Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-05, 01:31   #1
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim Shpjegimi i disa termave arabe

as'habe: cdo kush qe e takoi te Derguarin Muhammed gjate jetes se tij, i besoi dhe vdic besimtar. Ata jane shoket besnik te Muhammedit a.s. te cilet, nder te tjera, kane luajtur rol te posacem ne ruajtjen dhe ne percjelljen e haditheve. Perdoret edhe varianti tjeter SAHABE.

Ahiret: jeta tjeter, bota tjeter (pas vdekjes), pertejvarri.

ajet: perdoret me disa kuptime: "argument, shenje,simbol", "mrekulli", e kur eshte fjala per perberjen e Kur'anit, ajet do te thote: "fjali a tog fjalish ne Kur'an."

Bejtul-Makdis (ose El-Mesxhidul-Aksa): xhamia ne Jerusalem.

Berzah: vendbanimi i shpirterave nga vdekja gjer ne ringjallje (jeta pas vdekjes).

bint: vajza e bija.

daif: i dobet (shembull kur japin mendime te ndryshme dijetaret dhe bien ndesh me hadithe autentike, themi se qenka hadith daif-i dobet).

dua: cdo lutje qe i drejtohet Allahut.

duha namaz: namazi i padetyrueshem, qe falet pas lindjes se diellit deri ne kohen para namazit te drekes.

Ehlul-Kitab (ehli-kitabet): hebrenjte dhe te krishteret qe besojne ne Librat e shpallura para Kur'anit (ne Teurat dhe ne Inxhil).

Ehlus-sunneh vel-xhema'ah: pasuesit e Sunnetit dhe bashkesise se muslimaneve, grupi me i drejte dhe me i madh i muslimaneve.

ensaret: banore vendas te Medines. Keta i kane bere pritje te jashtezakonshme Muhammedit a.s. dhe muslimaneve te tjere qe u shperngulen nga Meka ne Medine.

ezan: njoftim, thirrje per namaz.

farz: detyrim, detyre e dores se pare.

gajb: fshehtesi, qe nuk mund ta konceptoje arsyeja e njeriut.

garib: i jashtezakonshem, i paqarte.

hadith: theniet gojore e veprimet e Muhammedit a.s. si dhe miratimi i veprave te bera ne pranine e tij.

halife: mekembes, sundimtar me autorizim te vecante. ( shembull, sic ishte sundimtare dhe me autorizim te vecante Ebu Beker pas vdekjes se te Derguarit Muhammedit, sundimtare dhe prires i muslimaneve ate kohe).

havarijjun: nxenesit, apostujt e Isait a.s.

haxh: Vizita e Kab'es (qabes) ne Meke, e cila behet ne dhjete ditet e para te muajit te fundit sipas kalendarit musliman- te hixhretit.

hixhra ose hixhreti: shperngulja e Muhammedit a.s. prej Meke ne Medine, me 16.07.622 te e.r. (dmth, hixhret eshte shperngulje (emigrim).

hutbe: ligjerate, keshille, qe mbahet diten e xhuma dhe diteve te bajramit nga minberi. Ligjerate specifike.

ibadet: lutje, perkushtim, nenshtrim deshires se Allahut te Lartesuar. Cdo veper islame qe kryhet ne emer te Allahut te Lartesuar eshte ibadet. ( ibadet-adhurim).

Iblis: djalli, shejtani.

ihram: veshje e detyrueshme per haxhinjte meshkuj gjate kryerjes se haxhit dhe te umres, qe perbehet prej dy carcafesh.

ikindi-a: namazi i detyrueshem, qe behet me intervalin mes drekes dhe akshamit.

imam: personi qe udheheq kryerjen e perbashket te namazit ne xhami etj., ose titulli i larte i udheheqjes ne fene islame.

iman: besimi ne Allahun e Madherishem, feja, besimi i shpjeguar nga Muhammedi (paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te!).

Islam: sinonim i imanit. (Paqe).

Ka'be (qabeja): tempulli i shenjte, Bejtullah- Shtepia e Allahut, te cilen jane te detyruar ta vizitojne muslimanet e pasur, se paku nje here ne jete.

kafir: ai qe nuk beson ne fe, femohuesi.

kiamet: dita e shkaterrimit- mbarimi, fundi i kesaj bote.

kible: te kthyerit e muslimaneve kah Kab'ja, Meka, gjate faljes se namazit.

kurban: flijimi qe behet ne emer te Zotit, duke therur kafshe, etj.

muhaxhir: i shperngulur, emigrant (prej Mekes ne Medine).

mursel: hadith i transmetuar me zinxhir te pashkeputur deri tek tab'ini, pra ne te cilin mungon transmetuesi nga sahabet.

Musned: koleksion i hadithit, ne te cilin hadithet jane te radhitura sipas transmetuesit.

Mustedrek: titull i librit.

Muvetta' : titull i librit. Veper e Imam Malik b. Enesit.

mesxhid: xhami, falltore, vend per te bere sexhde.

medh'heb: shkolle juridike islame; drejtim.

meukuf: transmetimi i cili lidhet per ndonjerin nga as'habet.

minber: vend i ngritur ne disa shkalle ne xhami, qe sherben per te mbajtur ligjerata mbi te.

muezin: personi qe e therret ezanin.

mufessir: komentues i Kur'anit.

muhaddith: ai qe merret me shkencen e hadithit, qe ka njohuri te thella per hadith, njohes i mire i hadithefe, transmetues i haditheve.

munafik: dyfytyresh, hipokrit.

munkati': hadith senedi i te cilit nuk eshte teresisht i lidhur.

murted: ai qe e leshon fene islame, pasi e ka pranuar ate, tradhtar, renegat.

mushrik: idhujtar, politeist, qe beson ne shume zota, qe i ben shoke Allahut.

mu'xhize: veper apo dukuri e jashtezakonshme, me te cilen Pejgamberet e deshmonin pejgamberine e tyre nga Allahu i Lartesuar.

Pejgamber: lajmetar i fese; i Derguar i Allahut, ai qe e kumton shpalljen e Allahut. Fjale me burim persian. I pergjigjet fjales arabe Nebijj.

Resul: I Derguari i Allahut me dispozita te posacme.

Resulullah: I Derguari i Allahut.

sadaka: lemoshe.

sahih: autentik.

selam: pershendetje islame, shpetim, paqe. ( Es-selamu alejkum do te thote- Shpetimi(paqja) i Allahut qofte mbi ju).

sened: vargu, zinxhiri i transmetimeve te hadithit.

sexhde: pjese perberese e namazit, qe kryhet duke vene ne toke ballin, hunden, gjunjet, shuplakat e duarve dhe majat e gishterinjve te kembes.

Suhuf: Shpalljet me te vogla Pejgambereve.

Sunnen: nje llok i koleksioneve te haditheve ku hadithet jane renditur sipas temave qe kane te bejne me dispozitat.

Sunet: puna, veprimi i Muhammedit a.s. ose pelqimi i tij.

sure: secila nga te njeqind e katermbedhjete kapitujt e Kur'anit.

shef'at: angazhimi, ndermjetesimi per dike ne Ahiret.

Sheriat: ligji islamik i bazuar ne Kur'an dhe ne Sunnet; dispozite fetare.

shirk: paganizem, besimi ne shume zota, te pershkruarit shok Allahut te Lartesuar.

tefsir: komentimi i Kur'anit.

umre: vizite e Kab'es qe mund te behet gjate tere vitit (pervec kater ditet e Bajramit te Kurbanit).

tavaf: te sjellurit rreth Kab'es.

telbijje: dhiker lidhur me haxhin dhe umren.

umet: te gjithe pasuesit e ndonje Pejgamberi.

xhihad: lufta, perpjekja ne rrugen e Allahut te Lartesuar.

Xhehenem: sketerre, ferr, venddenim i tmerrshem per mekataret-mohuesit (ne Allahun).

Xhenet: parajse, kopshte e pallate per besimtaret.

Xhibrili: engjelli nepermjet te cilit Muhammedit a.s. i ka ardhur Shpallja e Allahut te Lartesuar.

xhin: qenie e padukshme shpirterore-e mire ose e keqe.

xhizje: tatim, i cili, ne vendet islamike merret nga jobesimtaret.

xhybe: gune, berruc. (pallto).

zekat: detyrim islam, qe jepet per pasurine e cila ka arritur shkallen e caktuar (nisabin). Zekati eshte nje nga pese shtyllat e Islamit.

Me kaq e perfundoj, vetem desha te ju njof me termet arabe qe ne shume postime ketu ne forum i perdorim dhe kemi nga bashkebiseduesit qe nuk i kuptojne. Dhe ka mundesi se ju duhen ne nje te ardhme inshallah jo te larget. :)

Selam,


__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante