Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
|
PSE PRITJA DHE KREMTIMI I VITIT TĖ RI - ĖSHTĖ KOTĖSI,
ĖSHTĖ MARRĖZI?
Mexhid Yvejsi, Gjakove
( Pasha kohėn !
Njeriu me siguri ėshtė nė humbje.
Pėrveē atyre qė besojnė, porosisin
pėr
drejtėsi dhe kėshillojnė
njėri-tjetrin
tė jenė tė durueshėm.)
(Kur’an-i, 103:1-3)
Pyetja mė e shpeshtė qė po bėhet kėto ditė, nė
fund tė muajit dhjetor, pra, nė fund tė vitit, ėshtė: Ku do
ta pritni, kremtoni, Vitin e Ri?
Shpesh ndodh qė pyetjet nuk ēojnė te pėrgjegjet,
por te pyetjet tjera. Njėra nga pyetjet ėshtė edhe kjo: Pse
pritja dhe kremtimi i Vitit tė Ri ėshtė kotėsi, ėshtė
marrėzi?
Ėshtė kotėsi, ėshtė marrėzi, pritja, kremtimi i
Vitit tė Ri, sepse, thėnė shkurt e trup, kjo ėshtė njė
festė pagane. Prejardhja e kėsaj feste pagane e ka burimin
nė Babiloni, Azi.
Babilonasit paganė, 4000 vjet para, e festonin
ndėrrimin e viteve nė ditėn e Pranverės, kur Hėna ishte e
plotė, kur nata e dita janė tė barabarta, kur natyra
rilindė mbas dimrit tė gjatė…
Nė Evropė, nė gjithė hemisferėn perėndimore edhe
pėrtej Atlantikut, kjo festė pagane e ka prejardhjen nga
Roma antike pagane, para 2000 vjetėve…
Nė vitin 274, Imperatori romak pagan,
Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin:
Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit
tė Pamposhtur), qė kremtohej nė gjithė Perandorinė Romake.
Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianėve tė lashtė,
i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i dritės, qė besohej
se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festė pagane kremtohej
njė javė, deri me 1 janar, tani pėr nder tė hyjnisė Janus,
hyu dyerve dhe hyrjeve, prej tė cilit ka prejardhjen emri
i muajit tė parė tė vitit-Janari, qė ėshtė dera, hyerja nė
Vitin e Ri…!
Pra, kjo festė e lashtė pagane, nė Perandorinė
Romake, zgjaste njė javė. Njė historian perėndimor, J.M.
Wheeler, nė librin e tij: “Paganism in the Christian
Festivals”, (Paganizmi nė Festat Kristiane) ndėr tė
tjera, shkruan:
“Tė gjithė festonin dhe gėzonin, puna dhe tregtia ishin
pezulluar tėrėsisht. Shtėpitė ishin zbukuruar me bredha,
pisha, me dafina dhe me bimė e pemė me blerim tė
pėrhershėm; midis miqėve shkėmbeheshin dhurata e vizita.
Ishte njė periudhė gėzimi dhe dashamirėsie dhe populli
jepej pas ēdo lloj argėtimi…”
Pse ndodhnin kėto? Pse gėzoheshin,
argėtoheshin…? Sepse popujt paganė evropianė besonin se
kur ditėt shkurtoheshin, e dita mė e shkurtėr bie me 21 ose
me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti ėshtė sėmurė dhe
porsa dita fillon tė zgjatėt ata gėzoheshin dhe festonin,
duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shėrohet, po forcohet
dhe vera po afrohet!
Ky besim i verbėr pagan ishte i pėrhapur ndėr
popujt evropianė, por qė ka prejardhje nga egjyptasit e
lashtė paganė, tė cilėt e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i
agrikulturės, por qė vjen nga besim pagan iranian i
Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit tė pamposhtur…!
Edhe sot e kėsaj dite, nė mijėvjeēarin e tretė,
nė shumė vende tė botės, kjo festė kremtohet me madhėshti,
njerėzit argėtohen, gėzohen, tranohen…!
Pėr nder tė kėsaj feste pagane zbukurohen,
dekorohen, shtėpitė, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me
blerim tė pėrhershėm, nga njerėzit e pėrkohshėm dhe
populli, siē dihet, jepet pas ēdo lloj argėtimi-deri te
shfrenimi…!
Pėrse zbukurohen, dekorohen shtėpitė, fshatrat,
qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganė, para
krishterimit, pemėt e gjelbėrta, siē janė bredhi, pisha, tė
cilat tėrė vitin e ruajnė blerimin e tyre, ngjyrėn e tyre,
edhe nė dimėr, popujt paganė besonin se kėto pemė kishin
diēka hyjnore, dhe adhuroheshin pėr qėndresėn e tyre, si
diēka e shenjtė, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin,
i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqė ato i
qėndrojnė dimrit tė ftohtė e tė gjatė, do t’i ndihmojnė
edhe atyre tė mjerėve tė qėndrojnė…!
A ka kuptim qė popujt me besim monoteist, siē
jemi edhe ne , shqiptarėt, qofshin tė krishterė apo
muslimanė, tė presim, tė kremtojmė, tė gėzohemi, tė
tranohemi pėr njė festė pagane, siē ėshtė Viti i Ri? Kėtė
e gjykon Bibla, e gjykon Kur’ani, dy Librat Hyjnorė, mė tė
lexuara, mė tė pėrhapura, mė tė nderuara, nė rruzullin
tokėsor.
Shėn Pali, nė letrėn dėrguar Efesianėve,
ndėr tė tjera, shkruan:
“…Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse
jetojnė paganėt me mendje tė errėrsuar, larg nga jeta e
Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė
trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė
pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė
prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi.”
(Bibla,
Efesianėve, 4:17-20)
A keni menduar, si besimtarė, ndonjėherė rreth
kėsaj ēėshtje? Nėse nuk keni menduar, atėherė shtrohet
pyetja: Deri kur tė pranojmė, pa menduar, ēdo festė qė tė
tjerėt na kanė servuar - si njė sofėr e shtruar?!
Sidoqoftė, para nesh ėshtė Viti i Ri, por jo
pėr ta pritur, se ai vjen vet, jo pėr ta kremtuar, jo pėr
ta uruar, jo pėr t’u gėzuar, jo pėr t’u shfrenuar, por pėr
tė medituar!
Meditimi rreth Vitit tė Ri do tė na ēon kah njė
kuptim mė i thellė i jetės, i kohės. Koha, pėr tė cilėn
betohet Krijuesi i Madhnueshėm nė Kur’an, ėshtė gjėja mė e
ēmueshme pėr krijesėn-njeriun.
Njeriu i sotėm, modern, bashkohor,
perėndimor, materialist, ėshtė i aftė pėr tė drejtuar, pėr
tė kontrolluar fuqitė e ndryshme natyrore, por qe de, ėshtė
i pa aftė pėr tė frenuar epshet e veta shtazore…!
Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenė
larg Zotit, duke mos pėrfillur udhėzimet e Tij, shumicėn e
njerėzve e ka tėrhequr kotėsia, marrėzia, shfrenia tė
shtyrė nga lakmia…
Nė etapa tė ndryshme kohore, miliona njerėz
pėr shkak tė mosdijes, lakmisė, grykėsisė, padrejtėsisė
janė shkatėrruar, janė asgjėsuar. Po tė kthehemi nė
histori, do tė pyesim me habi: Ku janė gjithė ato
perandori?! Perandori shekullore, tė fuqishme, qė dukeshin
aq madhėshtore, por u shkrinė si me qenė fluska bore!
Sot, sikurse dje, njerėzit qė nuk kanė besim
nė t’Madhin Zot-jetojnė kot! Ata e presin me pa durim Vitin
e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellė
begati!
Me kohė, bota e kapitalit, e tregtisė, e
bisnisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej
ēdo lloj pisit, kėtė e kanė kuptuar dhe pėrgatitjet pėr
Vitin e Ri , qė moti, ata i kanė filluar. I kanė filluar
dhe do t’i pėrfundojnė pėrgatitjet tė organizuara mė bukur
se ēdo herė, sepse me fitime tė mėdha, si asnjėherė, e
shpėrblejnė vetveten menjėherė…!
Pėr natėn e Vitit tė Ri thuhet se ėshtė nata mė e
gjatė, nata mė e mrekullueshme. Po, por kėtė e thonė tė
gjithė ata qė janė nė gjėndje tė trullueshme!
Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė ėshtė nata mė e trullueshme,
duke pirė- pije alkoolike e narkotike, duke kėnduar, duke
vallėzuar, pa rend e vend, pa kurrfarė sjellje, duke hangėr
deri nė vjellje , duke luejtur bixhoz, lotari duke bėrė
edhe ndonjė marrėzi…! Pra, nata e Vitit tė Ri bėhet jo
vetėm nata mė e trubullueshme, ajo bėhet edhe nata mė e
mjerueshme, mė e mallkueshme, mė e dėnueshme…! Pse? Sepse
kjo ėshtė njė festė pagane, e cila urohet pothuejse nga
mbarė bota, por tė gjitha urimet janė tė kota! Urojnė,
urojnė, urojnė, derisa e teprojnė, edhe pse ata ashtu nuk
mendojnė…!
Ka shumė qė do tė thonė, ėshtė e drejta
jonė, jemi n’Evropė, jetojmė nė liri, nė demokraci dhe e
gėzojmė tė drejtėn tė kremtojmė, ta presim Vitin e Ri!
Po, me siguri, keni tė drejtė ta pritni, tė
kremtoni , por njė ditė do tė vajtoni…! E drejta juaj nuk
do tė thotė se po veproni drejt. E drejta juaj, nė kėtė
rast ju bėn tė huaj! Nėqoftėse dėshironi tė jeni si tė
tjerėt, atėherė kush do tė jetė si ju?
Me pak fjalė, kjo ėshtė e Vėrteta, e
Vėrteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit tė Ri – ėshtė kotėsi,
ėshtė marrėzi? E Vėrteta, siē thoshte Shileri, nuk pėson
nėse dikush nuk e beson.
E Vėrteta ėshtė Zoti. Zoti ėshtė Krijues,
Furnizues, Dhurues. Prandej, tė gjithė kemi nevojė pėr
Zotin. Zoti nuk ka nevojė pėr ne. Kush vepron mirė,
shpreson mirėsi
nga Mirėsia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por
pendohet, shpreson se do tė falet dhe qetėsohet, rahatohet…
I varfėri shpreson tė pasurohet, i sėmuri tė shėrohet, i
papuni tė punėsohet, i burgosuri tė lirohet…
Zoti ėshtė i vetmi Krijues, i vetmi
Furnizues dhe i vetmi Dhurues pėr gjithēka. Ai Krijon,
Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershėm i Mirėsisė dhe
Bujarisė sė Tij, jo Viti i Ri.
Nė Kur’an, All-llahu i Madhnueshėm urdhėron e
thotė:
“Kush nuk beson barrėn e mosbesimit e ka kundra
vetes” (30:40)
Pra, kush nuk beson, ai qė ėshtė kundėr vetes. Ai
qė ėshtė kundėr ka krijuar burgun e vet. Nė burgun e vetė,
vetvetja nė kėtė jetė i duket mė e largėt se ēdo planetė…
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
|