Nė front nuk shkove turist
kushtuar Dėshmorėve, qė shkuan nga diaspora tė luftojnė pėr lirinė e Kosovės
Ti, Luftėtar i lirisė
Nė shtratin e flakės sė maleve
Nuk shkove pėr t'u shtrirė nė pushime verore
mbi trupat e femrave tė masakruara
nuk shkove tė dehesh nė aventura
Mbi kufomat e njoma tė fėmijėve
nuk shkove tė mbash konferenca pacifiste
Mbi varret e njėmijta tė Kosovės
nuk shkove tė tallesh me fjalėn Pavarėsi
Nuk shkove as t'u thuash bedeneve tė Adem Jasharit
Dorėzo armėt!
Ti, Luftėtar i lirisė
Nuk rroke armėt nė duar
Ta shesėsh atdheun nė tregjet ndėrkombėtare dhe tė Serbisė
As tė bėsh marrėveshje me xhelatin si t'i vrasėsh kryengritėsit nė male
As nuk shkove tė luash me Predikuesin e Paqes
Lojėn e opcioneve nė tavolinėn e tė Premteve!
Ti, Luftėtar i lirisė
Nė Frontin e Luftės nuk shkove si turist
Ti, hyre nė gjiun e tokės ushtar i popullit
Me shpirtin e fitores sė madhe tė UĒK
Me betimin e flamurit dhe tė pushkės
E puthe tokėn e dashur dhe tė kallur tė Kosovės
I shpalose letėrnjoftimin e luftėtarit tė vuajtur tė burgjeve
Dhe i fole bjeshkės, gurit e plisit tė bardhė:
I sati Dėshmor jam unė, qė po flej nė shtratin e maleve!
Shkruaj pėr mua Kosovė, kur unė udhėtoj tek Dielli
Shkruaj, se unė, nuk jam i paidentifikuari i Kosovės
Unė kam emėr, mbiemėr, emblemėn e lindjes
Kam varrin tek dera e shtėpisė nė prehrin e nėnės
Shkruani pėr mua ju troje tė mia tė gjitha bashkė:
Nė atdhe u ktheva tė luftoj kundėr robėrisė
Nė Frontin e Luftės nuk erdha turist
Erdha si Skėnderbeu tek populli
Kosovės t'a sjellė lirinė
Vdekjes Tėnde nuk i besoj Dėshmor
Se Lufta pėr Ēlirim
Legjitim njeh vetėm trimin
Vdekja pėr Atdhe nuk e njeh vdekjen
Vdekjes Tėnde nuk i besoj...
--------------------------------------------------------------------------------
Luzern, 8 nėntor 1998 Teuta Zymberi
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
|