Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-05, 01:15   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOHIMI I PERĖNDISĖ NĖ SHEKULIN E 20-tė

Rezultatet e njė sondazhi nė 11 vende tė Evropės, Amerikės dhe Azisė, nxjerrin nė pah se pak mė shumė se 2% tė njerėzve e quajnė veten ateistė. Megjithatė, mbizotėron njė frymė ateist edhe mes shumė prej tyre qė besojnė se Perėndia ekziston. Njė epokė tolerance, pra, ka miratuar bashkėjetesėn paqėsore mes ateizmit dhe besimit nė Perėndinė "Nganjėherė, ateizmi i referohet thjeshtė, hedhjes poshtė apo mohimit tė Perėndisė nė nivel praktik". vėren The Encyclopedia Americana. Prandaj, THE NEW SHORTER OXFORD ENGLISH DICTIONARY, jep pėrcaktimin e dytė vijues pėr termin ateist: "...Njė person qė e mohon Perėndinė moralisht, njė njeri i pafe. "Mirėpo, a mohohet nė tė vėrtetė Perėndia nė kėtė fund milenium? Tė gjithė do tė pajtohemi se Sigmund Freude me PSYCHOANALYSIS dhe
Carl Gustav Yung me KOMPLEKSIN E PAVETĖDIJES e vetėdijėsuan njeriun se Perėndia ėshtė ēdo gjė qė na rrethon (MAKROKOZMOSI), rrjedhimisht, njė pjesė e saj ndodhet nė qenien tonė (MIKROKOZMOSI). Prandaj, qė njeriu tė shkrihet me hyjnoren, duhet medoemos ta hulumtojė veten, ta zbulojė xixėn hyjnore diku nė thellėsinė e Unitė vet-pra, ta njoh mikrokozmosin si portė hyorėse nė makrokozmos. Ky "devalvim" i Perėndisė, ka hapėsirė pėr intepretime nga mė tė ndryshmet, e nė tė shumtėn e rasteve nuk u kuptua drejtė. Prandaj, njerėzit krijuan sekte, taborre, fraksione e grupacione prej mė radikaleve e deri te mė liberalet nė aspektin e pikėpamjeve mbi tė Madhėrishmin, sa qė nė librin "ONE HUNDRED YEARS OF DEBATE OVER THE GOD - THE SOURCE OF MODERN ATHEISM" hasim edhe nė kėtė konstatim: "Sot, njerėzve u ka ardhur jeta nė maje tė hundės nėn mbikėqyrjen e Perėndisė. Ata... preferojnė tė jetojnė nė liri...". Kėtė liri qė e la gjysmėzvarrė Nietsche, e konturoi qartė njeriu i cili nė ēerekun e fundit tė shekullit tė kaluar dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tonė la gjurmė mė tė qarta nė pergamenėn e polemikave mbi Perėndinė - Aleister Crowley (1875-1947). I indinjuar nė krishterizmin e kohės, qė po kufizonte gjithnjė e mė shumė vullnetin dhe tendencėn natyrore tė njeriut pėr vetėnjohje dhe pėr kėrkim tė Hyjnores, Crowley, mė 1916, u ngrit nė rangun e Magut, dhe me njė ritual tė menduar vetė, e mbėrtheu bretkocėn pėr kryqi si Jezuin, dhe e copėtoi. Akuzohet si adhurues i Satanės, ngase mė 1904, nė Kairo, e shkroi librin "The Book Of The Law" nėn ndikimin e AIVAS-it (njė shpirt djalli), me ē'rast i ndihmoi edhe gruaja e tij profecike Rose. Sė bashku me William Battler Yeyts (nobelistin e njohur irlandez), u shkėputėn nga Masoneria e Samuel Lidel Matersit, dhe formuan mė 1907 shoqėrinė magjike "Rendi i Yllit tė Argjendtė", Anėtarėsimi nė kėtė shoqėri kushtėzohej me betimin e dhėnė i lidhur pėr kryqin e mundimeve:"Prej sot e kėndej do t'i pėrkushtohem Veprės sė Madhe-do tė pėrpiqem ta pastroj dhe ta ngris natyrėn time shpirtėrore, ashtu qė me Ndihmėn Hyjnore, tė arrij tė bėhem mė shumė se njeri, duke hipur mė pas shkallė-shkallė deri sa tė bashkohem me tė Lartin tim, dhe me Shpirtin e Shenjtė, me ē'rast nė asnjė moment nuk do ta keqpėrdor fuqinė e madhe e cila mė ėshtė besuar".
