Citim:
Mevludi eshte risi pas vdekjes se te Derguarit tone, keshtuqe nese kendohet mevludi ne shtepine tende, ju jeni pergjegjes nese ende vazhdoni me te njejtin ritual, porse , perderisa nuk kem asnje argument kur'anor apo hadith te sunnetit te te Derguarit tone, nuk eshte e lejuar. Secili jeni pergjegjes per veten. Por t'a mesosh te verteten e saj, studio vet dhe vetem keshtu mund t'a bindni veten dhe t'i shmangeni kesaj te pavertete qe s'ka te beje fare me islam.
|
Slm. Te nderuar po e shoh se ne kete teme keni shkuar aq larg sa qe mendoj dhe jam i bindur se nuk ka pasur nevoje. Nuk e di si po i sillni keto perfundime qe besoj se nuk jane per te miren e ummetit musliman ne aspektin global. Ne nje kjohe kur Bota Islame ballafaqohet me probleme te jashtme te natyres shkatrrimtare ju ketu e keni pare te arsyeshme te debatoni se mevludi eshte risi apo jo. Une po habitem si eshte e mundur qe ju e nderuara Senada, nuk beni nje krahasim ne mes asaj se shume gjera qe kane qene ne kohen e Pejgamberit jane demode dhe te papershtatshme per shoqerine tone dhe edhe perskaj kesaj disa individe prape i praktikojne, si psh. hecjen me galebije, etj.
Po te kishte pasur Muhamedi a.s. nje standard me te mire jetesor cka mendoni ju a nuk do ta kishte shfrytezuar? Ne jurisprudencen Islame eshet nje rregull i pergjithshem: Gjithcka eshte e lejuar deri sa nuk ka argument qe e ndalon ate.
Me cilin argument ju e ndalonio Mevludin e nderuar si nje forme ne te cilen nuk behet kurrfare harami, ama bash kurrfare harami, gjate diteve te shenimit te Datelindjes se Muhamedit a.s.
Mosni se ne kete forme nuk behet thirrje ne fe, porse ua hapni gojat atyre qe jane dashakeqe te Islamit e te cilet ne kete forum jane te shumte duke i paraqitur keto polemika te panevojshme dhe te dalura kohesh.
Pejgamberi e lejoi Ajshen r. a. qe ta percjelle shfaqen e nje grupi te huajsh qe e kishin mbajtur ne xhami te Profetit, e qe nuk kishte kurgje Islame ne te, kurse ju e ndalonio nje veprim ku perkujtohet Historia e te derguarit a.s., ku lexohet Kur'an dhe perkujtohet Allahu xh.sh.
Duhet te jeni me bashkekohore dhe me te arsyeshem ne debat.
Me respekt Suhejboi.