Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-05, 21:41   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

29 Nentori, Berisha ndalon festimet
E Shtune, 26 Nentor 2005
Megjithese nuk ka ndryshuar daten e Clirimit te Shqiperise, qeveria ka vendosur te grumbulloje te gjithe aktivitetet festive me 28 Nentor, perfshire edhe ceremonine e vendosjes se kurorave ne Varrezat e Deshmoreve. Berisha dhe Rama duhet te jene perkrah njeri-tjetrit te henen e ardhshme. Te gjitha piket e ndryshuara te Ceremonialit te Shtetit dhe rruga e mesme e zgjedhur nga shefi i qeverise

Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha vendosi dje te ndaloje festimet shteterore me 29 nentor, ndonese kjo date do te mbetet zyrtarisht si Dita e Clirimit te Shqiperise. Me nje vendim te posacem, ekzekutivi ka ndryshuar Ceremonialin Zyrtar te Republikes se Shqiperise, duke prekur vetem pikat qe lidhen me 29 nentorin. Tashme, Festes Kombetare te shpalljes se Pavaresise me 28 nentor, do t'i shtohen edhe aktivitetet ne perkujtim te nentorit te vitit 1944. Nje rruge kjo e mesme per te shmangur kundershtimet e pritshme ne Kuvend, ne rast te nje tentative zyrtare per ndryshimin e dates se clirimit.

Sipas vendimit te qeverise, "ne perkujtim te festave zyrtare te pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut, Protokolli i Shtetit do te organizoje cdo date 28 Nentor te cdo viti, gjate gjithe dites aktivitete perkujtimore, si ceremoni ne nderim te Deshmoreve te Kombit dhe pritje shteterore". Me tej, ne vendimin e ekzekutivit, percaktohet se ne ceremonine e nderimit te deshmoreve, kreret me te larte te shtetit do te vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Kjo ceremoni, sipas Ceremoniali te ri, duhet te zhvillohet ne oren 10.00 te 28 nentorit dhe ne te duhet te marrin pjese edhe Kryeministri e Kryetari i Bashkise se Tiranes, krahas Presidentit te Republikes dhe organizatave te veteraneve. Ne kete menyre, Berisha dhe Rama duhet te ndodhen te henen e ardhshme perkrah njeri-tjetrit ne Varrezat e Deshmoreve, ndersa socialistet jane shprehur se i mbeten qendrimit per te ruajtur 29 nentorin si Dite Clirimi.

Ne te njejten kohe, vendimi percakton se me 28 nentor edhe trupi diplomatik i akredituar ne Shqiperi duhet te vendose nje kurore ne Varrezat e Deshmoreve. "Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe himni kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise", thuhet ne vendim. Edhe vendosja e kurorave ne monumentin "Nene Shqiperi" eshte percaktuar te behet me 5 maj te cdo viti ne nderim te deshmoreve, duke hequr nga Ceremoniali i Shtetit, daten 29 nentor.

M.E.

Ndryshimet

Ishte

"Ceremonia e Festes Kombetare"

Behet

"Ceremoniali per festat e Pavaresise dhe Clirimit te Atdheut"

Ishte

"Me rastin e Dites Kombetare te Pavaresise se Shqiperise, Presidenti i Republikes jep nje pritje shteterore, e cila organizohet ne Pallatin e Brigadave me 28 nentor ora 19.30."

Behet

"Pritja shteterore me rastin e festave zyrtare te Pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut organizohet ne Pallatin e Brigadave, cdo 28 nentor, ora 19.30."

Ishte

"Ne nderim te deshmoreve te kombit, diten e festes se Clirimit te Atdheut, me 29 nentor te cdo viti dhe diten e deshmoreve te kombit me 5 maj te cdo viti, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Prefekti, Kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane."

Behet

"Ne nderim te deshmoreve te kombit, me 5 maj te cdo viti, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Prefekti, Kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane."

Shtohet

"Ne perkujtim te festave zyrtare te Pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut, Protokolli i Shtetit organizon cdo date 28 nentor te cdo viti, gjate gjithe dites keto aktivitete perkujtimore:

a. Ceremoni ne nderim te Deshmoreve te Kombit

b. Pritje Shteterore

Ceremonia e nderimit te Deshmoreve te Kombit:

Ne nderim te Deshmoreve te Kombit, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Prefekti i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane, ora 10.00. Nje here ne 5 vjet, kjo ceremoni transferohet ne qytetin e Vlores dhe zhvillohet sipas ceremonialit te percaktuar.

Cdo 28 nentor vendos nje kurore edhe trupi diplomatik i akredituar ne Republiken e Shqiperise. Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe himni kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise. Ne ceremoni nuk ka truproje nderi."

Hiqet

"Ne menyre te perseritur, cdo 29 nentor vendos nje kurore edhe trupi diplomatik i akredituar ne Republiken e Shqiperise. Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe Himni Kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise. Ne ceremoni nuk ka truproje nderi."

Korrieri
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė