Skllavi
Nje zoteri kishte nje skllav. Dhe skllavi i bente te gjithe punet zoterise. E lante zoterine, i krehte floket, i pergatiste per te ngrene, dhe ia fuste ushqimin ne goje. Skllavi shkruante letrat e pronarit, i lustonte kepucet, i vendoste corapet, priste drunjte per te, dhe ndizte zjarrin ne furre. Kur zotria pa disa manaferra gjate shetitjes, skllavi i mblodhi dhe ia vendosi zoterise ne goje. Qe te mos e lejonte te arratisej, zoteria e mbante skllavin te lidhur me zinxhir. Dite e nate, duhej ta shtrengonte skllavin e ta terhiqte zinxhirin fort, perndryshe skllavi do te ikte. Ne doren tjeter, zoteria mbante gjithmone nje kamzhik. Kur skllavi terhiqte zinxhirin dhe i kercenohej, zoteria e rrihte me kamxhik. Pastaj, kur lodhej se rrahuri e krahet i dhimbnin, zoteria shante skllavin, zinxhirin, gjithcka.
Shpesh, ai enderronte fshehurazi per koherat kur ai ishte akoma i ri dhe pa skllavin. Ne ato kohera, ai mund te endej neper pyje i lire si nje zog e te mblidhte manaferra pa u shqetesuar e cjerre nga zinxhiri. Tani ai nuk shkon dot as ne banje pa skllavin. Se pari, sepse skllavi do te vraponte, e se dyti, kush do ti fshinte prapanicen? As doren nuk mund te lironte per kete.
Nje here, kur po ankohej me te madhe, dikush I tha zoterise: Mire pra, nese jeta te eshte bere tmerr, perse nuk e le skllavin te lire?
Posi,tha zoteria, atehere do te me vrasi! Por fshehtasi, zotria enderronte per liri.
Po skllavi? A enderronte per liri gjithashtu? Jo, ai kishte hequr dore me kohe nga endrrat per liri. E vetmja enderr qe kishte ishte qe te behej vete zoteri, e ta bente zoterine skllav, ta terhiqte me zinxhir, ta rrihte me kamzhik e ta bente ti fshinte prapanicen. Kjo ishte enderra e skllavit!
Perkthimi nga Elton Skendaj
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
|