Me keqardhje ju informoj se Historia si dhe pothuaj gjithe shkencat tjera shoqerore NUK JANE shkenca egzakte!
Njekohesisht duke iu referuar perseri shkrimit tuaj, me duhet te ju jap shembuj qe kundershtojne tezat tuaja;
Shkon nje i aferm i familjes sime se bashku me bashkeshorten e tij per te kerkuar doren e nje vajze 19 vjecare ,per te birin e tyre, ne rrethin e Podujeves.
Dhe vllau me i madh i saj trimi yt, qe sipas teje nxjerr pushke per motren, pas 10 vitesh ne mergim ne nje vend te perparuar e demokratik, me te kuptuar se e motra e tij e moshes madhore qenka takuar me djalin e ketij ciftit qe kane shkuar te kerkojne doren e saj, fillon te sillet si rrebel i semure, dhe pas pak del jashte dhe fillon te rrahe ne menyre brutale te gjitha motrat ne shtepi derisa dikush vie dhe kerkon qe prindi i vajzes te leje oden e "burrerise" dhe te shkoje t'iu dale ndihme vajzave te pambrojtuar nga mllefi i vllaut trim!!!!
Kjo ndodhi ka ngjare ne muajin korrik te vitit 2005. Duke e njohur mentalitetin shqiptar, me duhet te them se kjo ngajrje nuk eshte e izoluar.
(
http://www.dardania.de/v2/board/view...er=asc&start=0)
Te jesh person qe ka cdo te drejte dhe liri, per vetevendosje dhe te zgjedhesh te jetosh nje menyre jetese, qofte edhe ajo me primitivja qofte, nuk eshte e njejte sikur te jesh i kufizuar, shtypyr, detyruar te jetosh menyren e jeteses te cilen ta imponon dikush. Prandaj mendoj se nuk jemi ne te njejtat vale ketu-ti je duke folur per rastin e dikujt qe nga sefaja e lirise ZGJEDH vete se ku deshiron e si deshiron te jetoje!!!
Me siguri kjo vajza 19 vjecare nga Kosova, vllau i madh i se ciles ka jetuar ne Gjermani, qenka deshur te shkoje deri ne Gjermani, dhe te marr lejen e tij nese ajo ka te drejte apo jo te takoje nje djale i cili i pelqen asaj si individ i moshes madhore!!!
Sepse ajo duhet ta dije se edhe ne Suedi paska ndonje suedeze se ciles po i pelqyeka me teper jeta Kosovarce se ajo Suedezqe!!!
Suedezja ska jetuar kurre e gjysme-roberuar nga qindra nivele autoritetesh, baba, nena, vllau i madh, vllau i vogel, axha, babegjyshi, daja, mjedisi, mahalla, katuni, regjioni, etj....prandaj personalisht nuk mund ta marre thenien e nje sudezje, mbi njohurine qe kam per menyren e jeteses ne mjediset shqiptare- por nese per ty me valide qenka thenia e suedezes, atehere je i lire te vazhdosh te jetosh ne botekuptimet e tua se gjerat qenkan aq ideale e te persosura ne mjedisin shqiptar!