Maksima e tij "Bėj ē'tė duash-le tė jetė i gjithė ligji yt" nuk duhet tė kuptohet si kėrcėnim ndaj Perėndisė, por pėrkundrazi, pėr ta njohur apo zbuluar akoma mė shumė Atė, pra, bėju besnik i Unit tėnd tė vėrtetė, shkruan Richard Cavendish nė "Historia e Magjisė". Nė favor tė kėtij konstatimi, edhe vetė Crowley deklaron: "Njeriu nuk e njeh natyrėn e qenies dhe fuqisė sė vet... Njeriu ėshtė i aftė tė jetė dhe tė pėrdorė ēdo gjė qė sheh, sepse e tėrė ajo qė sheh ėshtė edhe pjesė e tij e pandashme. "Kjo pikėpamje qė e totalitarizon Perėndinė si ēdo gjė qė ekziston, merr hov sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit tonė, dhe ndoshta mund tė arsyetohet me depėrtimin e vrullshėm tė kulturės, civilizimit dhe religjioneve tė Lindjes nė Evropė, qė imponoi formimin e shumė sekteve. Kėshtu, religjionet euro-orientale mbetėn paksa nėn hijen e budizmit, gjainizmit, hinduizmit etj. tė hyjnizuara nga kultet e Gauthama Sidhartės, Mahavirės, Rama Krishnės...
Sido qė tė jetė, qenia "miniaturike" e quajtur njeri, edhe nė shekullin e 20-tė vazhdoi ta mbajė Perėndinė "pezull", as nė tokė - as nė qiell, ndonėse pėrpjekjen mė tė madhe pėr ta vetėdijėsuar njeriun pėr ekzistencėn e padiskutueshme jo vetėm tė Perėndisė por edhe tė vetė NJERIUT si xixė apo shkėndijė hyjnore, e bėri mistiku hindus, OSHO RAJNEESH (1936-1990), i cili mė gjerėsisht u prezentua nė tė vetmen revistė parapsikologjike pėr dukuritė buzė shkencės nė guhėn shqipe, "MJELLMA" - gronsis mistica. Pėr lexuiesit e "Eurozėrit" do tė citojmė njė mendim tė tij me interes pėr shtjellimin e kėsaj tematike:"Perėndia ėshtė njė Oqean i pafund, i amshueshėm, kurrė i krijuar-kurrė i zhdukur (PĖRJETĖSIA), ndėrsa njerėzit dhe tė gjithė shpirtėrat janė vetėm valė tė kėtij Oqeani, qė herė shfaqen nė sipėrfaqe (LINDJA) e herė zhyten nė tė (VDEKJA) apo reinnkarnimi. "OSHO ėshtė ndėr tė rrallėt qė nė moshėn 21 vjeēare e pėrjetoi ndriēimin shpirtėror, shkallėn mė tė lartė tė zgjerimit tė vetėdijes sė njeriut. Nė pllakėn e mermertė tė Samadhit, nė Komunėn qė vetė e themeloi nė Poona (Indi), nen tė cilėn gjendet urna me hirin e tij, shkruan: OSHO, KURRĖ I LINDUR- KURRĖ I VDEKUR, VIZITOI PLANETĖN TOKĖ MES 10.XII.1931 - 19.I.1990.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė