Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-05, 17:26   #8
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pse z. Rugova nuk shkon nė Shqipėri?





Njė shkrim i z. Godo mundohet tė ngreje njė pyetje: Pse z. Rugova nuk vjen nė Shqipėri?

Nuk e di nėse z. Rugova do i pergjigjet z. Godo, i cili ka zgjedhur ēuditėrisht gazetėn "Koha Jone" pėr tė publikuar shqetėsimin e tij, kur dihet roli i kėsaj gazete nė ngjarjet e 1997-s. Por kėto ditė, pas njė interviste nė gazetėn "Bota Sot", Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ka sqaruar ndėrmjet tjerash se, Kosova ka mundėsi qė tė dalė me njė flamur tė saj, i cili do ketė edhe njė himn tjetėr, nga ai qė ka flamuri i sotėm shqiptar.

Nė pamje tė parė, kjo gjė duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim qė do priten reagime tė ndryshme nė kėtė drejtim, por nėse i shohim gjėrat nė njė prizėm mė tė gjėrė, atėherė e kuptojmė qė, nėse Kosova do jetė shtet nė vete, asaj i duhet tė ketė shenja tė veēanta dalluese, pėrfshirė kėtu edhe flamurin dhe himnin kombėtar - ndonėse ne jemi nė fakt i njėjti komb. Kosova pėrpiqet tashmė tė krijojė njė identitet tė vetin, i cili duhet tė jetė larg imazhit tė keq, qė Shqipėria ka dhėnė nė 50 vjetėt e komunizmit dhe nė kėto vitet e fundit tė tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye nė kurriz nga bandat politike greko-komuniste tė armatosura mė 1997.

Janė pikėrisht kėta terroristė politikė tė reformuar (sa tė jenė nė pushtet, se kur janė nė opozitė kthehen nė antikushtetues), qė sot vazhdojnė ta mbajnė peng Shqipėrinė, nėn njė tutelė tė kuqe, pa asnjė prespekivė tė hapur e demokratike. Ndoshta kėsaj ia ka frikėn Presidenti Rugova, dhe nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, pse z. Rugova nuk shkon nė Shqipėri. Nga ana tjeter, tė gjithė e morėm vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar pėr tė festuar festėn e Flamurit, u poshtėrua paskajshmėrisht, kur nuk u prit as nė aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrisė sonė tė Jashtme. Po tė ishte edhe z. Rugova me kėtė delegacion, atėherė do bėhet pyetja: A mos vallė presidenti Rugova ia ka pėr borxh kėtė papėrgjegjshmėri ekstreme shtetit tė sotem shqiptar, pėr njė fyerje kaq banale ndaj pėrfaqėsuesve tė Kosovės? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zotėrinj tė ministrisė sė jashtme shqiptare, se ai ėshtė paksa mė largpamės se ju!

Ky rast pa precedent, nė radhė tė parė nuk ėshtė traditė shqiptare dhe nuk mund tė justifikohet me pushimin e dy zyrtarėve nga puna, tė cilėt nė fund tė fundit marrin urdhėresė kur duhet tė presin apo pėrcjellin zyrtarisht dikė. Por pėrsėri nuk duhet tė ēuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme nė Shqipėri, qė veē shqiptarė nuk dinė tė jenė. Mos ndoshta fyerja e fundit ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonjė pabesi tė radhės nga vizita e z. Meta nė Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet tė pėrdorė sot si kalė troje shtetin e pamoral tė sotėm shqiptar, qė tė minojė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė?... Dhe pasojat nga tė pėrgjėruarit e sllavėve nė Shqipėri tashmė dihen...

Dihet gjithashtu se ėshtė meritė e shqiptarėve tė Kosovės, e pėrjekjeve dsa vjeēare tė LDK-sė dhe tė lidėrve tė saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, qė Kosova mundi tė ēlirohej nga serbėt me ndėrhyrjen e NATO-s, dhe po ecėn mė e sigurtė se asnjėherė, drejt pavarėsisė sė saj. Sa punė bėhet realisht nga shteti i sotėm shqiptar, qė kėto aspirata pėr liri e pavarėsi, tė ushqyera ndėr dekada nga popullsia shqiptare e Kosovės, tė mbėshteten diplomatikisht hapur e me guxim, pėr tė drejtėn e patjetėrsueshme tė popullit tė Kosovės, qė tė jetojė i lirė? Pse duhet tė bėhemi pre e mendimit pėr "Shqipėri tė madhe" apo terma tė tjerė dashakeqės, qė janė pjellė e kuzhinės anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke? Shqiptarėt nuk kanė pse tė tregojnė takt nė mbrojtjen e tė drejtave tė veta fundamentale, pasi kjo e drejtė njihet ndėrkombėtarisht. Dhe mbrojtja hapur e tė drejtės sė Kosovės pėr pavarėsi nuk pėrbėn aspak precedent pėr t'u kritikuar, pėrkundrazi, kjo ėshtė njė shenjė e njė civilizimi tė lartė dhe e njė respeki tė merituar, qė duhet tė tregojmė pėr vetveten.

Kosova ka zgjedhur tashmė vetė rrugėn e saj pėr njė shtet tė pavarur. Kėtij obcioni duhet t'i pėrmbahet secili prej nesh qė mendon demokratikisht, pasi kjo ėshtė zgjedhja e popullit tė Kosovės nė referendumin e tij pėr pavarėsi. Janė liderėt e sotėm tė Kosovės, ata qė pėrcaktojnė normat shoqėrore, simbolet kombėtare dhe rrugėn nėpėr tė cilėn do kalojė pavarėsia e Kosovės, e cila nuk duket se do jetė mė tepėr e gjatė. Kushtet janė pjekur tashmė, dhe Kosova ka dhėnė prova tė mjaftueshme se ėshtė e aftė tė qėndrojė nė kėmbė si shtet i pavarur.

Presidenti Rugova e di fort mirė se ku i ka miqtė e tij, ai nuk ka ngurruar dhe nuk do ngurrojė asnjėherė t'i pyesė miqtė e tij e tė Kosovės pėr ndihmė, nėse e sheh tė arsyeshme. Ndoshta kėshtu ka bėrė edhe para se tė vendoste, qė ta festonte ditėn e flamurit nė Prishtinė. Por z. Rugova nuk do prishet me popullin shqiptar tė Shqipėrisė, sepse ata sot vazhdojnė tė jenė tė uzurpuar qė nga viti 1997 nga bandat anti-shtet. Socialistėt shqiptarė, duhet nė radhė tė parė, tė mėsojnė tė respektojnė normat demokratike tė njė shteti tė lirė, dhe rotacionin demokratik nė bazė tė votave tė lira tė zgjedhėsve, atėherė tė kėrkojnė qė dikush tjetėr t'i respektojė ata. Nuk ka dyshim, qė marėveshja e fundit pozitė-opozitė ėshtė njė fillim i mirė pėr qetėsimin e politikės shqiptare nė pėrgjithėsi, por nuk duhet harruar se kjo ėshtė vetėm fillimi. Duhet njė punė e madhe qė Shqipėria tė ndėrtojė vlera demokratike pėrkundėr anti-vlerave tė deritanishme. Dhe kjo mund tė fillojė vetėm me zgjedhjet e ardhėshme, ku do mund tė dėshmohet se votat e lira tė zgjedhėsve do respekohen, ashtu siē ka ndodhur edhe nė Kosovė.

Kosova ka qenė e pushtuar nga serbėt, dhe si e tillė trashėgon njė prapambetje nė drejtime tė ndryshme tė organizimit tė njė shteti. Por pėrsėri, Kosova ka treguar kėto vite, se populli i saj e do lirinė, e do demokracinė dhe i respekton njerėzit qė punojnė pėr tė. Populli i Kosovės ėshtė njė ndėr popujt mė optimistė tė botės, dhe ky optimizėm nuk vjen vetvetiu, por vjen nga njė besim i madh qė ai popull ka pėr tė ardhmen e vet, njė besim tek liderėt politikė tė saj, qė asnjėherė nuk e tradhėtuan besimin e kėtij populli, njė besim pėr ato liderė, qė e kanė ideal tė shenjtė shtetėsinė e Kosovės e nuk e shohin karrierėn politike tė tyre si njė mjet banal pėr mbushjen e xhepave me para. E kėtu, roli i z. Rugova, si kreu mė i rėndėsishėm i shtetėsisė kosovare ka qenė dhe ėshtė i pakontestueshėm e i pazėvendėsueshėm.

Rugova me siguri do vijė nė Shqipėri njė ditė, kur miqtė e tij atje tė jenė mė tė shumtė nė numėr se armiqtė, dhe kur shteti shqiptar tė ketė provuar qartė se punon pėr kombin e vet, dhe pėr tė ardhmen e tė gjithė shqiptarėve.

Arben Ēokaj, 03.12.2002
Publikuar: QIK - opinione, Bota Sot - opinione, Trepēa.net - letra tė hapura
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė