Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-12-05, 13:36   #6
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Mediat e pavarura !!!
A ka tė tilla?
Jo.
As nė botė, e lėre mė nė Kosovė.
Varshmėria e njė medie nuk do tė thotė, pra, nuk
nėnkupton vetėm ndikimin politik (tė njė partie,
lėvizjeje apo tė ngjashme...), por ajo nėnkupton edhe
ndikimin e grupacioneve tė ndryshme (grupeve tė
interesit, eshaloneve mafioze etj).

Nė Kosovė, gazetari ėshtė NJERIU mė i pambrojtur,
mė i pėrbuzur dhe mė i rrezikuar (si nė kontekstin
e rrezikut fizik, ashtu edhe atė kreativ). Nėse, ka njė
kategori tė pambrojtur nga askush, nė Kosovė, atėherė
kėta janė gazetarėt.
Gazetarin kanė tė drejtė, ta shantazhojnė, kėrcėnojnė,
bile edhe ta vrasin...

Nė kushte tė tilla, jo qė nuk mund tė ketė gazetari
objektive, por as nuk mund tė flitet pėr tė.
E keqja mė e madhe, qėndron aty se gazetari lėre
qė nuk mbrohet nga punėdhėsi (Media ku punon), por
atė nuk e mbron as ligji. Janė shumė tė shpeshta rastet
(ka disa) kur gazetarėt janė keqtrajtuar nga pjestarė
tė SHPK-sė... nga mafiozė tė pushtetit (lokal dhe qėndror).
Rasti i fundit i sulmit nė Gjilan, (gazetari i KTV-sė,
ka dashur ta bėj njė temė pėr keqpėrdorimet
e All Kapones - kryeshefit ekzekutiv) tregon mė sė miri
se ku gjendet gazetaria Kosovare, apo mė mirė tė
thuhet, nė ē'kushte tė tmerrshme ekziston ajo.

Prandaj, diskutimet se kjo apo ajo media nė Kosovė
ėshtė objektive, janė lajthitje.
Nė Kosovė, ka gazetarė por nuk ka GAZETARI.

Ja disa shembuj; Gjejeni njė shkrim nė KOHA DITORE apo
emision nė KTV, qė nė mėnyrė kritike
merret me ORA-n. (Ka raste kur kjo gazetė
boton letra apo reagime tė tė tjerėve, por
me kaq nuk peshohety objektiviteti).

Gjejeni njė lajm, artikull apo diē tjetėr nė
BOTA SOT, qė kritikon apo thjeshtė vė nė
spikamė ndonjė "defekt" tė LDK-sė. (Ani,
tashmė mbron edhe Koalicionin, i mbronė
ata qė deri dje i kishte sharė ēdo ditė).

Gjejeni njė shkrim nė EPOKA E RE (gazeta
mė e guximshme shqiptare-qesharake) pėr
gabimet, fajet etj. tė PDK-sė (Hashim Thaēit
dhe kompanisė). S'ka, as pėr ilaē!!!

Lajm Ekskluzive, e ardhur nė skenėn mediale
me njė pompozitet tė paparė, hyri nė lojė
me frymėn e "pakompromisit", vetėm pas disa
muajsh u "zbut" (s'ka shkrime as pėr mafinė,
as pėr keqpėrdorimet e qeveritarėve) e lėre
mė tė shkruaj diē (kėtė nuk e ka bėrė kurrė)
pėr sharlatanizmin "politik", tė BOS-it tė madh,
Behxhet Pacolli.

Kosova Sot dhe Express janė gazeta, pa ndikim
tė madh (pa tirazh, megjithėse kanė ulur
ēmimin).

Zėri ditor, ėshtė i njejtė me RTV 21, media
qė marrin para nga tė huajt (dhe nuk ia turbullojnė
shumė askujt).

RTK- ėshtė media mė joprofesionale, me kuadrin
mė tė dobėt.

Kjo ėshtė njė pasqyrė e shkurtėr e gjendjes mediale
nė Kosovė. (Kėshtu e shoh unė).
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė