BARTJA E FJALEVE
Meqe autori i temes ka thkesuar disa hadithe per bidatin (pergojimin) dhe une deshirova te theksoja dic mbi ceshtjen e bartjes se fjaleve, pasiqe kjo gje eshte nje nga shkaqet kryesore dhe me te medha per prishjen e marredhenieve ndernjerezore dhe per ndezje te zjarrit te urrejtjes dhe armiqesise mes nejrezve. Allahu i Madheruar ka qortuar ate qe merret me kete pune, ka thene:
"Mos e respekto aske qe betohet shume dhe eshte i poshter! Qe eshte pergojues e ban fjale nder njerez." (El-Kalem: 10-11)
Iben Abbasi thote: "Nuk hyne ne Xhennet ai qe barte fjale." Nga Iben abnasi poashtu mesojme se; "I Derguari a.s. kaloi nje kopsht nga kopshtet e Medines dhe degjoi ze nga dy njerez qe denoheshin ne varret e tyre dhe tha: "Po denohen, por nuk po denohen per mekat te madh, pastaj tha: Po si jo, njeri prej tyre nuk mbulohej gjate kryerjes se nevojes se vogel (kryerjes se urines), kurse tjetri ka bartur fjale...." Nga format e keqia te kesaj vepre eshte ndersyerja e burrit ndaj gruas se tij dhe e kunderta. Ato jane orvatje per prishjen e marredhenieve mes tyre. Te njejten e bejne edhe disa nepunes kur bartin fjalet e te tjereve te drejtori apo pergjegjesi per t'u bere dem te tjereve. E gjithe kjo eshte e ndaluar. Allahu na ruajte. ata qe mirren me bartjen e fjaleve ku sjellin vetem crregullime e crrenosje jane vetem pasues te shejtanit sepse shejtani eshte ai qe nxit njeriun ne te keqen dhe degjenerimin e tij, e poashtu ne jemi deshmitare te bartjes se fjaleve, ku eshte vertete nje dukuri e shemtuar ku fatkeqesisht gjindet tek populli yne vetem per t'ua crrenjosur lumturine te tjereve, pavarsisht denimit te ashper qe do i ipet atij.
Do rrefej nje rast konkret qe e degjova sot nga nje dijetar ne nje ligjerate ne xhami:
rrefen dijetari per rastin e nje mikut te tij te mire dhe besnik:
Vellai kishte shkuar per t'varrosur motren e tij, dhe rastesisht i kishte ren dic me vlere nga xhepi ne varrin e se motres, kur kthehet ne shtepi shef se nuk e ka, kerko ktej kekro andej, nuk e gjen dot dhe i fiksohet ne koke se vetem ne varrin e se motres duhet t'i ket ren dhe niset direkt tek varri saj per t'a hapur. (dmth pas disa ore qe kishte varrosur te motren serish shkon dhe e hape varrin). Kur hape varrin e se motres e gjen brenda ne varre ate qe i kishte ren dhe kthehet serish ne shtepi me nxitim! Pyet nenen e tij:
Djali thote: Oj nene, cfare ka bere te keqe motra ime sa ishte gjalle?
Nena thote: Po tani o biri im pyet se cnjeri ishte motra jote, e sa ishte e gjalle ti nuk e vizitove ate kurre tek burri i saj?
Djali thote: Oj nene, keshtu keshtu me ndodhi mua (i rrefen nenes si kishte vajtur per t'ia hapur mtores varrin) dhe i thote, oj nene, trupi i motres kur hapa varrin digjej, une shifja t'i dilte motres time tymi nga trupi dhe per kete arsye pyes?!
Nena thote; Allahu Ekber, Allahu Ekber, dhe i mbushen syte me lote. Ah mjere vajza ime, ajo vertete qenka duke u ndeshkuar per mekatet qe ka bere kete jete dhe i thote djalit te saj; "O biri nenes, motra jote ka qene njeri shume shume i mire, porse ka pasur dy te keqinja ku dhe per ato ndershkohet..., 1. motra yte e ka pasur zakon, kur te flejne fqinjet te shkoj dhe t'i degjoj tek dera apo dritarja se c'flasin dhe 2. derisa fqinjet jane zgjuar , ajo ua ka shperndar fjalet ne gjithe lagjen, dmth ka shpifur dhe ka bartur fjale, dhe Allahu eshte i Madherishem sic na ka lajmeruar permes Librit te Tij, qe cdo njeri pasi te vdes do te denohet qe ne varre deri ne Diten e Gjykimit, e Diten e Gjykimit do i peshohen veprat e tij, nese ka qene vepermire do shperblehet me Xhennet, e nese ka qene veperkeq ai do hudhet pa meshire ne Xhehennem perjetesisht. E keshtu vellezer e motra, Allahu na ruajt nga bartja e fjaleve e pergojimi se me te vertete jane veprat me te shemtuara per njeriun. Gjuha jone eshte ajo qe ne na fut ne Xhehennem. Andaj heshtja eshte elokuente nese vertete nuk duam te mekatojm. Allahu na ruajte nga denimi i ashper i Tij.
__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
|