S.Berisha: "Unė pėrherė kam thėnė se zgjidhja ėshtė pavarėsia e Kosovės"
Tiranė, 12 dhjetor 2005 /TN /QIK - "Unė pėrherė kam thėnė se zgjidhja ėshtė pavarėsia e Kosovės, e cila do tė garantojė paqen dhe stabilitetin nė rajon. Fqinjėt tanė janė tė tė njėjtit mendim. Me pėrjashtim tė Serbisė, natyrisht. Meqedonia mendon kėshtu. Mali i Zi mendon kėshtu. Pse? Sepse do tė sjellė stabilitet", ėshtė sbprehur kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha pėr njė gazetė gjermane.
Nė insistimin e gazetės "Di velt" qė Berisha tė pėrgjigjet nėse mendon pėr pavarėsi tė plotė pėr Kosovėn, pėr sovranitet, Kryeministri shqiptar tha: "Shikoni, pavarėsi do tė thotė pavarėsi".
Berisha theksoi se pėrveē pavarėsisė nuk sheh zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn.
I pyetur nėse Serbia do ta pranojė kėtė, Berisha tha: "Unė e di se pėr Beogradin do tė jetė shumė e vėshtirė tė pranojė kėtė. Por regjioni ynė nė 130 vjetėt e fundit ka njohur vetėm marrėveshje tė imponuara.
Nėse njė marrėveshje e re imponohet kundėr vullnetit tė njėrės dhe palės tjetėr, atėherė ky do tė ishte njė vazhdim i zinxhirit tė gjatė. Nė Ballkan nuk ka marrėveshje konsensuale", ėshtė shprehur Berisha duke shtuar se angazhohet "pėr respektimin e plotė tė tė drejtave tė pakicave nė Kosovė dhe pėr njė decentralizim tė gjerė tė administratė".