėtė kompleks ta popullonin me banorė tė huaj, shumica ish-azilantė. Nė tė njėjtėn hyrje, familja Culi kishte edhe 3 familje tė tjera shqiptare dhe fqinjėsia e mirė dominohej shpesh nga egoja e Basmirit pėr superioritet, falė muskujve tė fuqishėm qė ai kishte.

Fqinjėt shqiptarė tė pallatit, por edhe tė tjerėt aty, kishin vėnė re prirjen e Basmirit pėr tė dominuar, e sidomos dėshirėn e tij pėr tė trembur fėmijėt shqiptarė tė lagjes.

- Lana, po shkoj tė ushtroj! - dėgjohej refreni i pėrditshėm i tij tek i fliste sė shoqes, ndėrsa zbriste shkallėt teposhtė, ndonėse e shoqja nuk e dėgjonte.

Nė Kopenhagė, autoritetet lokale pėrdorin shumė kohė pėr tė integruar tė huajt qė marrin qėndrim aty, dhe gjatė kėsaj kohe, kėta tė huaj marrin ndihmė sociale e nuk punojnė. Ndodh, qė dikujt i shkon gjithė jeta pa punuar fare. Meqė Basmiri nuk e dėshironte punėn, ai merrej gjithė ditėn me prishjen e ndreqjen e biēikletave, shkonte e bėnte ushtrime e sorollatej kot sė koti.

"Po ta di, se cili gisht i dorės e ka qejf punėn, unė do e kėpus..." - kapardisej ai pėr shtatė palė qejfe, herė pas here para shqiptarėve tė tjerė. E nuk ishte vetėm ai, qė e thoshte kėtė. Sistemi social danez, ku njė pjesė e popullsisė punojnė e paguajnė taksa tė larta, e njė pjesė tjetėr rrinė e marrin ndihme sociale nga tatimi i taksapaguesve, nuk ka se si tė mos ngjallė njė ndėrgjegje tė sėmurė tek pjesa mė e madhe e shoqėrisė. Dhe me tė drejtė, nė shoqėrinė daneze gjen edhe barcaleta tė llojit: "Kush punon ha! - Kush s'punon ha e pi..."

Nuk dihet se kush ia kishte futur nė mendje idenė Basmirit, qė ai tė kėrkonte pension si i sėmurė psiqik. Ndoshta psikologia e tij, qė e mbushte me ilaēe anti-depresive, tė cilat Basmiri i hishte nė WC.

Nė qoftė se kemi parasysh faktin, se shume njerėz jetojnė me ndihma sociale nė Kopenhagė, kjo ėshtė diēka qė dihet, dhe logjika shoqėrore e pranon kėtė, duke menduar se kėta njerėz nė ndihmė sociale mund edhe tė pėrdoren njė ditė, kur shoqėria tė ketė nevojė pėr ta. Nga ana tjetėr, kėta njerėz qė marrin ndihmė sociale, pėrdoren mė tepėr si klientė, qė tė plotėsojnė numrin e duhur tė klientėve qė u duhen punonjėsve socialė, pėr tė marrė rrogėn e vet. Por pėr arsye se kasa e shtetit ka ardhur duke u shterruar, ngaqė ka mė shumė qė marrin e duan tė marrin, se ata qė japin, autoritetet lokale pėrdorin nė kėtė kohė njė politikė tepėr tė rreptė, sa mund edhe tė pėrfundosh nė varreza, para se tė kesh marrė njė pensioni social. Pasi pensioni konsiderohet sidoqoftė si i pėrjetshėm, ndonėse pasiguria ėshtė gjithmonė ekzistente. Pasiguria dhe histeria janė edhe elementet bazė, qė e mbajnė shoqėrinė daneze tė lidhur...

Dhe Basmirit filloi tė mos i shkonte puna siē duhet. E shoqja e tij Lana, u thirr ato ditė nė komunė, dhe u pyet pėr marrėdhėniet e saj me burrin e vet.

- A tė keqtrajton burri? - e pyeti ndėr tjerash punonjėsja sociale.
- Po besa, shpeshherė ma heq ndonjė dajak - u pėrgjegj e shoqja, me shpresė se do e ndihmonte burrin, qė tė dilte nė pension.
- Kjo nuk duhet tė lejohet! - foli punonjėsja sociale, - por ti duhet tė na lajmėrosh ne, sa herė qė ai pėrdor dhunė kundėr teje.

Dhe kėshtu ndodhi. Dalė-ngadalė e shoqja filloi tė raportonte nė komunė pėr veprimet e Basmirit, gjithmonė pėr ta ndihmuar atė, natyrisht.

- Ju ia jepni ilaēet falas atij, por ai nuk i pi, i hedh nė banjo... - po i thoshte Lana njė ditė me telefon punonjės sociale. Duket se Basmiri, nga stimulant si i sėmurė psiqik, po fillonte tė konsiderohej tani si vėrtetė i sėmurė psiqik, edhe nga e shoqja. Dhe veprimet e tij, gjithnjė e mė tepėr, edhe nga fqinjėt po shiheshin si veprimet e njė budallai.

- Si? Ai duhet t'i pijė ilaēet, se i bėjnė mirė! - ia kthen punonjėsja sociale.

Dhe komuna vėrtetė fillon dhe e detyron Basmirin tė pinte me zor ilaēet. I vijnė nė shtėpi dy gra nga qendra sociale, ēdo mėngjes, pėr ta parė Basmirin tek i pinte ilaēet. Pas kėsaj plasi sherri.

- Lana, kush i ka tregua atyne, se unė nuk i pi ilaēet? - pyeti ai tė shoqen, pasi punonjėset kishin ikur.
- Nuk e di! - iu pėrgjigj e shoqja.
- Si nuk e di?
- Po kėta ndoshta dojnė me u siguru, se komuna i kqyr mirė punėt... - justifikon Lana.

Basmiri kishte tani tre fėmijė me Lanėn. Ilaēet qė filloi t'i pinte, filluan ta qetėsonin pėr disa orė paraditeve, por nga pasditja, njė shqetėsim i brendshėm filloi t'i lindte, i cili erdhi me kohėn gjithnjė e duke u rritur. Nė njė dyshim paranojaku, ai besonte se e shoqja ishte duke ia shitur interesat dhe nuk munguan rastet e dhunės ndaj saj e fėmijėve. Filloi gradualisht tė tjetėrsohej; kur vinin punonjėset e komunės, ai rrinte urtė, i qeshur e i butė si qengj, ndėrsa kur iknin ata, ai fillonte tė turfullonte. Sidomos pasditeve, ai bėhej keq fare. Fillonte me tė shara, dhe e ēonte zėrin nė kupė tė qiellit e nuk pėrtonte tė ngacmonte me fjalė tė pista edhe fėmijėt e vegjėl tė familjeve shqiptare aty. Dhuna ndaj tė shoqes e fėmijėve, si mė tė dobėt fizikisht, filloj tė bėhej pjesė e jetės sė tij. Lana e kuptoj se ēfarė kishte bėrė, dhe nuk i lajmėroi mė komunalėt pėr sjelljet e Basmirit.

- Mirė ėshtė mirė, ilaēet po e ndihmojnė shumė... - u thoshte ajo punonjėsve tė Komunės, pėrkundėr informacionit, qė mund tė merrnin ata nga ndonjė fqinj qė ishte caktuar tė informonte.

Pas tetė muajsh, kėrkesa e Basmirit pėr pension social u pranua. Familja Culi e festoi kėtė ditė si ditė tė rėndėsishme, bile edhe fqinjėt shqiptarė u ftuan pėr darkė.

Tė nesėrmen e asaj dite, kontrollorėt komunalė tė ilaēeve nuk erdhėn mė nė shtėpinė e Basmirit pėr tė kontrolluar pirjen e ilaēeve. Basmiri u gėzua shumė. "Mė nė fund i lirė!" - thirri ai me gėzim dhe u hodh pėrpjetė e i hodhi ilaēet nė WC. Pastaj iu pėrbetua tė shoqes, se kurrė mė nuk do ta rrihte.

Por nga pasditja e asaj dite, ai filloi tė bėhej keq. Nuk e dinte se ēfarė po i ndodhte. Iu morėn pak mendtė dhe figura tė ndryshme filluan t'i shfaqeshin para syve. Kjo erdhi gjithnjė duke u rėnduar, ndėrkohė qė nuk duronte njeri afėr vetes, nervozohej pa gjė tė keq, dridhej dhe nuk mundi tė flejė njė pjesė tė mirė tė natės. Nė mėngjesin e ditės tjetėr ishte edhe mė keq. Premtimin pėr tė mos e rrahur tė shoqen apo fėmijėt nuk mundi ta mbante.

Qė atė ditė, ai e kapi pėr flokėsh tė shoqen dhe fshiu kuzhinėn me tė, duke e sharė e duke e goditur me shqelma. Pastaj kapi vajzėn e madhe, e cila deshi tė ndihmonte tė ėmėn dhe e rrahi mirė e mirė, e lidhi pėr karrige, dhe e futi e e harroi nė banjo. Gjithė pallati e dėgjonte zėrin e tij tė lartė dhe rėnkimet e sė shoqes nga goditjet. Njėri nga komshinjtė, me siguri ai qė kishte qenė caktuar nga komuna qė tė vėzhgonte sjelljet e Basmirit, a ėshtė i sėmurė apo jo, thirri policinė dhe ndėrkohė qė Basmiri vazhdonte tė rrihte tė shoqen, dera e shtėpisė trokiti me forcė:

- Hape derėn! Jemi policia!

Basmiri ngriu nė vend. U afrua tek dera, dhe nuk dinte ē'tė thoshte. Shikoi pėrsėri tė shoqen, fytyrėn e saj tė gjakosur dhe lėshoi njė zė vajtues:

- Oh kuku, ē'paskam ba!...
- Hape derėn - bėrtiti pėrsėri zėri i policit nė danisht, nga prapa derės.

Dhe Basmiri e hapi derėn. Policia u fut me rrėmbim brenda, vuri Basmirin me duar lart e fytyrė nga muri, dhe filloi tė fliste me Lanėn.

Atė natė Basmirin e mbajtėn nė rajonin e policisė. Tė nesėrmen, e ēuan nė njė qendėr azili pleqsh, qė monitorohej nga njė personel, jo shumė larg shtėpisė sė tij. Nė fillim nuk e linin tė dilte fare, por pas njė muaji, meqė ai ishte i qetė, pinte ilaēet rregullisht e nuk shkaktonte probleme, ia hapėn derėn dhe i thanė se mund tė dilte nė qytet.

Gjėnė e parė qė Basmiri bėri atė mėngjes heret, pasi doli nga azili i pleqve, u nis pėr tek shtėpia e tij, ku kishte tė shoqen dhe tre fėmijėt. Hapi derėn, me ēelėsat qė i kishte patur nė xhep, dhe u fut brenda. Kur ē'tė shihte, e shoqja ishte akoma shtrirė nė krevatin bashkėshortor, bashkė me njė arab. I iku mendja nga vendi dhe nuk po e mbante veten. E kapi arabin, ashtu lakuriq siē ishte, dhe e shkallmoi duke e rrahur, saqė e shtriu pėrtokė nė dysheme. Pastaj kapi thikėn e madhe tė bukės dhe desh e theri tė shoqen me thikė pėr njėmend. Por, para se ta bėnte kėtė, duke qarė nga dėshpėrimi, "Ah Lana jeme, pashė mamen, ē'ka m'paske ba...", thirri nė telefon familjen e sė shoqes nė Kosovė, dhe duke e mbajtur pėr flokėsh tė shoqen afėr telefonit, i thoshte me zė tė lartė:

- Fol moj kurvė, tregoj prindve se ē'a ke ba?!...

Lana qante me tė madhe, ndėrsa thika i rrinte mbi kokė. Prindėrit e saj dėgjonin kėtė zhurmė nė telefon dhe nuk po merrnin vesh se ēfarė kishte ndodhur.

- Kjo kurva juaj, ka shku me arab... - ngashėrente Basmiri, pa e ditur se ēfarė po bėnte.

Kur nė moment ia behu policia. Ajo kish qenė lajmėruar pėrsėri nga i njėjti burim. Sapo policėt trokitėn nė derė, Basmiri u zgjat tė vinte thikėn e bukės nė vendin e vet, por thika nga nxitimi nuk pėrfundoi nė kthėfin e drungjtė, mbajtėsen e thikave.

Policia hyri brenda me rrėmbim, sapo dera u hap, dhe arrestoi 42 vjeēarin Basmir Culi, baba i tre fėmijėve. Arabi ishte akoma i shtrirė pėr tokė, ndoshta pa ndjenja, ndėrsa e shoqja e tij e tmerruar pėr vdekje, rrinte e strukur, po lakuriq, nė njė qoshe tė dhomės sė ndenjes. Policia mori si mjet prove edhe thikėn e madhe tė bukės... dhe rrėfimin e tė pranishmėve.

Basmiri u akuzua pėr tentativė pėr vrasje, dhe flinte gjithė ditėn nė dhomėn e izolimit, si rezultat i ilaēeve, qė ia presonin me zor nė trup, sapo fillonte tė pėrmendej. Ai konsiderohej tashmė nga policia, si person i njė rrezikshmėrie tė lartė pėr tė tjerėt.

E shoqja e tij, Lana, hoqi tė nesėrmen emrin tij nga dera e shtėpisė, dhe pa u ndarė akoma zyrtarisht me tė shoqin, filloj tė interesohej pėr gjetjen e njė burri tjetėr. Arabit, nga rrahja, duket se nuk i shkonte ndėrmend mė, tė vazhdonte aventurėn e nisur. Po kjo nuk ka rėndėsi, ka edhe burra tė tjerė... Lana, rreth tė 30-tave, nėnė e tre fėmijėve, kishte filluar tė mbante veten mirė, kishte rėnė nė peshė, pasi shkonte ēdo ditė tė ushtrohej nė njė qendėr fitness-i, pėr tė ruajtur linjat e trupit. Ishte bėrė vėrtetė njė grua e lakmueshme, dhe pėr mė tepėr e lirshme, pa tutelėn e burrit e nuk dukej se kohėn po e shpenzonte kot. Hyri borxh nė bankė dhe bleu disa mobilje tė shtrenjta pėr apartamentin e vet. Pastaj e rregulloi me njė shqiptar nga Kosova, qė tė martohej pėrsėri. Por se kush i tregoi atij kosovarit pėr tė vėrtetėn rreth Lanės, dhe ai nuk u bė i gjallė mė gjatė, ndonėse edhe fėmijėt e Lanės, patėn filluar ta konsideronin atė si babain e ri tė tyre.

Lana ishte rritur si fėmijė, disi e pėrbuzur pėr emrin e vet, dhe ishte martuar mjaft e re. As me burrin e saj nuk dukej se kishte patur fat, pasi ai me gjithė ato muskuj, interesohej mė tepėr qė tė shtronte botėn para kėmbėve tė tij, e jo mė tė shoqen. Lanės i dukej se gjithė jetėn kishte qenė e pėrjashtuar nga dashuria. Prandaj ajo vuante qė tė duhej, vuante qė t'iu pėlqente tė tjerėve.

Meqė nė Kopenhagė, gratė respektohen shumė deri nė absolutizėm, si nė kohėn e sirenave tė Odisesė, ato janė tė lirshme dhe kalojnė pa problem njė numėr tė madh partnerėsh, ose dashnorėsh legalė gjatė jetės sė tyre. Ky ambjent kaq i favorshėm e pa paragjykime pėr femrat, nė kėtė rast u bė njė shtrat mjaft i mirė edhe pėr Lanėn. Ajo filloi tė merrte para borxh tek tė tjerėt dhe meqė nuk kishte tė ardhura qė t'iu kthente paratė, ajo filloi tė pėrdorte njė metodė tė vjetėr kompenimi.

Lana filloj tė argėtohej nė gjuetinė e saj pėr njė burrė tjetėr, pėr njė baba tė ri tė fėmijėve. Dhe nuk po i shkonte keq. Brenda pak javėsh, ajo kaloi rreth pesė meshkuj, por ata tė gjithė largoheshin shumė shpejt, sapo dėgjonin historinė e dhimbshme tė saj. E Lana, si ēdo femėr nė mirėbesim, nuk mund ta mbante gojėn kyēur - gjuha gjithmonė i shkonte tek dhėmbi i sėmurė. Dashnorėt momentalė tė Lanės mendonin me siguri, qė i shoqi Basmiri, do dilte njė ditė nga burgu dhe do mund tė hakmerret...

Tek shihnin Lanėn me gjithė kėtė aktivitet tėrė kohėn, dhe me meshkuj pas dere ēdo ditė, dikush pėr paratė e dhėna borxh, e dikush tjetėr pėr arsye tė tjera, fqinjėt filluan tė dyshonin tashmė, se ndoshta i gjithė faji pėr historinė e ndodhur kishte qenė pikėrisht i saj.

Nėse ecėn pėr shkallė dhe kalon nga dera e apartamentit tė Lanės, aty mund tė shohėsh emrin nė derė, Biljana Culi, ndonėse ajo e sheh veten tashmė si grua beqare dhe paburrė. Burri i saj duket se ka vdekur me kohė pėr tė... dhe mbiemri i tij rri gjallė akoma, vetėm si njė rudiment i njė kohe, qė Lana dėshiron ta lėrė pas.


Arben Ēokaj
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė