Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Bėrns: Kosova mund ta arrijė pavarėsinė vetėm nėse shqiptarėt shumicė tregojnė se mund tė qeverisin drejt
Uashington, 9 nėntor - Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns tha se Kosova mund ta arrijė pavarėsinė vetėm nė qoftė se shqiptarėt shumicė nė Kosovė tregojnė se mund tė qeverisin drejt dhe me efikasitet. Bėrns u shpreh para Komitetit tė Senatit pėr Marrėdhėnie tė Jashtme se nuk ėshtė detyra e tij tė rekomandojė nėse Kosova duhet tė bėhet e pavarur, apo tė mbetet pjesė e Serbisė.
Por, megjithatė Bėrns porositi se nėse shqiptarėt e Kosovės duan ta arrijnė pavarėsinė, atėherė fillimisht dhe para sė gjithash duhet tė demonstrojnė qeverisje tė mirė.
Nėnsekretari Bėrns u bėri thirrje udhėheqėsve shqiptarė tė Kosovės qė tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe personale tani qė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar do tė fillojnė
Ai paralajmėroi se NATO ja do tė pėrdorė forcėn kundėr ēdo pėrpjekjeje, e cila pėrmes dhunės do tė ndikonte nė procesin.
Bėrns, i cili ka drejtuar deri tani pėrpjekjet diplomatike tė SHBA-ve pėr tė vėnė nė lėvizje procesin e pėrcaktimit tė statusit, tha se ka rėndėsi qė Uashingtoni dhe aleatėt e tij tė mbeten neutralė nė qendrimin e tyre pėr ēėshtjen e statusit sepse e ardhmja e Kosovės tha ai, ėshtė pėrgjegjėsi vetėm e shqiptarėve dhe serbėve qė jetojnė atje si dhe e qeverisė se Sėrbisė e Malit tė Zi.
Por, rezultati pėrfundimtar i bisedimeve qė pritet tė fillojnė pas disa javėsh, tha zoti Bėrns, duhet tė respektojė faktin bazė se 90 pėrqind e popullsisė sė Kosovės pėrbėhet nga shqiptarė, tė cilėt u trajtuan mizorisht nga qeveria e Sllobodan Millosheviēit.
Gjithashtu, tha numri tre i Departamentit tė Shtetit, popullsisė serbe tė Kosovės duhet t'i jepen siguri se ajo do tė ketė njė tė ardhme dhe se kishat dhe objektet e saj kulturore do tė respektohen.
Siē ndodh nė ēdo proces negociatash, tha nėnsekretari Bėrns, asnjėra palė nuk merr ēdo gjė qė dėshiron. Pėr tė arritur njė rezultat tė qendrueshėm, tha ai, palėve do t'u kėrkohet ndonjėherė qė tė bėjnė kompromise.
Bėrns tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre kanė vendosur rreth disa parimeve tė cilat duhet tė pėrcaktojnė procesin e negociatave: se kthimi nė situatėn para vitit 1999 ėshtė i paprtanueshėm; se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve ekzistues tė Kosovės dhe se nuk do tė ketė ndarje tė saj.
Parime tė tjera pėr arritjen e zgjidhjes, tha ai, janė respektimi i plotė i tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore tė pakicave. Grupi i Kontaktit, tha ai, ka rėnė dakord qė tė pėrjashtojė nga procesi ata elementė qė predikojnė dhunėn. Pasi tė ketė filluar, tha nėnsekretari i shtetit, procesi i statusit duhet tė vazhdojė pa ndėrprerje.
Ndėrkaq arkitekti i Marrėveshjeve tė Dejtonit, Riēard Hollbruk, i cili gjithashtu dėshmoi nė kėtė seancė, tha se nuk mund tė shikojė njė status tjetėr pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė, por kjo, theksoi ai, nuk mund tė arrihet pa garanci tė hekurta pėr sigurinė dhe mbrojtjen e tė drejtave tė pakicės serbe. Pavarėsia, tha Hollbruk, nuk mund tė vijė pėr tė zėvendėsuar njėrėn formė tė shtypjes me njė tjetėr.
Ēfarėdo qė tė ndodhėnė Kosovė do tė jetė e nevojshme tė qendrojė njė forcė sigurie dhe kjo forcė duhet tė pėrfshijė patjetėr trupa amerikane, tha Hollbruk, duke shtuar se synimi afatgjatė duhet tė jetė intergrimi i plotė nė njė Evropė tė unifikuar i krejt Ballkanit, pėrfshirė Serbinė, Bosnjen, Shqipėrinė, Malin e Zi, Maqedoninė dhe Kroacinė.
Riēard Lugar, kryetar i Komisionit tė Senatit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, tha se ngushtimi i distancės diplomatike midis shqiptarėve dhe serbėve tė cilėt kanė qėndrime tė ndryshme pėr ēėshtjen e statusit, do tė kėrkojė kompromis midis palėve si dhe njė angazhim tė vazhdueshėm nga ana e komunitetit ndėrkombėtar dhe e Shteteve tė Bashkuara.
Nėnkryetari i komisionit, senatori Xhozef Bajden, tha se njė formė pavarėsie pėr Kosovėn ėshtė e vetmja zgjidhje qė do tė lejojė qytetarėt e Kosovės dhe tė Serbisė tė realizojnė njė tė ardhme qendrueshmėrie dhe moderniteti.
Senatorėt Xhorxh Voinoviē dhe Pol Sarbejns shprehėn shqetėsim pėr gjendjen e pakicės serbe dhe bėnė pyetje tė hollėsishme lidhur me garancitė qė duhet tė ketė pakica serbe nė Kosovė. (RFE,VOA)
|