Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-05, 08:31   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosovė: Festimet e 28 nėntorit pėrshkohen nga mosmarrėveshje rreth simboleve tė ardhshme tė vendit

28 nėntor 2005 /TN

Zėri i Amerikės (28.11.2005) Besim Abazi, Prishtinė

Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, e ka dėnuar ashpėr heqjen dhe djegien e flamujve tė tij qė ai i ka propozuar si flamuj tė Kosovės.

Gjatė ditės sė sotme dhjetėra flamuj tė cilėt presidenti Rugova i ka quajtur flamuj tė Dardanisė, janė djegur publikisht nė Prishtinė dhe Ferizaj nga pėrfaqėsuesit e shoqatave tė dala nga lufta e ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.



Kryetari i Shoqatės sė Invalidėve tė Luftės sė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Faik Fazliu, e quajti tė padrejtė vendosjen e flamurit tė Presidentit nė rrugėt e Prishtinės por edhe disa qyteteve tė tjera.

“Ne si shoqata e kemi organizuar edhe heqjen e flamujve personal tė vendosur mė qėllim qė tė provokohet gjaku i derdhur dhe veteranėt e ish UĒK-sė. Ne e kemi organizuar heqjen e flamujve dje nė mėnyrė qė tė ndalim sot atė mė tė keqen, pra provokimin e qytetarėve tanė”, tha zoti Fazliu.

Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė orėt e mbrėmjes e cilėsoi si shkelje tė rėndė tė rendit dhe e ligjit, djegien e flamujve, ndėrsa propozimin e tij e cilėsoi si tė ligjshėm dhe publik. Nė njė komunikatė pėr opinion thuhet se, sipas procedurave demokratike, kėto propozime do tė paraqiten pėr miratim nė Parlamentin e Kosovės.

Nė kontekst tė nismės publike tė Presidentit Rugova, disa komuna tė Kosovės kanė vendosur qė pėr 28 Nėntorin e sivjetmė, krahas flamurit kombėtar shqiptar, tė valojė edhe propozim-flamuri i Presidentit. Incidentin e heqjes dhe djegies sė propozim-flamurit, Presidenti Rugova e konsideron incident tė pahijshėm qė njollosi ditėn e madhe tė 28 Nėntorit, thuhet nė komunikatė.

Presidenti Rugova ka nėnvizuar me kėtė rast se siē thuhet, shteti i pavarur i Kosovės, qė pritet tė njihet sė shpejti, do t’i ketė simbolet e veta autentike shtetėrore. Njerėzit qė bėjnė akte tė tilla tė pahijshme, si ky i sotmi, me vetėdije apo pa vetėdije, dalin kundėr lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e presidentit Rugova. Ndėrkaq zyra pėr informim e qeverisė sė Kosovės thekson se reagimet emocionale nuk janė tė nevojshme nė kėtė periudhė tė rėndėsishme nėpėr tė cilėn po kalon Kosova. Sylė Ukshini shef i zyrės sė kryeministrit pėr informim thekson se ēėshtjet e tilla si ato tė simboleve tė Kosovės do tė zgjidhen nė kohė mė tė mira...

“Bashkė mė bėrjen e shtetit tė Kosovės sigurisht se do tė rregullohet edhe ēėshtja e simboleve dhe secili institucion do tė ketė simbolet dhe emblemat e veta. Pra pėrmes reagimeve emocionale, pėrmes rrugės nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė, zgjidhja do tė gjendet nė kuadėr tė institucioneve dhe Kosova ka nevojė qė tė bartė veprimet nga rruga nė institucione", theksoi zoti Ukshini.

Mijėra vetė protestojnė nė mbėshtetje tė ish luftėtarėve tė UĒK-sė Shoqatat e dala nga lufta e ish UĒK-sė mė herėt gjatė ditės organizuan njė protestė nė tė cilėn dhjetėra mijėra qytetarė kėrkuan lirimin e ish Komandantit tė ish Ushtrisė Ēlirimtare Fatmir Limajt dhe dy bashkėluftėtarėve tė tij Haradin Balaj e Isak Musliu, qė po gjykohen nė Hagė.

Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, Jakup Krasniqi tha se ish luftėtarėt, po trajtohen padrejtėsisht nga ana e Gjykatės sė Hagės.

“Protesta ėshtė vullnet i qytetarėve tė Kosovės pėr tė protestuar nė kėtė mėnyrė kundėr padrejtėsisė qė po bėhet nė emėr tė drejtėsisė”, tha zoti Krasniqi.

Fatmir Limaj dhe dy bashkėluftėtarėt e tij akuzohen pėr krime lufte kundėr civilėve shqiptarė dhe serbė gjatė luftės nė Kosovė. Tė tre ata janė akuzuar nė mars tė vitit 2003 pėr siē thuhet arrestimin e paligjshėm, torturimin dhe vrasjen e civileve ne njė kamp burg nė fshatin Llapushnik tė Kosovėn qendrore, akuza kėto qė janė mohuar nė vazhdimėsi nga tė akuzuarit. Procesi gjyqėsor kundėr tyre ka filluar me 15 nėntor tė vitit tė kaluar, ndėrsa shpallja e vendimit tė Gjykatės pritet pasnesėr, mė 30 nėntor.

TN
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė