Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-05, 16:54   #20
Stuhia
 
Anėtarėsuar: 15-05-05
Vendndodhja: USA
Postime: 360
Stuhia me shokė shumeStuhia me shokė shume
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Stuhia
Gabim

Citim:
Njeriun te njohur ne Bote e bejne vleratv e trasheguara pozitive nga e kaluara e tij. Baza trasheguese te identifikon dhe te ben te mbijetosh mbi baticat dhe zbaticat qe shkaktohen gjate historise.
Pajtohem i nderuar se vlerat e trasheguar te bejne te njohur ne bote.
Po sa kemi mundur ne ti paraqesim ato vlera per te na njohur bota?
Fatkeqesisht vlerat tona ne bote me shum jan paraqitur nga pushtuesit qe na paraqitnin ashtu siq e donte koha dhe politika ditore se qe kemi mundur ta bejme vet.



Citim:
E nderuara Stuhia, per te marre mendimin tuaj ne lidhje me ate se cka e pret popullin shqiptar ne ardhmeri, po ua parashtorj nje pyetje, por pyetja njekohesisht vlene edhe per te gjithe forumistet e tjere.

Cka mendoni ju a ka keqkuptim ne deshifrimin e asaj qer quhet trashegimi kulturore, dhe veseve negative qe nje shoqerri nese nuk i eviton nuk mund te llogaritet se e ka arritur shkallen me te larte te kultures?

Ndaj veseve negative duhet te jemi te qarte se cka kuptojme me ves negativ.
Per mua te vishesh siq vishet e tere bota e qyteteruar nuk eshte ves negativ, por, nese ne ja fillojme tani te paraqitemi me veshje Ilire ateher kjo ne sy te botes eshte negative.
Me ket dua te them se kutura diktohet nga zhvillimi mbare boteror e jo vetem tek zhvillimi i nje populli.


Citim:
A eshte duke shkuar rinia jone ne rruge te mbare duke e imitiar pa analizuar dhe pa kurrfare rezerve trendet "moderne te kohes" qe shpesh here jane deshmuar si te demshme?
Trendet "moderne te kohes" shifen si te demshme vetem nga te vjetrit por jo edhe nga rinia. Rinia ec me kohen pa shikuar fare se qfare mendojne te vjetrit. Nese nje baba dhe nene nuk kane qen te shkolluar, nuk kan pas makine, nuk jan veshur kurre siq e ka desht koha dhe moda, nuk kan bere asgje per vetveten por tere jeten kan mbetur anonima te pavlefshem, dhe kerkojne edhe nga femijet e tyre qe te ruajne traditen familjare te pyes ty se a eshte kjo e drejte e tyre?

U nisa nga familja si baza themelore e shoqerise, per te dal tek te gjithe shqiptaret qe rinine e shofin si te degjeneruar, te pamoralshme, si anashkaluese e kultures te te vjeterve por rinia nuk pyet per keto pune se ajo don ta ndertoje ardhmerine ashtu si i pelqen asaj e jo simbas shablloneve te te vjeterve qe per ta jane demode.

Kulture e re ne mbare boten eshte edhe perdorimi i internetit, ku rinia shkruan, argetohet shoqerohet.
A mos u dashka qe ne shqiptaret pasi qe interneti nuk eshte kulture shqiptare dhe nga te vjetrit domosdo qe shifet si e demshme, te ngritemi e te mbajme ligjerata per amoralitetin e internetit se po na e prish rinine, po i qon ne rruge te gabuara?

Mbase une jam gabim, por asnje popull nuk ka mundur te dal fitues para trendeve te zhvillimit te rinise e ket nuk do te mundemi ta bejme as ne shqiptaret.
Nese ti mendon qe me nje edukat te rrepte fetare apo familjare kthehen gjerat ne vendin e vet ateher duhet ta dijshe se sa me teper qe ndalon, aq me teper nxit.

Pavaresisht sa neve nuk na pelqejne sjelljet e rinise, dhe nuk ju kan pelqyer as prinderve tane sjelljet tona dikur, po e permbylli ket shkrim me nje shkrim te anetarit ne mos gabofsha te Guri Sylaj se
Morali eshte ec me kohen ku per mendimin tim ai ka then nje thenie te madhe dhe shum reale.

Pershendetje edhe per ty i nderuar.
Stuhia Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė