Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga laliloli
Shpesh ne perditshmerine tone degjojme fjalen :"aq me shume qe rrespekton dike, ai te nenvlereson"dhe "aq me shume qe rrin ne distance me dike ,ai te vlereson me shume".
A mendoni qe personin qe e rrespektoni ,ka krijuar nje bindje se ty te ka mik ose shoke "te sigurt"dhe nuk te vlereson edhe aq,ndersa e rrespekton dike tjeter dhe mundohet ta beje per vete.
Qka mendoni per kete dukuri,a keni hasur ju ne diqka te ngjashme ,ne jeten e perditshme ose ketu ne FD.
Te dikutojme shoqerisht ne kete teme.
Paraprakisht ju pershendes
Lali
|
Teme shume interesante Lali.
Megjithate mendoj se menyra si i perjetojme gjerat, bisedat, kritikat, debatet te gjitha format e komunikimit ne kuader te nje ambienti virtual, nuk eshte e njejte sikur te kesh takuar dikend personalisht dhe te gjitha keto ti kesh perjetuar "sy me sy". Mendoj keshtu, sespe njerezit komunikojne jo vetem permes kuptimit te fjales, (kuptim ky i cili mund te marr mijera nyanca, varesisht prej pikepamjeve tona personale), qe eshte i mundur permes komunikimit virtual, perkunder nje ndeshje sy me sy, ku njerezit komunikojne poashtu permes shprehjes se fytyres, intonacionit te zerit, gjestikulacioneneve te ndryshme etj.
Nje fjale e vetme, mund te kete mijera interpretime, varesisht si e perjetojme ne personalisht, prandaj jo gjithmone ajo qe nenkuptojme ne, eshte dmth ajo qe ka deshte te thote autori.
Nese behet fjale per biseda private, qe bejne personat, permes mjeteve tjera te komunikimit, ma merr mendja se edhe ketu ka mundesi per keqkuptime, varesisht sa jane te hapur dhe te sinqerte, personat te cilet jane duke komunikuar.
Por edhe kur njihen njerezit personalisht, mundesite per kequptime jane te medha; jo rralle ndodh dikush ti thote dikujt, te njoh qe 10/15/20 e me shume vjet, por ende s'me kupton, apo ende s'me njeh. Jo patjeter kjo eshte mungese respekti, por mendoj se raportet nder-personale, jane gjithmone raporte shume te komplikuara, sespe vete natyra njerezore eshte e komplikuar.
Njekohjesisht qe njerezit shpesh e kane veshtire qe te mos i angazhojne emocionet me secilen forme komunikimi qe bejne...
Jo cdo gje merret me zemer, dhe gjerat ne jete kane nevoje per me shume qasje racionale sesa emocionale. Shembull, fakti se une nuk po pajtohem me ty plotesisht ne lidhje me formulimin e kesaj teme, nuk eshte JO RESPEKT.
Mendoj se edhe tradicionalisht si shqiptar, por edhe si popull qe ka kaluar nen diktature moniste, te gjithe ne njefare menyre te heshtur kemi ne vete elemente te besimit, se nese e shpreh hapur mendimin tend kundershtues, kritiken, etj, s'po respektuake rendin, vendin, baben, nenen, familjen, shkollen, partine, etj, etj...
kjo eshte edhe forme "edukative" permes te ciles edhe sot e kesaj dite edukohen edhe gjeneratat e reja.
"ulu pis, ku guxon me ma kthy fjalen" :roll: :!:
Ma merr mendja se kjo nuk eshte ne rregull; shpesh shoh te rinje e besa edhe me te vjeter, te cilet per te qene ne grup me dikend i sakrifikojne bindjet e tyre. Aq me keq, keto grupe mund te jene jo vetem grupe me bindje te gabueshme, por edhe me veprime te gabueshme. Nese edukon femiun qe gjithmone te kete forcen morale te ngritet dhe te thote "une s'mendoj keshtu", pa e denuar, pa e gjykuar, atehere do te kemi nje shoqeri me te shendoshe; te menduarit kritik e individualist-te pavarur, eshte GJENERATORI qe sjell cdo segment te jetes se perparuar e qytetare.
Ndoshta dola ne nje kah, qe nuk ka te beje me ate qe ke deshur te thuash ti, por permes ekranit te komjuterit, une arrita qe temen tende ta lexoj ne kete menyre :P

:arrow: