U mundova t'i percjell keto shkrime dhe ajo qe me ra ne sy ishte se ,ne jemi ule balle per balle dhe ne vend qe te bisedojm si vllezer , se bashku, te sheshojme probleme qe n'a perkasin te gjitheve , ne e pshtyejm njeri tjetrin.
Jo rralle e bejme kete jo se kemi arsye por se kemi deshire, sepse nuk dijm dicka tjeter.
Deshirojm qe te tjetri te shohim vetem te meta e gabime kurse te vetevetja nje gjithedituri qe i mungon vetem njohja e vetevetes.
Nga deshira per te tregu se ,une dij gjithecka, vijm deri tek nje rezultat se , une nuk kam lidhje me ate qe po ndodhe.
Dikush flet per deshira e dikush per mundesi dhe gati tek asnjeri nuk behet nje shtruarje reale e te dyave bashk.
Dikush shkon aq larg sa qe i jep drejte vetes qe atdhetaret ,ne Kosove ,t'i numroj ne gishta kurse pjesen tjeter t'i quaj me emra tjere, pa e marre parasyshe se proporcioni eshte 0,2% me 99,8%.Cfare atdhetarizmi mendjemadh ?
Liria e Kosoves eshte nje proces te cilin mund t'a shtyjm perpara se bashku dhe mund t'a pengojm duke u nda.Liria e Kosoves nuk eshte as prone e as obligim i vetem nje grupi apo nje parie.
Dikush po mendon se liria eshte enderr dhe po i shtrengon grushtat shume per ta mbajte fort dhe veq per vete por kur po i del gjumi po e sheh se ne grushta ka dicka tjeter.
Dhe nese dikush mendon ,realisht , per lirin e Kosoves , duhet t'a kete te kjart se per te luftuam te gjithe, po angazhohemi te gjithe dhe duhet t'a gezojm te gjithe.
Nese dikush mendon ndryshe ai atehere ka probleme me lirin e tij personale dhe nese kjo liri ,atakohet nga vetevetja, eshte shume veshtire qe te fitohet.Ai lirin e tij e ka humb diku ne labirintet e ketyre viteve te turbullta.
Aty ku ka vullnet per pune e angazhim , nuk ka kohe per sharje.
Me nderime Guri Sylaj
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|